Theu masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’, 39-vjeçari kapet jashtë banese…

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin R. M., 39 vjeç, banues në Korçë, pasi ka dalë jashtë banesës së tij, në kundërshtim me vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, e cila i kishte caktuar atij, masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Gjatë shoqërimit në ambientet e Komisariatit, 39-vjeçari ka kundërshtuar me forcë punonjësit e Policisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: