Nga Aranit Muraçi:
“Shpresa më e madhe e një kombi qëndron në edukimin e drejtë të të rinjve të tij” – i paralajmëroi rreth pesë shekuj më parë Erasmo da Rotterdam kombet e etura për zhvillim. Paralajmërimi i tij erdhi në një kohë kur kombi shqiptar sapo kishte mbyllur epokën e lavdishme të Gjergj Kastriotit Skënderbeut dhe kishte rënë nën ‘errësirën’ e pushtuesit.
Edukimi i keq dhe i padrejtë i të rinjve të një kombi është akoma edhe më i gabuar se mungesa e vetë edukimit, sepse nuk bën gjë tjetër veçse u shërben prapambejtjes, interesit të pushtuesve, diktaturave, autokratëve, elitave të korruptuara.
Vetëm 6 muaj qëndroi në pushtet por kaq mjaftoi që, Fan Noli, ‘profeti’ i madh të parashikonte me saktësi rreth 100 vite më parë ‘mallkimin’ që do të ndiqte kombin shqiptar, përmes vargjeve:
Je gabuar, o Krisht, që u ke predikuar,
Se të marrët, të shurdhërit s’kanë dëgjuar; Ndreq kurrizin më parë, pastaj ndriço trurin.
Se shpirt-robi s’çlirohet askurrë pa drurin.
Jesu Krishti s’dëgjoi, dhe s’e mori vesh mikun. Dhe me lot i penduar e hodhi kamxhikun,
Dhe i tha: “S’e ka fajin kurrizi, po truri,
Se lirin’ e sjell drita e mendjes, jo druri.”
Merte prapë kamxhikun, Shën Pjetri u- përgjegj,
Se përndryshe kjo punë na del mos më keq. Përkëdhel’u kurrizin dhe do t’të besojnë,
Vraji, shtypi, dhe shtrydhi, dhe do t’adhurojnë”.
Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.