25-vjeçarja Kolonjare e dehur përplaset me pemen dhe makinën e parkuar tek Pazari i Vjetër….

Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë arrestuan në flagrancë shtetasit: L. B., 25 vjeçe, banuese në Ersekë, Kolonjë, pasi tek rrethrrotullimi i Pazarit, në Korçë, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka përplasur automjetin me një pemë dekorative dhe me një automjet tjetër të parkuar.

Pas kryerjes së testit të alkoolit, rezultoi se 25-vjeçarja e drejtonte automjetin, në gjendje të dehur.

A. F., 59 vjeç, banues në Korçë, pasi në lagjen nr. 17, Korçë, u kap duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, në gjendje të dehur.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: