Një kallëzim i paprecedentë ka ndodhur në policinë e Sarandës, ku një vajzë e mitur e moshës 15-vjeçare ka kallëzuar të ëmën e saj se e ka nxitur të kryejë marrrëdhënie seksuale me disa persona. Përmes një njoftimi zyrtar policia e Sarandës bën me dije se ka referuar në prokurori rastin dhe nuk jep detaje të mëtejshme për atë që mund të ketë ndodhur.
Nga ana tjetër prokuroria ka nisur hetimet për vërtetësinë e akuzave të vajzës si dhe zbardhjen e rrethanave të asaj që mund të ketë ndodhur.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimin penal për shtetasen E. M., 37 vjeçe, banuese në Sarandë, pasi ka kallëzuar vajza e saj 15 vjeçe se kjo shtetase e ka nxitur të kryejë marrëdhënie seksuale me disa shtetas, për të përfituar para”, thuhet në njoftimin e policisë.
Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.