Goditën me kaçavidë 23-vjeçarin që përfundoi në trauma, policia arreston 2 të rrinjtë nga Çërava…

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec arrestuan në flagrancë shtetasit: -H. L., 17 vjeç, banues në fshatin Çërravë, Pogradec, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”;

-E. L., 23 vjeç, banues në fshatin Çërravë, Pogradec, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”.

Këta shtetas, ditën e djeshme, janë përfshirë në një konflikt fizik, për motive të dobëta, në fshatin Çërravë, ku H. L. ka plagosur me kaçavidë, shtetasin M. L., 23 vjeç, banues në Leshnicë, i cili u dërgua për mjekim në Spitalin e Traumës në Tiranë, ndërsa E. L. ka goditur me mjete të forta dhe me kaçavidë, shtetasin J. L., 22 vjeç, banues në Çërravë, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Gjithashtu, në këtë konflikt janë përfshirë edhe 2 shtetas të tjerë, të cilët nuk kanë marrë dëmtime.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: