Tashmë një shqiptare do të jetë në krye të një prej kompanive më të madhe të inteligjencës artificiale në botë, asaj të “OpenAl”. Me anë të një njoftimi zyrtar, bordi i drejtorëve të ‘OpenAI’ shprehet se Sam Altman do të largohet si CEO dhe do të zëvendësohet nga shefja e teknologjisë, shqiptarja Mira Murati
“Bordi nuk ka më besim në aftësinë e tij për të vazhduar udhëheqjen e OpenAI,” thuhet në deklaratë.
Mira Murati ka pasur një rol kyç në zhvillimin e ChatGPT, një model i gjuhës së AI që ka revolucionarizuar mënyrën se si ndërveprojmë me makinat. Shqiptarja e talentuar, Mira Murati ka lindur në Shqipëri në vitin 1986, teksa është rritur në një qytet të vogël.
Pasioni dhe fiksimi për shkencën e teknologjinë e kanë shoqëruar përgjatë gjithë rrugëtimit të saj deri më tani.Ajo vazhdoi studimet për informatikë në Universitetin e Tiranës, ku u diplomua me rezultate të shkëlqyera. Ndërkohë që pas përfundimit të studimeve universitare, ajo u zhvendos në Shtetet e Bashkuara për të ndjekur një diplomë Master në Shkenca Kompjuterike në Kolegjin Dartmouth.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.