Trajneri i Kombëtares kuqezi, Silvinjo ka dalë në konferencën për shtyp në prag të duelit të nesërm ndaj Moldavisë, e vlefshme për kualifikueset “EURO 2024”. Nuk mendojmë në advancë. Moldavia është një skuadër e fortë, fizike. Nuk ka pësuar humbje në shtëpi dhe të dy ekipet futen në fushë për fitore dhe jo për barazim. Nuk do të ketë ndryshim strategjie ekip i fortë në lojën në ajër dhe goditje standarde.
Por edhe ne jemi cilësor në fazën sulmuese.
Duhet të kemi shumë kujdes ndaj kundërshtarit e dimë rëndësinë e këtij takimi. Jemi 100% të fokusuar vetëm te Moldavia dhe duhet fituar ky takim është një finale për ne që duhet fituara.
Sa i përket puna në një Kombëtare është e vështirë, duhet të pres në momentin e fundit për të shpallur listën për shkak të dëmtimeve në momentin e fundit, sic na ndodhi me Ajetin që për fatin e keq nuk ja doli dhe morëm Mersinaj, por jemi të kënaqur se kemi grup të duhur, janë psh 60-70 % të grupit që kanë luajtur gjitha ndeshjet, jemi të kënaqur me ata që kemi. Në futboll të dyja skuadrat luajnë për të fituar barazimi do ishte thjesht një pasojë, ekipin tim e kam parë në formë të mirë, lojtarët punojnë me seriozitet, janë të ndërgjegjshëm dhe e dinë që asgjë nuk ka mbaruar.
Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.