Category Archives: EKONOMI

Kategoria Ekonomi

Çmimet në qiell/ 700 lekë parkimi për një orë e gjysmë në Sarandë, 300 lekë sufllaqja(Foto)

Në rrjetet sociale qarkullon një faturë jo tatimore për parkim në Sarandë. Por më shumë sesa fakti që nuk është një faturë tatimore, bie në sy cmimi i lartë i parkingut në një qytet që s’ka parking të madh publik dhe në sezonin veror mbingarkohet. “JOQ Albania” publikon mesazhin e nje qytetareje. .“Prsh JOQ Sarande 2022 parkim deri ne orën 24.00 nderkohe sufllaqja ben 300 leke po ne Sarande. Shikoni sa vlen nje vend parkimi. Ne dolem vetem per te ngrene nje sufllaqe 300 lekshe. Beme dhe nje xhiro 10 min ne kembe dhe paguam 700 leke parkim per nje ore e gjysem max. Tre here dolem ne xhiron e Sarandes dhe tre here paguam njesoj nga 7 mije leke.Skandaloze!!! Ky eshte Shteti qe duam.🤦‍♀️🤦‍♀️🤦‍♀️🤦‍♀️🤦‍♀️🤦‍♀️


Me pushime në bregun e Qeparoit…/ Artan Hoxha tregon të papriturën me të cilën u përball: “Më thanë 350 euro…

Gazetari Artan Hoxha përmes disa postimeve të njëpasnjëshme ka treguar se është me pushime në jug të Shqipërisë.“Mesnate, mbi bregun e Qeparoit…Hena ndriçon si diell mbi detin Jon ne brigjet e rivieres Shqiptare…”, shkruan Hoxha krahas një fotoje. Mirëpo nisur nga thashethemt se jugu i Shqipërisë këtë vit është bosh nga turistët pas abuzimit me çmimet, një komentuese e ka pyetur Hoxhën nëse ka apo jo njerëz.

Pas këtij komenti i menjëhershëm ka qenë reagimi i Hoxhës, i cili përmes ironisë tregon se atij vet i kanë kërkuar 350 për një natë për një dhomë hoteli.

“Plot, ne nje hotel qe kerkova dhome me thane kemi vetem 350 euro nata, keshtu qe trokita nga miqte…”, shkruan Hoxha me ironi.

Përcaktohen çiftet çerekfinale të EURO 2020/Ja datat dhe oraret

Janë përcaktuar 4 çiftet çerekfinale të EURO 2020-të, ku nuk kanë munguar surprizat. Zvicra, Çekia, Danimarka dhe Ukraina, janë 4 kombëtaret, që kanë thyer disi parashikimet duke u bërë pjesë e 8 skuadrave më të mira të Europianit për momentin.


Për sa i përket axhendës së 4 sfidave çerekfinale, ato do të luhen në 2 ditë, në datat 2 dhe 3 korrik. Në datën 2 korrik janë planifikuar të zhvillohen 2 perballje. Zvicer-Spanjë në orën 18:00 dhe Belgjikë-Italia në orën 21:00. Ndërkohë në datën 3 korrik do të luhen edhe 2 takimet e tjera çerekfinaliste, ajo mes Çekisë dhe Danimarkës që do të startojë në orën 18:00 dhe Ukrainë-Angli në orën 21:00.

Çiftet çerekfinale dhe orari

2 korrik

18:00 Zvicër – Spanjë

21:00 Belgjikë – Itali

3 korrik

Republika Çeke – Danimarkë

Ukrainë – Angli

Ç’do të ndodhë me ekonominë shqiptare pas pandemisë

Fondi Monetar Ndërkombëtar parashikon se ekonomia e Shqipërisë do të pësojë një rënie prej 5%, rënie kjo që është në përputhje edhe me parashikimet e Bankës Botërore, gjithmonë pa marrë parasysh një skenar pesimist. Mirëpo nga ana tjetër, Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ka të tjera pritshmëri.Shën.red. Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim është një institucion financiar ndërkombëtar i themeluar në vitin 1991.

Si një bankë investimesh shumëpalëshe, BERZH përdor investimet si mjet për të ndërtuar ekonominë e tregut dhe fillimisht u përqëndrua në vendet e ish-Bllokut Lindor dhe më pas u zgjerua në vende të tjera të Europës Qendrore dhe Azisë.Në raportin “Perspektiva Ekonomike Rajonale në rajonet e BERZH” (via Monitor.al), parashikohet që ekonomia shqiptare të bjerë me -9%, që është më e thella në të gjitha vendet në zhvillim pjesë e BERZH, me përjashtim të Libanit (-11%).

Nga vendet e rajonit, pas Shqipërisë tkurrjen më të lartë do ta ketë Mali i Zi (-8%), më pas Kosova (-5%), Bosnja dhe Hercegovina (-4.5%), ndërsa vendet që pritet ta kalojnë pak më lehtë janë Maqedonia dhe Serbia, me -3.5% secila.

Sipas raportit të BERZH “ekonomia e Shqipërisë ka të ngjarë që të goditet fort nga epidemia për shkak të varësisë së saj të lartë nga turizmi dhe eksportet me vlerë të ulët të mallrave ndërmjetëse me destinacion industrinë e modës në Itali. Një reduktim i mundshëm i remitancave do të ndikojë gjithashtu negativisht në rritje. Rimëkëmbja do të varet nga lehtësimi gradual i masave që janë marrë për të frenuar virusin dhe nga një kthim në normalitet në gjysmën e dytë të vitit”.Por nga ana tjetër pritet një rimëkëmbje e shpejtë e ekonomisë në vitin 2021, me një rritje prej 12%, më e larta në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Monitor.al.

Çmimet në AIRBNB, Shqipëria po aq e shtrenjtë sa Kroacia, Maqedonia më e lira në Europë

Çmimet e hoteleve në Shqipëri kanë arritur në të njëjtin nivel me Kroacinë dhe vlerësohet të jenë më të shtrenjta se çmimet në vendet e rajonit si Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Turqia dhe Serbia…

Në Shqipëri çmimi mesatar për një natë qëndrimi në një strukturë akomoduese për vitin 2020 vlerësohet të jetë 57 euro, sipas të dhënave të mbledhura nga Airbnb. Çmimet e strukturave akomoduese në Shqipëri vlerësohen të jenë po aq të shtrenjta sa në Kroaci, duke tejkaluar kështu nivelin mesatar të çmimeve të vendeve të rajonit.

Çmimet më të lira në Europë për strukturat akomoduese për vitin 2020 janë në Maqedoninë e Veriut, ku sipas Airbnb për një natë qëndrimi një turist paguan mesatarisht 40 euro.

Po ashtu çmimet janë më të ulëta edhe në Malin e Zi, ku mesatarisht për një natë qëndrimi paguan 45 euro.

Në Turqi dhe Serbi, sipas Airbnb çmimet janë në nivelin e 52 eurove.

Në rajon Bosnja dhe Hercegovina mban rekordin si vendi më i shtrenjtë, ku një natë qëndrimi kushton mesatarisht 80 euro.

Vendet më të shtrenjta të Europës 

Sipas të dhënave të Airbnb për vitin 2020 vendndodhjet më të shtrenjta janë Monako dhe Mbretëria e Bashkuar, ku një turist duhet të paguajë për qëndrimin vetëm një natë përkatësisht 349 euro dhe 222 euro. Ndërsa në vend të tretë renditet Andora me çmim mestar 184 euro/natë.

Në krye të klasifikimit qëndrojnë kryeqytetet më të zhvilluara të Europës si: Amsterdami dhe Stokholmi me një çmim prej 180 euro, Roma me një çmim prej 171 euro/ natë, Parisi me 169 euro në një natë, Brukseli me 128 euro, Berlini 114 euro, Lisbona 86 euro.

Në kryeqytetin e vendit fqinj Greqisë, Athinë, një natë qëndrimi në hotel për vitin 2020 është 70 euro.Monitor