E rëndë në Pojan/ Burri rreh gruan dhe i thyen hundën, arrestohet…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Pojan të Maliqit .Mësohet se një 55-vjeçar është arrestuar nga policia pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Mbrëmjen e djeshme, në fshatin Pojan, 55-vjeçari në gjendje të dehur ka goditur dhe plagosur bashkëshorten, të cilës i ka thyer dhe hundën.

Më pas e ka kërcënuar që mos i tregojë policisë se çfarë kishte ndodhur, por forcat e komisariatit të Maliqit kanë mundur të zbardhin të gjithë dinamikën e ngjarjes.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq arrestuan në flagrancë shtetasin A. R., 55 vjeç, banues në fshatin Pojan, Maliq, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.

Gjithashtu referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Sh. H., 32 vjeç, banues në fshatin Maliq, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje njofton policia.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: