Nga pranvera e vitit 2024, emigrantët e shpëtuar në Mesdhe nga anijet italiane do të transferohen në Shqipëri. Qeveria italiane shpjegoi se nuk bëhet fjalë për emigrantët që mbërrijnë në tokën e saj, por për atë kategori që rrezikohet gjatë lundrimit në det dhe shpëtohet nga anijet e ushtrisë apo Guardia di Finanza-s italine. Po ashtu nga kjo marrëveshje janë të përjashtuar minorenët, gratë shtatzëna dhe subjektet vulnerabël. Mediat italiane dhe një pjesë e opozitës e kanë “kryqëzuar” këtë marrëveshje. “
“La Repubblica” shkruan se së pari një marrëveshje e tillë duhet të kalojë në parlament dhe së dyti shkel rregullat italiane dhe konventat ndërkombëtare. Më tej shkruhet se në Shqipëri do të vijnë vetëm meshkujt e rritur.
“Në Shqipëri do të dërgohen vetëm meshkuj të rritur. Të gjitha të metat e marrëveshjes për emigrantët me Tiranën. Zbarkim selektiv, refuzime në një vend të tretë, ndalim arbitrar, garanci dhe të drejta të mohuara.
Marrëveshja dypalëshe me Shqipërinë, kudo që ta shikoni, duket se është një monstruozitet ligjor që shkel rregullat italiane dhe konventat ndërkombëtare duke u mbështetur në një lloj ekstraterritorialiteti të paparashikuar nga asnjë ligj. Një marrëveshje, e cila fillimisht duhet të ratifikohet nga parlamenti.
Gratë, të miturit dhe njerëzit e brishtë do të përjashtohen nga dërgimi në Shqipëri. Konventat ndërkombëtare nuk parashikojnë forma të ekstraterritorialitetit”, shkruan “La Repubblica”.
@korcablog.com #shqiperia #kampe #lezhë #emigrantë #fyp
♬ original sound – KorcaBlog.com
Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.