Stuhia, shkëputet suvaja e pallatit në Korçë plagoset 35-vjeçari…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Korçë mbrëmjen e kësaj të premte ku një person është plagosur pasi suvaja e një pallati i ra mbi kokë në Pedonalen e Korçës .Për pasojë është dëmtuar shtetasi 35-vjeçar me inicialet L.T i cili është dërguar për ndihmë në spitalin e Korçës.

Korçë/Informacion paraprak:

Mbrëmjen e sotme, në Pedonalen e qytetit të Korçës, është shkëputur një pjesë suvaje, nga fasada e një pallati dhe ka rënë mbi tendën e një lokali. Për pasojë është lënduar lehtë në shpatull shtetasi L. T., 35 vjeç, banues në Korçë, i cili u dërgua për ndihmë mjekësore në spitalin e Korçës.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes njofton policia.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: