Kualifikimi i kuqezinjve në Europian/ Reagon edhe UEFA: “ Koha e festës për Shqipërinë…

Kombëtarja shqiptare e futbollit barazoi 1-1 kundër Moldavisë në transfertë dhe zyrtarisht kuqezinjtë janë në fazën finale të Europianit 2024, që do zhvillohet verën që vjen në Gjermani. Minuta e 25-të ishte deçzive për tanët, që me sulmuesin kavajas Sokol Cikalleshi shënuan nga 11 metërshi i fituar prej Seferit. Fundi i ndeshjes ishte dramatik, me Baboglo që në minutën e 87-të barazoi ndeshjen për moldavët. Me këtë barazim kuqezinjtë janë zyrtarisht në fazën finale të Euro 2024.

Menjehere me pas UEFA ka reaguar pas kualifikimit të Shqipërisë në fazën finale të Europianit 2024. Institucioni i futbollit evropian ka shpërndarë foton e Mujës, me përshkrimin “Shqipëria kualifikohet në Euro 2024”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: