Përballja me Teutën, Gvozdenovic: “Vetëm për fitore ,formacioni pritet të ketë ndryshime .Ja dilemat…

Skënderbeu dhe Teuta luajnë nesër në orën 17:00 për raundin e 13-të në Superligë. Në stadiumin e Korçës përballen dy skuadra me vetëm dy pikë diferencë, me skuadrat që vijnë pas barazimeve respektive kundër Tiranës dhe Laçit. Përpara duelit, për mediet foli trajneri i korçarëve. Ivan Gvozdenovic tha se të tijtë nuk i frikësohen asnjë ekipi dhe në fushë futen vetëm për tri pikë.

Me Teutën është një ndeshje e vështirë. Kemi nevojë për pikët.

Mendojmë vetëm për fitore dhe pikët. Të gjithë mendojmë se do të bëjmë një ndeshje të mirë. Uche dhe Shaqe do të mungojnë. Liço ishte me temperaturë dhe është në dyshim. Kemi disa opsione për formacionin. Do vendosim sot pas stërvitjes. Nikajt i kam kërkuar të mos nxitohet, sepse e kishte një rast me Tiranën që do na dërgonte në 2-0″, tha Gvozdenovic

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: