Futbolli shqiptar u trondit mesditën e sotme për humbjen e sulmuesit dhe kapitenit të Egnatias, Rafael Duamena. 28-vjeçari ganez, ndërroi jetë pas një ataku kardiak në fushën e futbollit, teksa po luante në ndeshjen Egnatia-Partizani. Ndërkohë së fundmi, klubi rrogozhinas, ka bërë një deklaratë në rrjetet sociale, në lidhje me ndarjen nga jeta të Duamenës, teksa në emër të presidentit Demrozi i ka shprehur ngushëllime famjljes së kapitenit.
“Klub Futboll Egnatia, minuta e 25-të e ndeshjes me Partizanin ishte një moment paniku për të gjithë ne pasi kapiteni ynë Raphael Dwamena u shemb në tokë duke na lënë të gjithëve pa fjalë.
Pavarësisht ndihmës së parë të dhënë nga stafet mjekësore në fushë dhe në Spitalin e Rrogozhinës, Dëamena nuk arriti të mbijetojë. Kapiteni që luftonte në çdo betejë nuk arriti sot të mposhte atakun kardiak duke u larguar si hero nga kjo botë e padrejtë. Klubi në emër të presidentit Agim Demrozi i shpreh ngushëllimet me të sinqerta familjes së kapitenit të ndier Raphael Dëamena dhe falenderon të gjithë opinionin sportiv për solidarizimin e dhënë”.
Ndërsa edhe shokët e skuadrës nuk kanë hezituar për të shprehur dhimbjen e madhe, teksa disa prej tyre kanë bërë edhe postime në rrjete sociale. “U prehsh në paqe”, apo “Ti do jesh gjithmonë kapiteni ynë”, ishin vetëm disa nga postimet e futbollistëve të Egnatias.



Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.