Aksident fatal, makina shtyp këmbësorin…

Një aksident fatal ka ndodhur këtë mbrëmje në aksin rrugor Kavajë-Durrës, ku një automjet ka përplasur një këmbësor ende të paidentifikuar, i cili ka humbur jetën menjëherë në vendngjarje. Shoferi i automjetit, i identifikuar me inicialet T.S., 27 vjeç, raportohet se është shoqëruar nga blutë në në ambientet e Komisariatit të Policisë Kavajë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit dhe identifikimin e shtetasit që humbi jetën.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: