E rëndë/ Aksidentohet 35-vjeçari në vendin e punes ,vdes ne spital…

Një 35-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e plagëve të rënda pasi aksidentit që pësoi ndërsa punonte në një subjekt privat, ku rregullonte pllaka mermeri. Mësohet se policia ka shoqëruar pronarin dhe menaxherin e subjektit ndersa raporton se i riu me iniciale B.M, humbi jetën pas transportit në spital.

Njoftimi i Policisë:

Me datë 16.11.2023, shtetasi B.M., rreth 35 vjeç, duke punuar në një subjekt me pllaka mermeri në Maqellarë, dyshohet se është aksidentuar gjatë punës dhe si pasojë e lëndimeve ka humbur jetën në spital.

Janë shoqëruar në ambientet e Policisë pronari dhe menaxheri i subjektit, për veprime të mëtejshme hetimore. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje”, sqaroi policia.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: