Category Archives: BOTA

Covid-19 në Itali, rreth 11 mijë raste të reja dhe 89 viktima

Italia, sikurse pjesa më e madhe e Europës, ka pësuar një përkeqësim me situatën e pandemisë së koronavirusit, ku numri i rasteve të reja është rritur ndjeshëm.Mediat italiane shkruajnë se në 24 orët e fundit, në vend janë regjistruar 10874 raste të reja, ndërsa u kryen 144.737 tampone. Ditën e djeshme u regjistruan 9338 raste të reja me COVID-19.Ndërkohë 89 persona humbën jetën, ndërsa 2046 persona u shëruan.

Rajoni me numrin më të lartë të infeksioneve të reja është Lombardia (2,023), e ndjekur nga Piemonte (1,396) dhe Campania (1,312).

Rajoni i Lombardisë i propozoi qeverisë të ndalohen nga 22 tetori aktivitetet ekonomike jo thelbësore dhe lëvizjet e njerëzve nga ora 23:00- deri në 05:00 të mëngjesit, duke shtuar se do t’u kërkohet gjithashtu të mbyllin të gjitha dyqanet e mëdha dhe qendrat tregtare të shtunën dhe të dielën.

Ky është vendi i parë në Europë që rikthen karatinën dhe kufizimet më të forta!

Irlanda është bërë vendi i parë në Europë që ka rikthyer izolimin e vendit. Kryeminsitri u ka kërkuar qytetarëve të tij të qëndrojnë në shtëpi duke nisur nga mesnata e së mërkurës.Dyqanet me produkte ose shërbime jo-thelbësore do të mbyllen dhe njerëzve u kërkohet që të qëndrojnë në shtëpi, me një limit udhëtimi prej 5 km për t’u ushtruar apo për të lëvizur.Nga mesnata e së mërkurës, vendi do të zhvendoset në nivelin më të lartë të bllokimit për gjashtë javë. Po ashtu, vende si Belgjika, Holanda dhe Franca, kanë mbyllur baret e restorantet dhe kanë vendosur kufizimin e lëvizjeve gjatë natës.

Në një fjalim të zymtë për të njoftuar kufizimet, politikani Micheal Martin, tha se ai e kuptonte se do të kishte zhgënjim, vetmi dhe dëshpërim, por se kishte shpresë.Nëse bashkohemi gjatë gjashtë javëve të ardhshme do të jemi në gjendje të festojmë Krishtlindjet në një mënyrë kuptimplote … udhëtimi nuk do të jetë i lehtë, por e ardhmja është në duart tona. Secili duhet të gërmojë thellë dhe të këmbëngulë. ”

TRANSPORTI PUBLIK DO TE FUNKSIONOJE ME KAPACITET 25%.Bashkë me dyqanet jo-thelbësorë të shitjeve me pakicë, do të mbyllen edhe sallonet e bukurisë, palestrat, qendra të kohës së lirë etj. Lokalet e natës, kafenetë dhe restorantet do të lejohen të shërbejnë vetëm vakte për t’u mrrë me vete apo për t’u dërguar.

SHKOLLAT DHE CERDHET DO TE MBETEN TE HAPURA por Martin Marjoram, presidenti i Unionit të Mësuesve të Irlandës, tha se anëtarët e tij ishin të shqetësuar dhe ishte i nevojshëm testimi më i shpejtë i koronavirusit që shkollat të mbeteshin të hapura.

Ndërtimi dhe shumica e fabrikave mund të vazhdojnë të veprojnë. Hotelet dhe bujtinat mund të qëndrojnë të hapura për të furnizuar shërbime thelbësore.

PAGESA E PAPUNESISE DO TE RIKTHEHET NE 350 EURO NE JAVE për ata që kanë patur të ardhura javore €400 e lart.Ditën e hënë, supermarketet dhe dyqanet ushqimore në gjithë Irlandën raportuan një rritje të madhe të shitjeve, edhe pse ato do të vazhdojnë të qëndrojnë të hapura.Zyrtarët shëndetësorë raportuan 1,031 infeksione të reja të hënën, duke e çuar totalin që nga fillimi i pandemisë në 50,993. Numri i të vdekurve mbeti i pandryshuar në 1,852.

Kryeministri belg: Situata me koronavirusin, më e rëndë sesa në mars

Situata në Belgjikë është më e rëndë sesa në mars, gjatë valës së parë të pandemisë së koronavirusit, meqë numri i personave të infektuar ka prekur rekorde të reja, ndërkohë që numri i personave të shtrirë në spital është duke u dyfishuar çdo javë, kanë thënë zyrtarët të hënën.

“Situata është serioze. Është më e rëndë sesa më 18 mars kur kemi marrë vendim për izolim”, ka thënë kryeministri Alexander De Croo për televizionin belg, RTL-Info.

Për të ulur intensitetin e valës së dytë me koronavirus, qeveria ka urdhëruar mbylljen e bareve dhe restoranteve në gjithë shtetin për katër javë. Shumica e punëtorëve duhet të punojnë nga shtëpitë, derisa ora policore do të nisë zbatuari nga mbrëmja e së hënës.Numri i pacientëve në departamentin e kujdesit intensiv, që ka qenë 412 të dielën, është duke u dyfishuar brenda tetë apo nëntë ditëve – gjysma e të cilëve janë në ventilatorë.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Yves Van Laethem ka thënë në një konferencë për media se numri i personave në kujdes intensiv do të rritet mbi 500 këtë javë.

“Cilido që të jetë ndikimi i masave, ne do të kemi 1,000 pacientë në kujdesin intensiv deri në fund të këtij muaji”, ka thënë ai.

Falë masave të marra, dhe shpresës për ndikim sa më të shpejtë, ne duhet të anashkalojnë parashikimet matematikore që thonë se mund të kemi 2,000 pacientë deri në mesin e muajit nëntor. Nëse ndodh ashtu ne do të përballemi me shkallë maksimale të pacientëve të shtrirë me COVID-19”, ka thënë ai, teksa i është referuar sëmundjes që shkakton koronavirusi i ri.

Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, numri global i rasteve të konfirmuara me koronavirus të hënën ka kaluar shifrën 40 milionë.

Sipas tyre, numri i përgjithshëm i viktimave është mbi 1.1 milion, ndërsa i të shëruarve mbi 27.5 milionë. /REL

Parisi në shtetrrethim, Europa shënon rritje të rasteve

Bota ka shënuar një rekord prej 400 mijë të infektuarish me kovid-19 brenda ditës, ndërkohë që po rikthehen masat kufizuese për të frenuar përhapjen e sëmundjes.Europa është bërë epiqendra e re e koronavirusit, duke raportuar mesatarisht 140 mijë raste në ditë gjatë javës së kaluar, më shumë sesa India, Brazili dhe Shtetet e Bashkuara së bashku.

Vendet e mëdha europiane si Britania, Franca, Holanda dhe Spanja përbënë rreth gjysmën e rasteve të reja.

Parisi dhe 8 qytete franceze u shkretuan të shtunën teksa hyri në fuqi shtetrrethimi 1-mujor nga ora 21:00 deri në 6:00 të mëngjesit pasi vatrat e infeksionit nuk po arrihen të kontrollohen ndryshe.

Masa të reja pritet të shpallë të dielën edhe Italia ku një ditë më parë u rrit me gati 11 mijë numri i bartësve të koronavirusit.

Në disa shtete mësimi po zhvillohet nga interneti, bar-restorantet janë mbyllur për disa javë dhe janë anuluar procedurat mjekësore pasi nuk po përballohet shpërthimi për së dyti i Covidit-19.

Në Gjermani, një sondazh i gazetës “Bild am Sonntag” tregoi të dielën se 68 për qind e publikut mendon se situata me pandeminë atje është administruar ashtu si duhet, 89 për qind janë pro vendimit për të detyruar mbajtjen e maskave në zonat publike me rrezik të lartë dhe mbi 70 për qind i mbështetin kufizimet për takimet shoqërore apo për mbylljen e bizneseve të kateringut.

Covid-19/Lombardi, mbyllen baret dhe restorantet

Lombardia, rajoni italian më i prekur nga vala e dytë e COVID-19, mbyll që nga sot të gjitha baret dhe restorantet duke nisur nga mesnata dhe pezullon të gjitha aktivitetet sportive amatore.Përveç kësaj, duke nisur nga ora 18:00, baret do të mund t’u shërbejnë vetëm klientëve të ulur në një tryezë, sipas urdhëresës rajonale të miratuar dje, por që hyn sot në fuqi deri më 6 nëntor.

Një masë tjetër, shitja e alkoolit do të ndalohet pas orës 18:00, ashtu si edhe konsumimi i ushqimit dhe pijeve në rrugët publike. Sidoqoftë, shpërndarja e ushqimit në shtëpi mbetet e autorizuar.
Respektimi i këtyre masave do të sigurohet nga forcat e sigurisë.

“Kontrollet do të jenë të shumta”, theksoi prefekti i Milanos, Renato Saccone.

Dje u kalua pragu simbolik prej 10 000 raste të reja me COVID-19 në 24 orë duke konfirmuar një rritje të konsiderueshme të kontaminimeve në vend, pavarësisht kufizimeve të vendosura nga qeveria.