I gjetën pije kontrabandë pa pullë e logo/ Policia procedon subjektin në Korçë dhe i sekuestron mallin…

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Korçë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin N. S., banues në Korçë, pasi në lagjen nr. 18, Korçë, gjatë kontrollit të ushtruar në subjektin e tij u gjet një sasi e konsiderueshme pijesh alkoolike (verë, liker, raki) dhe alkooli ushqimor, pa pullën fiskale, një pjesë e konsiderueshme e tyre edhe pa etiketa.

Gjithashtu, u gjetën pako me etiketa ngjitëse me logon e subjektit, pa data prodhimi, të cilat vendoseshin në paketimet e produkteve të pacertifikuara nga organet përkatëse.

Sasia e pijeve dhe etiketat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: