Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin D. M., 27 vjeç, banues në fshatin Trestenik, Devoll, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij. Nga verifikimet e kryera rezulton se 27-vjeçari vuan nga probleme të shëndetit mendor.
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori dhe vijojnë punën për kapjen e shtetasit E. G., 48 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij, i cili u pajis me urdhër mbrojtjeje.
Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.