Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Anduel Xhindi do të drejtojë tashmë “Illyrian Guard”, një shoqëri tregtare me kapital 100 % shtetëror për ofrimin e shërbimeve me pagesë, kundrejt subjekteve të treta, publike apo private, në fushën e rendit dhe të sigurisë publike. Xhindi pason në këtë detyrë Robert Lilin.
Anduel Xhindi ka qenë deputet i Kuvendit të Shqipërisë në harkun kohor Nëntor 2011 – Shtator 2021, duke përfaqësuar banorët e Bashkisë Roskovec, Qarku Fier. Gjatë tre mandateve si deputet, ai ka ndihmuar në hartimin e politikave dhe ligjeve që kanë ndikuar në financat dhe drejtësinë publike.
Prej Tetorit 2023, ish-politikanit socialist i është besuar detyra si Administrator i shoqërisë “Illyrian Guard”.
Anduel Xhindi është djali i ish-deputetit të ndjerë Fatmir Xhindi, i cili u ekzekutua përpara shtëpisë së tij në vitin 2009. Ngjarja që tronditi gjithë Shqipërinë vijon të jetë e pazbardhur edhe pasi ka kaluar më shumë se një dekadë, ndërsa familja disa herë ka përsëritur apelin për drejtësinë.
Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.