Ishte dënuar nga gjykata për rrahjen e policit në Kolonjë, ndalohet 43-vjeçari nga Korça…

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kolonjë bënë ekzekutimin e urdhrit të Prokurorisë, për ndalimin e shtetasit në kërkim Ramadan Çaushi, 43 vjeç, banues në Korçë, pasi Gjykata e Korçës e ka dënuar me 1 vit e 4 muaj burgim, për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”, kryer në bashkëpunim.

Në dhjetor të vitit 2021, në unazën e qytetit të Ersekës, 43-vjeçari dhe një shtetas tjetër, kanë goditur për shkak të detyrës, një punonjës policie të Komisariatit të Policisë Kolonjë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: