Një aksident tragjik ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e Trevisos në Itali, ku një 26-vjeçare shqiptare ka humbur jetën në vendin e punës. E reja shqiptare e identifikuar si Anila Grishaj ka humbur jetën brenda një kompanie që merret me tregtimin e ushqimeve të ngrira. Dyshohet se punëtorja është shtypur dhe vrarë nga një makinë në të cilën i ka ngecur koka, shkruajnë mediat italiane.
Pas ngjarjes së rëndë kanë ndërhyrë menjëherë mjekët por vajza nuk ju ka mbijetuar plagëve të marra.
Ndërkohë raportohet se ka pasur tensione jashtë portave të kompanisë mes të afërmve të vajzës së vdekur shqiptare dhe policisë. Babai i saj ka shkelmuar hekurat, ndërsa kanë hedhur akuza se janë njoftuar shumë orë me vonesë për ngjarjen tragjike.



Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.