Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin A. M., 54 vjeç, banues në Korçë, pasi në rrugën “28 Nëntori” Korçë, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka përplasur një automjet tjetër duke i shkaktuar dëme materiale dhe është larguar nga vendi i aksidentit. Shërbimet e Policisë më pas kanë bërë identifikimin dhe kapjen e 54-vjeçarit, i cili nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të policisë për kryerjen e testit të alkoolit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.