Arrestohet në Kapshticë gruaja e dënuar me 7 vjet burg për p*rostitucion…

Një 55-vjeçare, e cila ishte shpallur në kërkim për shfrytëzim prostitucioni, është ndaluar në pikën Kufitare të Kapshticës. Mesohet se pas hekurave ra Fëllëzë Saliaj, e cila ishte dënuar me 7 vite burg. E dënuar me 7 vjet burgim, për shfrytëzim për prostitucion, në rrethana rënduese, ndalohet në PKK Kapshticë, 55-vjeçarja e shpallur në kërkim.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, ndaluan shtetasen e shpallur në kërkim Fëllëzë Saliaj, 55 vjeçe, banuese në Patos.

Gjykata e Apelit e Vlorës ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Fierit për dënimin e kësaj shtetaseje, me 7 vjet burgim, për veprën penale “Shfrytëzimi për prostitucion”, në rrethana rënduese. Në vitin 2005, shtetasja Fëllëzë Saliaj ka shfrytëzuar për prostitucion, një shtetase tjetër. Veprimet e mëtejshme procedurale u kryen nga Drejtoria Vendore e Policisë Fier.”, thuhet në njoftimin e policisë

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: