Category Archives: BOTA

Rusia mbyll rubinetin, lë Italinë pa gaz

Kompania e kontrolluar nga shteti rus, Gazprom PJSC, pezulloi furnizimet e gazit natyror në Itali, duke përshkallëzuar një krizë energjetike të thelluar në Evropë. Furnizimi me gaz rus përmes tubacionit Tarvisio në Itali do të jetë zero nga sot, 1 tetor, pasi Gazprom bëri të ditur se furnizimi i Italisë përmes Austrisë është i pamundur.

“Gazprom informoi se nuk është në gjendje të konfirmojë vëllimet e gazit të kërkuara për sot, duke thënë se nuk është e mundur furnizimi me gaz përmes Austrisë. Prandaj, furnizimet e sotme me gaz rus për Eni-n përmes pikës hyrëse të Tarvisio do të jenë zero”, tha Eni SpA, kompania më e madhe italiane e naftës, në një deklaratë në faqen e saj zyrtare në internet.

Ndërprerja e gazit për Italinë vjen disa ditë pasi shpërthimet nënujore dëmtuan tubacionin kryesor të gazit Nord Stream që lidh Rusinë me Evropën. Presidenti i SHBA-ve Joe Biden i bëri jehonë dje vlerësimit të liderëve të Evropës Perëndimore se tubacionet ishin sabotuar, duke theksuar se deklaratat ruse për incidentin nuk duhen besuar.


Sezoni i vjeljes së ullirit në Greqi, nuk ka punëtorë/ Kërkohet ndihmë nga Korça dhe Elbasani…

Disa rajone në Greqi po kërkojnë punëtorë sezonalë nga Shqipëria, për të përballuar vjeljen e prodhimeve bujqësore dhe frutore të vjeshtës. Afrimi i sezonit të vjeljes, sidomos të ullirit, ka rritur sfidat për fermerët grekë që nuk po gjejnë më fuqi punëtore për shkak të interesit të ulët të emigrantëve për të punuar në fermat greke prej pagave të ulta dhe kushteve minimale të trajtimit. Një faktor tjetër që ka ndikuar këtë vit, sipas ekspertëve grekë, është edhe largimi i fuqisë punëtore ekzistuese në vendet e tjera, kryesisht të Veriut të Europës apo Britanisë se Madhe.

Sipas autoriteteve vendore greke kërkesat më të larta për punëtorë sezonalë janë në zonën e Verias dhe Imathias, ku çdo vit punësohen qindra shqiptarë nga Qarku i Korcës dhe Elbasanit. Unioni i Koperativave Bujqësore të Imatheas tha se pati këtë fundjavë një takim me një delegacion shqiptar të përbërë nga kryetarët e Bashkive të Belshit, Prenjasit, Prefektët e rajoneve të Korçës dhe Elbasanit dhe përfaqësues nga ministria shqiptare e Bujqësisë.

Sipas Unionit diskutimet kanë përfshirë nxitjen e punësimit sezonal dhe lehtësimin e lëvizjes kufitare të migrantëve shqiptarë për punët sezonale në Greqi si dhe bashkëpunimin bujqësor mes rajoneve.


Ndërkohë Unioni Kombëtar i Koperativave Bujqësore në Greqi përmes një letre drejtuar të premten disa ministrave si atij të Emigracionit, ministrit të Jashtëm, ministrit të Zhvillimit dhe ministrit të Punës dhe çështjeve sociale, shprehu shqetësimin për situatën emergjente të mungesës së punëtorëve sezonalë. Unioni ka kërkuar shtyrjen e afatit të aplikimit të fermerëve për punëtorë sezonalë, që përfundonte më 30 shtator dhe lehtësimin e praktikave kufitare që i vlerëson si mjaft burokratike.

Shqipëria ka nënshkruar një marreveshje me Greqinë për punësimin sezonal në vitin 2020 dhe çdo vit rreth 10 mijë punëtorë shqiptarë punësohen për disa muaj në Greqi, kryesisht në bujqësi. Dy vjet më parë qeveria greke miratoi dhënien e lejes për 65 mijë punëtorë sezonalë në bujqësi dhe rreth 10 mijë në blegtori. Sipas parashikimit të autoriteteve greke për vitin 2021 ishin rreth 18 mijë vende të reja në bujqësi dhe 10 mijë të tjera në blegtori ndërsa këtë vit nevojat për punëtorë sezonalë janë thelluar./VOA

Italia ofron pesë mijë euro nëse transferoheni në këtë fshat…

Fshati Roseto Valfortore, në provincën e Foggia, është një nga më të bukurit në Itali por pavarësisht kësaj, në dekadat e fundit ai ka pësuar një shpopullim gradual. Për të mos e lënë fshatin nën mëshirën e fatit, Bashkia Roseto Valfortore ka ofruar një kontribut ekonomik prej 5000 euro për ata që vendosin të shpërngulen në zonën piktoreske. Roseto Valfortore sot ka një popullsi prej pak më shumë se 1000 banorë.

Me kalimin e kohës ai ka pësuar një braktisje graduale dhe iniciativa e bashkisë ka si qëllim që të inkurajojë si familjet ashtu edhe biznesit që ta ripopullojnë fshatin, raportojnë mediat në vend. Për të nxitur ardhjet, Bashkia ka akorduar 50 mijë euro të cilat do t’u shpërndahen atyre që vendosin të shpërngulen në fshatin e vogël ose me punë ose me një vendbanim të ri.

Si mund të përfitohen 5 000 euro?

Kushdo që dëshiron të kalojë në Roseto Valfortore mund të përfitojë nga kontributi prej 5000 eurosh. Fondet do të shpërndahen sipas rendit kronologjik të paraqitjes së aplikimit. Mund të aplikojnë si ata që dëshirojnë të shpërngulen në fshat por edhe ata që duan të hapin një biznes.

Bashkia do t’u japë përparësi familjeve në të cilat të paktën njëri prej anëtarëve është shtetas Rosetan. Kontributi ekonomik i njëhershëm dhe i pakthyeshëm synon rinovimin ose blerjen e një shtëpie. Për bizneset, 5000 euro do të jepen për të nisur biznesin. Njoftimet janë të disponueshme në faqen e internetit të Bashkisë. /abcnews.al/


Zgjedhjet në Itali/ Qendra e djathtë siguron fitore bindëse me 43.2% të votave

Duket se Italia në 4 vitet e ardhshëm do të qeveriset nga qendra e djathtë. Projeksioni i tretë i përpunuar nga Konsorciumi Opinio Italia për Rai shpall sërish fitues për senatin koalicionin e qendrës së djathtë me 43.2% të votave. Qendra e majtë raportohet të ketë siguruar 26.5% të votave. Giorgia Meloni, nga partia radikale, Fratelli d’Italia duket se do të jetë kryeministrja e parë femër e vendit duke udhëhequr atë që konsiderohet se do të jetë qeveria më e anuar drejt ekstremit të djathtë nga koha e Benito Musolinit. Përpara simpatizantëve të saj që festonin mes brohorimash, Meloni u zotua të bashkojë njerëzit, e të punojë njësoj për të gjithë italianët.

Giorga Meloni tha:

Nga ajo çfarë pamë prej rezultateve paraprake, italianët kanë dërguar një mesazh të qartë në favor të qeverisë së qendrës së djathtë të drejtuar nga Fratelli d`Italia. Nëse na besohet udhëheqja e këtij vendi, ne do ta bëjmë për të gjithë italianët. Do ta bëjmë këtë gjë me qëllimin të bashkojmë njerëzit, të forcojmë atë që na bashkon në vend të asaj që na përcan.

Më shumë se 50 milionë italianë votuan të djelën për parlamentin e ri. Që në sondazhet para zgjedhore aleanca e djathtë dilte kryesuese, ndërsa exit pollet konfirmojnë se Fratelli d’Italia ka mundur të marrë më shumë vota se Lega e Matteo Salvinit dhe Forza Italia e Silvio Berlusconit së bashku. Partia e Melonit numëron 26% të votave, Lega 9% dhe Forza Italia 8%; koalicioni i tyre mbërrin kështu 44% të votave.


Erdogan paralajmëron Greqinë: Shikoni historinë Grekë, mos harroni Izmirin” (Video)

Mediet greke mes tensioneve Greqi-Turqi, shkruajnë se presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan e ka tejkaluar veten me deklaratat e reja provokuese kundër Greqisë duke iu referuar “ishujve grekë të pushtuar” dhe nuk hezitoi të lëshojë edhe një herë kërcënimet. Në veçanti, duke folur në margjinat e eventit teknologjik “Teknofest”, Erdogan vazhdoi me një sfidë tjetër të pabesueshme ndaj Greqisë, shkruan protothema.gr.

Me kërcënime të drejtpërdrejta, presidenti turk sfidoi drejtpërdrejt sovranitetin grek mbi ishujt e Egjeut dhe pohoi se Aankaraja është e gatshme që të bëjë gjithçka që është e nevojshme kur të vijë koha, duke iu referuar fatkeqësisë së Azisë në Vogël dhe 1922.

“Grekë, shikoni historinë, kthehuni në histori. Nëse shkoni shumë larg çmimi do të jetë i rëndë. Kemi vetëm diçka për t’i thënë Greqisë, mos harroni Izmirin”, tha Presidenti turk.

Siç raporton Agjencia Anadolu, Erdogan ka pohuar se “kur të vijë koha do të bëjë çdo gjë që duhet.”

Izmiri është një provincë në bregun perëndimor të Detit Egje të Turqisë, të cilën Ankaraja e çliroi nga pushtimi grek në vitin 1922 si pjesë e Luftës së saj për Pavarësi.


Ligji i çuditshëm/ Çiklistët do pajisen me targa dhe të respektojnë shpejtësinë e lejuar

Çiklistët mund të detyrohen të pajisen me targa nëse hyn në fuqi një ligj i ri në Britaninë e Madhe. Projektligji gjithashtu parashikon që çiklistët të trajtohen njësoj si mjetet e tjera rrugore, duke respektuar edhe shpejtësinë e lejuar në çdo aks. Sipas ligjeve aktuale, vetëm mjeteve motorike u kërkohet të paguajnë siguracione dhe detyrime të tjera në mënyrë që të dalin në rrugë, ndërsa çiklistët janë të përjashtuar nga çdo lloj detyrimi. Mes politikanëve që mbështesin idenë për kufizimin e shpejtësisë së çiklistëve është edhe deputeti konservator Grant Shapps. Sekretari i Transportit i tha Daily Mail se ai mbështet ndryshimet e ligjeve për t’i bërë çiklistët më të përgjegjshëm.


17 mijë paund bileta/ Përveç gomoneve, emigrantët shqiptarë ikin në Britani edhe me jahte luksoze…

Mediat Britanike i kanë kushtuar një artikull tjetër trafikimit të emigrantëve të paligjshëm nga Shqipëria dhe vende të tjera të Europës drejt Mbretërisë së Bashkuar. The Mail on Sunday zbulon se përveç gomoneve, trafikantët po i transportojnë shqiptarët edhe përmes jahteve luksoze.Një gazetar britanik, ka bërë një investigim ku është shtirur si një emigrant dhe ka kontaktuar “bosët” shqiptarë të trafikut të qenieve nejrëzore. Sipas raportimit të tij, një prej trafikantëve i ofroi gazetarit një vend në një jaht që largohej nga Belgjika drejt Mbretërisë së Bashkuar .

Udhëtimi kushtonte 17 mijë paund, ndërsa një tjetër trafikant shqiptar në Francë, ofronte udhëtim me jaht luksoz për 16 mijë paund. Prej një jave, mediat britanike kanë zbuluar një raport sekret të autoriteteve për emigrantët e paligjshëm, ku sipas saj, 4 në 10 emigrantë që vijnë në Mbretërinë e Bashkuar me gomone.

Raporti ka ekspozuar se si trafikantët e njerëzve po përdorin TikTok për të transportuar emigrantët shqiptarë, duke i kërkuar në mënyrë cinike që të mos rrezikojnë jetën e tyre në gomone me fryrje, por në vend të kësaj të zgjedhin kalimin e sigurt me jahte luksoze. Çuditërisht, detektivët në Holandë thonë se kontrabandistët e njerëzve janë kapur duke përdorur jahte për të synuar Britaninë e Madhe përgjatë një shtrirje prej më shumë se 100 miljesh të vijës bregdetare holandeze nga Vlissingen në jug deri në Den Helder në veri.


Shumica e pasagjerëve në anijet e përgjuara ishin shtetas shqiptarë, tha mbrëmë Marechaussee Mbretërore e Holandës, një forcë policore kombëtare.

MoS javën e kaluar identifikoi tre kontrabandistë njerëzish që përdornin TikTok për të shitur kalimin me jahte në MB nga portet në Francë, Belgjikë dhe Holandë. Një nga trafikantët postoi foto të anijeve luksoze, duke përfshirë një që dukej të ishte pranë shkëmbinjve të bardhë të Doverit. Reklama e shkruar në shqip, ofronte një ‘udhëtim në Angli çdo dy ditë’.

Shokohet New York-u/ Shqiptari hedh nga pallati gruan e tij shtatzënë ,më pas hidhet edhe vetë…

Një ngjarje tragjike ka ndodhur për një familje shqiptare mbrëmjen e djeshme në New York. Aktori shqiptar, Florind Belliu, hodhi gruan nga ballkoni dhe më pas i dha fund jetës duke u hedhur edhe vetë. Tragjedia e dyfishtë ndodhi teksa gruaja e tij Ornela do të festonte ditëlindjen. Por në vend që të ishte një ditë feste, u kthye në një tragjedi të rëndë për familjen Belliu. Çifti ishin prindër të dy fëmijëve, ndersa ajo që bën edhe më shokuese ngjarjen është fakti se 28-vjeçarja ishte shtatzënë. Florindi 35 dhe dhe Ornela 28 vjeç prej më shumë se 7 vitesh nuk kishin ardhur në Shqipëri. Kohët e fundi, Florindi kishte shfaqur probleme të shëndetit mendor…

35-vjeçari është një personazh i njohur pasi prej disa vitesh ai ka qenë aktor i Teatrit Kombëtar ndërkohë që përmes kërkimeve në internet rezulton se në New Jork ka punuar në një agjenci të shitjes së pasurive të patundshme. Në Amerikë bashkë me familjen ishte edhe mamaja e Florindit. Hetuesit dyshojnë se vdekja e tyre nuk ishte pjesë e një pakti vetëvrasës, por një përleshje që u kthye në vdekjeprurëse…

Dëshmitarë në vendngjarje për new york post tregojnë se kanë dëgjuar zhurmë të madhe dhe janë shokuar kur kanë parë dy trupat e vdekur në vend.

Është e trishtueshme… po mendoj për fëmijët e tyre. U dëgjua si një copë e madhe çeliku … që përplasej në tokëpati aq shumë zhurmë sa mendoi se ndërtesa ishte në flakë… Pastaj u dëgjua një fëmijë duke bërtitur: ‘


Ky është çifti shqiptar, lanë pas dy fëmijë

Nusretin e gjen belaja në ishullin grek/ Mbyllet restoranti në Mykonos sepse nuk lëshonte fatura tatimore

Fenomeni i mos prerjes së faturës në një restorant apo lokal është shumë i përhapur në vendin tonë, por duket se jo vetëm. Edhe restoranti i famshëm “Salt Bae” i turkut të famshëm Nusret Gokçe në Mikonos praktikon të njëjtën gjë, dhe për këtë e ka pësuar. Auditorët konstatuan shkelje tatimore në lokalin e turkut të famshëm, duke vendosur një bllokim të aktivitetit për 48 orë. Zyra e taksave kishte vizituar kasapin turk në fillim të javës dhe kishte konstatuar se diçka nuk shkonte me funksionimin e biznesit, pra kishte dyshime se faturat nuk shpërndaheshin.

Mbrëmë dy nivele të auditorëve janë kthyer në dyqan dhe gjatë kontrollit në një tavolinë kanë konstatuar se për një porosi rreth 1000 euro nuk ishte prerë asnjë faturë. Mesditën e së premtes ata vazhduan me vulosjen e biznesit për 48 orë duke e lënë të bllokuar. Restoranti pritet të rihapet mesditën e së dielës. Tashmë operatorët e biznesit po anulojnë të gjitha prenotimet për sot dhe nesër dhe në të njëjtën kohë nuk pranojnë prenotime të reja për të njëjtën periudhë.

Megjithatë, kjo nuk është hera e parë që restoranti i famshëm i Nusretit bllokohet nga Auditi, pasi edhe në vitin 2019 Autoriteti i Pavarur i të Ardhurave Publike kishte vendosur bllokim për 48 orë në restorantin e shefit turk, kur ai sapo ishte hapur. Nga auditimi u konstatua se kompania nuk kishte lëshuar 34 fatura, me vlerë totale 25800 euro.

Salt Bae është bërë i famshëm në botë përmes rrjeteve sociale për shkak të mënyrës së tij unike të kriposjes së mishit të tij, një veprim i dashur nga të famshëm nga e gjithë bota.


Ligji i çuditshëm:“ Mbajtja ndezur e ajrit te kondicionuar në makinë,gjoba shkon deri në 444 euro..

Ndalohet mbajtja ndezur e makines kur nuk është ne lëvizje ose e parkuar, me kondicioner të ndezur. Itali– Ka nga ata që lajmin e moren me shaka (por jo shumë) thonë se preferojnë te kalojne kohen në makinë dhe jo në rrugë. Faji, nuk ka nevojë të thuhet, nxehtësia, e cila në brenda automjete “zhduket” nga ajri i kondicionuar. Po, por ajo që jo të gjithë dinë është se me këtë të fundit rrezikon një gjobë. Edhe e kripura, deri në 444 euro. Në fakt, është e ndaluar të mbash motorin në punë kur makina nuk eshte ne levizje ose e parkuar, me kondicioner të ndezur.

Një lëvizje, e cila në fakt nuk është asgjë e re, për të mbrojtur mjedisin. Drite jeshile, sigurisht, për kondicionerin nëse jemi në lëvizje, por nëse ndalemi në anë të rrugës për të bërë një telefonatë ose për të pritur dikë, atëherë jo.

Ligji u prezantua në vitin 2007, u modifikua në 2010 dhe u përditësua gjithashtu në prill të këtij viti me qëllim të kufizimit të ndotjes. Madje edhe gjobat nuk do të ishin sigurisht të reja: disa vite më parë në Como një automobilist u detyrua të paguante një gjobë prej 218 eurosh, pasi ishte ndalur në anë të rrugës me motorin dhe kondicionerin ndezur ndërsa bënte një telefon. Gjoba këtë vit shkoi nga minimumi 223 euro në maksimum 444 euro.


Me ndalesë nënkuptojmë “pezullimin e mjetit që qarkullon me kalimin e kohës, me mundësinë e largimit të drejtuesit”, që të mos ngatërrohet me “ndalimin ose ndërprerjen” e udhëtimit për shkak të trafikut (semaforët ose radhët për shembull) dhe “Stop” kuptohet si, kodi në dorë, “pezullim i përkohshëm i udhëtimit edhe nëse në një zonë ku parkimi nuk lejohet, për të lejuar njerëzit të hipin ose zbresin, ose për nevoja të tjera me kohëzgjatje shumë të shkurtër”.