Vajza e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe bashkëshortja e Jamarbër Malltezit, Argita Malltezi ka thyer heshtjen për çështjen e kompleksit Partizani. Në një intervistë për Top Story në Top Channel, Malltezi ka deklaruar se kjo çështje është rrëshqitje e rëndë e shtetit të së drejtës. Po ashtu ajo ka deklaruar se që në momentin që është futur në Fakultetin e Drejtësisë, ka ruajtur çdo dokumentacioni që ka të bëjë me të ardhurat e saj .
“Është rrëshqitje e rëndë e shtetit të së drejtës, për të gjithë sistemin që mban në këmbë shtetin shqiptar.
Të jesh i vërtetë në atë që thua është liri që ti të veprosh në një strukturë që ti e njeh, e beson, po të mos ishte bërë ai deklarim njerëzit do të kishin më shumë paqartësi. Jam përpjekur të zbatoj çdo ligj, çdo rregull, çdo sistem normash morale.Për këtë shkak qëkur kam mbaruar dhe jam futur në Fakultetin e Drejtësisë kam ruajtur çdo lloj dokumentacioni që ka të bëjë me jetën dhe të ardhurat e mia, është një armë e fortë për mua, jo me shtrembërime me manipulime provash,” tha Malltezi.
Me tej Malltezi ka folur për arrestimin e bashkëshortit të saj Jamarbër Malltezi në aeroportin e Rinasit.
Unë nuk arrita të takohesha me të në aeroport. Ai ishte duke më pritur mua të kthehesha. Sapo u ula folëm në telefon. Pas pak më telefonoi sërish dhe më tha se po e arrestonin. Ishte shokuese, por jo se nuk e prisnim nga qeveria e Edi Ramës. Telefonova vëllanë pasi në fillim nuk desha të shqetësoja prindërit. Ai ishte jashtë Tiranës. Unë u nisa drejt Tiranës. Atë natë nuk e takova pasi ka shkuar vetëm avokatja. E kam takuar pas 2 ditësh. Besoj që nga ana emocionale ka pasur një shok në momentin e parë, por më thanë që gjendja e tij ishte e mirë” – tha Malltezi e cila ka bërë akuza për Ramën dhe SPAK.
“Ky është një sulm politik nga Edi Rama dhe SPAK është një kamxhik në dorën e Ramës” – tha ajo.
Unë jam këtu sot sepse kam një detyrim për demokratët të sqaroj këtë çështje. Unë nuk jam këtu për të bërë reagime publike. Kjo çështje do të sqarohet dhe do të zhvishet. Pse janë proceduar disa persona të fundit të zinxhirit a thua se u luftua korrupsioni. Ku janë ata të inceneratorëve. Ministri i Brendshëm shkoi në burg pasi kanabizoi vendin dhe për shkak të lidhjeve me mafian. Zv.kryeministri u procedua për çështje pasurie dhe jo për procedurat. Pse nuk procedohen ata të inceneratorëve” – tha ndër të tjera Malltezi.
Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.