Dhimbje dhe Lot/ Momenti kur futbollistët e Egnatias mësuan për vdekjen e Dwamena-s…

Nga spitali i Kavajës, futbollistët e Egnatias me lot në sy përcjellin Raphael Dwamena, futbollistin 28-vjeçar i cili ndërroi jetë sot. Të tronditur nga ngjarja, disa prej tyre shihen me duart në kokë dhe me sytë nga ambulanca. Golashënuesi më i mirë i Egnatias u rrëzua në fushë në minutën e 25 të ndeshjes me Partizanin. Për shkak të gjendjes ai u dërgua drejt spitalit, por sulmuesi nuk ka mundur t’i mbijetojë sulmit në zemër.

Pamjet e mëposhtme tregojnë momentet kur trupi i pajetë i Duamenës u largua me ambulancë nga spitali i Kavajës drejt spitalit rajonal të Durrësit ku do të kryhet ekspertiza mjeko-ligjore.

Futbollistët dhe pjesëtarët e stafit shfaqen tejet të dëshpëruar dhe të përlotur në ato momente teksa shohin transportimin në ambulancë të shokut të tyre të skuadrës, përkrah të cilit kishin qenë vetëm pak orë më parë.

Shokët e ekipit në lot dhe me duart në kokë/ Trupi i Dwamenas niset drejt morgut

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: