Category Archives: LAJME

Një histori e ndaluar dashurie/ Nga propozimi në martesë në ndërhyrjen e efektivëve të policisë, çfarë po ndodh tek “Dua të të bëj të lumtur”?

Mbrëmjen e sotme programi “Dua të të bëj të lumtur” trajtoi historinë e ndaluar të dashurisë midis Stiljanos dhe Ersoneldës. Ata ishin njohur që në fëmijëri me njëri- tjetrin dhe kishin vendosur që të krijonin familjen e tyre. Por në këtë histori dashurie kishin ndërhyrë familjarët e Ersoneldës të cilët nuk i lejonin ata që të qëndronin bashkë me arsyen se ata ishin.


Në prapaskenë ndodheshin familjarët e Ersoneldës të cilët e kishin shoqëruar atë në studion e programit “Dua të të bëj të lumtur”. Ata po e ndiqnin të gjithë historinë nga prapaskena dhe në momentin kur zbuluan se kush e kishte ftuar Ersoneldën filluan të agravoheshin dhe të kërkonin disa herë që transmetimi të ndërprehet.

Nga ana tjetër Ersonelda vazhdoi të rrëfente historinë e dashurisë me Stiljanon, se si ishin njohur me njëri- tjetrin. Ajo tregoi se kjo lidhje ishte ndaluar nga të gjithë familjarët e saj me argumentin se e kishte kushëri Stiljanon. Por e vërteta sipas Ersoneldës ishte shumë ndryshe nga çfarë familjarët e saj pretendonin duke thënë: Ata dëshirojnë që unë të martohem me dikë tjetër, që ka para. Dikë nga jashtë Shqipëria ose në kryeqytet. Ata thonë që po u martova me Stiljanon do rri në të njëjtin vend, por unë e dua Stiljanon.

Në këto momente kur Ersonelda po tregonte këtë variant të historisë, familjarët e saj u agravuan tepër dhe tentuan me dhunë që të hyjnë në studion e programit për ta ndaluar të gjithë transmetimin.

Pikërisht kur situtata në prapaskenë po tensionohej, Stiljano nxorri nga xhepi i tij një unazë dhe u ul në gjunj duke i propozuar për martesë Ersoneldës dhe tha: Ersonelda unë të premtoj se çdo gjë do ta kalojmë bashkë. Nuk ke arsye pse të kesh frikë nga askush, unë dhe ti do të jemi bashkë, nuk do të të lë kurrë vetëm!

Ersonelda rrëfeu se ishte tepër e frikësuar dhe se presioni psikologjik në të cilin po ndodhej ishte tepër i madh. Familjarët e saj vazhdonin të tentonin që të hynin në studio, duke ulëritur dhe duke kërcënuar Stiljanon dhe Ersoneldën.

E vendosur përballë një presioni kaq të madh, Ersonelda e frikësuar kërkoi që të thirreshin oficerët e policisë, pasi sipas saj situata po bëhej tepër e rrezikshme për të dhe Stiljanon.

Efektivët e policisë menjëherë pas denoncimit të bërë nga gazetarët e programit “Dua të të bëj të lumtur” erdhën në studiot e “Top Channel” duke shoqëruar në komisariat familjarët e Ersoneldës. Menjëherë pasi ata u shoqëruan nga efektivët, Ersonelda pranoi propozimin për martesë të Stiljanos duke vendosur që të jetojë dashurinë e ndaluar për gjithë këtë kohë.

Fuksa të kohëve të sotme/Presidenti Meta thirrje patronazhistëve: Jepni dorëheqjen! Mos provokoni tension social

Presidenti Ilir Meta doli në një konferencë për shtyp mbrëmjen e së shtunës ku iu bëri thirrje edhe njëherë qytetarëve që të dalin masivisht në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.Ai i bëri thirrje politikanëve që të zhvillojnë një fushatë të qetë në javën e fundit dhe iu kërkoi shqiptarëve të mos e shesin votën e tyre.

Presidenti Meta:Atdheu, por dhe bashkëkombësit ndodhen në një moment të rëndësishëm për integrimin. Si president dua të përcjell këto mesazhi si qytetar të Shqipërisë.Kjo javë e fundit duhet të kenë një klimë zgjedhore më të qetë dhe transparente. Politikanë të distancohen nga çdo fenomen që nxit dhunë. Të gjithë qytetarët duhet të dalin në votime dhe të refuzojnë çdo përpjekje.Vota është e shenjtë, mos pranoni nënshtrimin për një shpërblesë momentale. Çdo qytetarë duhet të votojë i lirë për atë që mendon se është më i miri. E ardhmja nuk blihet.Një thirrje të veçantë e kam për policinë. Distancohuni nga politika dhe mos u keqpërdorni si në zgjedhjet e Dibrës dhe Shijakut”, tha Meta.

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka paralajmëruar se do të nxjerrë në dritë fakte të reja se si patronazhisti ndjek qytetarin që ka në mbikëqyrje që nga rrjetet sociale dhe më pas me problemet që ai ka me shtetin të krijohet një pengesë e paligjshme, që ai të ndërrojë kahun dhe të votojë pro qeverisë.

Nuk janë patronazhist, por fuksat që ka njohur populli shqiptar për 50 vite në të kaluarën. Memet për këtë çështje janë të papërgjegjshme dhe shumë shpejt do të keni prova tepër serioze dhe pse ky është sistemi i Gestapos dhe pse sulmon ata që kanë mendim ndryshe, apo janë mbështetës të opozitës dhe se si monitorohen ata në rrjetet sociale. Është e tmerrshme të shohësh se si patronazhisti monitoron qytetarin në vijim.

Studimi/Skënderbeu është klubi që beson më shumë te të rinjtë

Skënderbeu është klubi që beson më shumë te të rinjtë këtë sezon në Kategorinë Superiore. Sipas një raporti të Qendrës Ndërkombëtare të Studimeve në Sport korçarët aktivizuan lojtarë deri 21 vjeç në 35.4% të kohës.

Të dhënat janë deri në javën e 26 të kampionatit tonë. Pas Skënderbeut pozicionohet Tirana që këtë sezon afroi më shumë lojtarë nga akademia dhe i ka aktivizuar në 26.5%.

Vendin e tretë për aktivizimin e lojtarëve deri 21 vjeç e ka Apolonia me 22.5%. Më pak te futbollistë të kësaj moshe në Superiore beson Vllaznia duke i aktivizuar vetëm në 0.2% të kohës.


Skënderbeu në këtë renditje në zonën Europiane është i 15. Skuadra që i jep më shumë shans të rinjve në federatat anëtare të UEFA është FK Metta e Letonisë, në 88.1% të kohës, madje ka vetëm 2 lojtarë mbi 21 vjeç.

Entuziazmi ynë ka tërbuar Rilindjen,Lefter Maliqi:Edhe pak ka mbetur që të shpërthejë etja dhe uria e shqiptarëve për ndryshim

Kandidati i Lëvizjes Socialiste për Integrim për deputet në qarkun e Beratit, Lefter Maliqi, deklaron se edhe pak ka mbetur që të shpërthejë etja dhe uria e shqiptarëve për ndryshim.

Ndaj, thotë ai, bashkimi dhe entuziazmi i shqiptarëve për ndryshim ka tërbuar Rilindjen

Edhe pak ka mbetur që të shpërthejë etja dhe uria e shqiptarëve për ndryshim.Jemi të gjithë bashkë dhe entuziazmi ynë ka tërbuar Rilindjen.Kështu siç jemi, të gjithë nesër, të bëhemi bashkë në orën 10:30, në Pallatin e Kulturës në Berat, për të pritur në mënyrë madhështore, Kryetaren e LSI-së, znj. Monika Kryemadhi.

Të përmbyllim fushatën elektorale në Beratin që do i japë 3 mandate të sigurta LSI-së me 25 Prill”, shprehet Maliqi.

Mbërrijnë 40,800 doza të vaksinës AstraZeneca në Rinas

Mbërrijnë 40,800 doza të vaksinës AstraZeneca kanë mbërritur mbrëmjen e sotme në Rinas.Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu deklaroi se dozat AstraZeneca të mbërritura sot në vendin tonë do të përdoren për fashën +60 vjeç dhe grupet e tjera të rrezikuara. Manastirliu deklaroi se në ditët e ardhshme pritet të vijnë edhe 258 120 doza vaksine në total.


Deri në fund të Prillit, theksoi ajo, në vend do të vijnë 700 mijë vaksina në total duke u zotuar edhe njëherë se do të arrihet objektivi për gjysmë million shqiptarë të vaksinuar në total.

“Sapo kanë mbërritur nëpërmjet COVAX 40 800 doza vaksina të AstraZenecas. Qeveria shqiptare ka parapaguar 1 mln e 140 mijë doza vaksine. Kanë mbërritur 38 400 që i janë administruar arsimtarëve. Dozat që vijnë sot do të shpërndahen në të gjithë Shqipërinë për të vijuar vaksinimin masiv të popullatës +60-vjeç.

Ne kemi siguruar deri tani mbi 400 mijë doza vaksine. Kemi vaksinuar mbi 300 mijë qytetarëve dhe do vijojmë derisa të vaksinohet edhe qytetari i fundit. Në javën e ardhshme, duke filluar nga nesër edhe 50 mijë vaksina të AstraZeneca-s.

Nga e hëna presim mbi 200 mijë vaksina dhe 8120 vaksina të Pfizerit. Vaksinimi nuk do të ndalet dhe deri në fund të prillit do kemi kaluar 700 mijë vaksina të mbërritura dhe do kemi 500 mijë vaksinime deri në fund të majit”, deklaroi ministrja.

NOVID-19 GREQI / JA SA RASTE JANE REGJISTRUAR

Vijon të jetë i lartë numri i rasteve të reja të të infektuarve me Covid në Greqi.Gjatë 24 orëve të fundit bëhet me dije se janë konfirmuar të infektuar me Covid 2411 raste të reja dhe kanë humbur jetën 67 pacientë.Gjithashtu gjatë orëve të fundit janë shtruar në spital 507 pacientë të rinj të cilët kanë nevojë për ndihmë shëndetësore.

Ndërkohë nga fillimi i pandemisë e deri më tani në Greqi janë konfirmuar të infektuar me Covid 313,444 raste të reja mes të cilëve kanë humbur jetën 9,397 persona.


COVID 19 /149 RASTE TË REJA ME TË INFEKTUAR, 11 TË PREKUR NË KORÇË

Qarku Korçë shënon 18 raste të reja me Covid -19 ,gjate oreve te fundit,11 raste jane në Korçë,4 raste ne Devoll ,dhe nga 1 rast ne Pogradec,Maliq, Kolonje.Ne 24 oret e fundit jane shëruar 542 qytetare,ndersa e kanë humbur jetën 3 paciente,thuhet në njoftimin e MSH .

Përditësimi i plotë :

Në 24 orët e fundit janë kryer 2886 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 149 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 43 raste në Tiranë, 12 në Shkodër, 11 në Korçë, 10 në Fier, 9 në Vlorë, 8 në Berat, 6 në Durrës, nga 4 raste në Devoll, Lushnje, Sarandë, Skrapar, nga 3 raste në Gjirokastër, Poliçan, nga 2 raste në Kavajë, Mirditë, Tepelenë, Këlcyrë, Libohovë, nga 1 rast në Kurbin, Elbasan, Kukës, Lezhë, Has, Tropojë, Mallakastër, Librazhd, Pogradec, Delvinë, Dimal, Dibër, Malësi e Madhe, Kolonjë, Gramsh, Vorë, Maliq, Patos,

Në 24 orët e fundit janë shëruar 542 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 101,142 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 174 pacientë, 15 në terapi intensive, nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 3 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 1 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Librazhdi, 1 qytetar nga Përmeti, të moshave 62 – 87 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (17 Prill 2021)

Raste të reja ditore 149

Të shëruar në 24 orë 542

Të shtruar në spitale 174

Humbje jete në 24 orë 3

Testime ditore 2886

Testime totale 605,208

Raste pozitive 129,456

Raste të shëruara 101,142

Raste Aktive 25,974

Humbje jete 2,340

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 18790

Fier 2207

Durrës 1110

Gjirokastër 945

Shkodër 908

Korçë 714

Vlorë 486

Dibër 320

Kukës 285

Elbasan 179

Lezhë 15

Berat 15

COVID -19 /149 TË INFEKTUAR,3 HUMBJE JETE

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19.


Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 2886 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 149 qytetarë.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:
43 raste në Tiranë, 12 në Shkodër, 11 në Korçë, 10 në Fier, 9 në Vlorë, 8 në Berat, 6 në Durrës, nga 4 raste në Devoll, Lushnje, Sarandë, Skrapar, nga 3 raste në Gjirokastër, Poliçan, nga 2 raste në Kavajë, Mirditë, Tepelenë, Këlcyrë, Libohovë, nga 1 rast në Kurbin, Elbasan, Kukës, Lezhë, Has, Tropojë, Mallakastër, Librazhd, Pogradec, Delvinë, Dimal, Dibër, Malësi e Madhe, Kolonjë, Gramsh, Vorë, Maliq, Patos,

Në 24 orët e fundit janë shëruar 542 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 101,142 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 174 pacientë, 15 në terapi intensive, nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 3 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 1 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Librazhdi, 1 qytetar nga Përmeti, të moshave 62 – 87 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (17 Prill 2021)

Raste të reja ditore 149
Të shëruar në 24 orë 542
Të shtruar në spitale 174
Humbje jete në 24 orë 3
Testime ditore 2886

Testime totale 605,208
Raste pozitive 129,456
Raste të shëruara 101,142
Raste Aktive 25,974
Humbje jete 2,340
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 18790
Fier 2207
Durrës 1110
Gjirokastër 945
Shkodër 908
Korçë 714
Vlorë 486
Dibër 320
Kukës 285
Elbasan 179
Lezhë 15
Berat 15

Sot ka ditëlindjen i madh Mirush Kabashi, vetëm shëndet e të mira për kolosin shqiptar

Aktori Mirush Kabashi ka lindur me 17 prill(1948) ne Shkoder.Familja e tij është me origjinë nga Gjakova ,ndërsa ai u rrit ne Durres. Me 1970 u diplomua aktor ne Institutin e Larte te Arteve ne Tirane dhe filloi pune ne teatrin “Aleksander Moisiu” te Durresit.


Aty, vazhdoi deri ne vitin 1994, duke kryer edhe detyren e drejtorit, 1991-1993. Me pas punoi ne Televizionin Shqiptar, ne departamentin e Programeve Artsitike si ideator dhe prezantues, kurse nga 2002 e ne vijim ne Teatrin Kombetar.

Nga viti 1985, me periudha te nderprera, eshte aktivizuar si pedagog i “Mjeshterise se Aktorit” prane Akademise se Arteve.

Superiorja Live: Partizani befasohet nga Kastrioti, Kukësi kalon në avantazh ndaj Tiranës

Partizani-Kastrioti dhe Kukësi-Tirana janë dy ndeshjet e para të javës së 28-të të Superiores. Të dyja përballjet kanë nisur prej orës 16:00 dhe prej gati një ore janë mësuar edhe rreshtimet e këtyre skuadrave

Nesër rikthehet Skënderbeu-Teuta në Korçë dhe Laçi-Bylis në oren 16:00.

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 28
E shtunë, më 17 prill, ora 16:00

PARTIZANI-KASTRIOTI 0-1
Shënues: Daci 4′
PARTIZANI: Hoxha, Mala, Bitri, Belica, Hakaj, Broja, Murataj, Bardhi, Asani, Çinari, Stenio Junior. Trajner: Ilir Daja.
KASTRIOTI: Hidi, Neziri, Zhivanaj, Çela, Rami, Shkalla, Moraes, Mehmeti, Bardhi, Prodani, Daci. Trajner: Ramazan Ndreu.

KUKËSI-TIRANA 1-0

Eze 24′
KUKËSI: Tafas, Baravykas, Bytyçi, Lulaj, Kotobelli, Demiri, Taipi, Limaj, Ibraimi, Gashi, Eze. Trajner: Mirel Josa.
TIRANA: Bekaj, Vangjeli, Najdovski, Hoxhallari, Toshevski, Çelhaka, Batha, Ismajlgeci, Torassa, Cale, Seferi. Trajner: Orges Shehi

Ndeshjet mund ti ndiqni live duke klikuar përmes linkut vetëm në you tube

Liria shthur të rinjtë! Ja sa mijë shishe vere u ”thanë” nga britanikët vetëm për një natë….!

Pas muajsh të tërë pritjeje për shkak të masave anti-covid, britanikët u dyndën në lokale e pub-e mbrëmjen e së premtes të “etur” për birra apo verë, në natën e parë pas lehtësimit të masave.Megjithatë, për shumë nuk ishin momente të lumtura pasi iu desh të përle sheshin për rezervimin e tavolinave, ku në shumë raste u nevojit ndërhyrja e policisë.

“Daily Mail” shkruan se vetëm mbrëmjen e kaluar janë konsumuar rreth 500 mijë shishe vere nga 1,5 milionë persona në 20 mijë restorante.


Fidel Ylli zgjidhet presidenti i Komitetit olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH)

KOKSH, Komiteti olimpik Kombëtar Shqiptar, ka zgjedhur presidentin e ri të këtij institucioni për katër vitet e ardhshëm. Ai është Fidel Ylli me 40 vota pro.

Për programin e tij ai tha: “Ne duhet të jemi Organizata që udhëheq sportin në vend. Të gjitha strukturat lokale dhe kombëtare që kontribuojnë për sportin të bëhen bashkë. Ana legjislative, financiare dhe menaxheriale janë ato që ne do I propozojmë sot KOKSH. Duam që për të parën herë të marrim një medalje Olimpike për Shqipërinë. KOKSH do transferohet me zyra pranë Parkut Olimpik, për të qenë më pranë Federatave.

Strategjia nis që nga Website, që të fusim rubrikën “Sportisti Im”, që çdo sportist kudo në botë të ketë vendin e tij, numrin e telefonit për të treguar arritjet. Kjo do bëhet e mundur me ministrinë e Migracionit, sepse ata kanë të dhënat për emigranëtët. Objektiv tjetër janë partner të tjerë dhe platforma sponsoirizimi, riorganizimi I CAS, që është si ai I Lozanës dhe këtë ligj e kemi kaluar në Kuvend.

Ne jo vetëm që zyrat do jenë të veçanta, por edhe gjyqtarët e CAS do vendosen nga Asambleja që mos ketë keqkuptime. Jo vetëm në KOKSH por edhe në FSHF ka shumë sportistë që marrin një dënim kalojnë nga këtu në Lozanë, duhet paguar hoteli, bileta avioni dhe shpenzime të tjera. Do ketë mundësi edhe për në Lozanë, por më parë të ankohen këtu. Kmei marrë çdo informacion dhe Lozanën e kemi sjellë këtu.

Sfidë është edhe legjislacioni edhe ligji I sportit. Duhet ta njehësonim ligjin shqiptar me atë evropian, ligj që Europa na I certifikon që kur të hapim negociatat të na njohë edhe Europa në sport me këto ligje. Ndryshimet e statutit të KOKSH janë të mira dhe grupi I punës ka bërë një punë voluminoze. Ishte e padrejtë që gara për president të niste 10-0 për kandidatët. Anëtarët me tituj individual të votohen në Asamble dhe jo të futen direkt në KOKSH.

Ligji I sponsorizmit nuk ka funksionuar por është aktualisht. Duhet të negociojmë me Qeverinë dhe pse jo të marrim një shembull si në Kosovë. Duhet të rrisim buxhetin dhe mos presim nga jashtë, as nga ato rroga skandaloze që na jep ministria. Dy shokë që kanë qeverisur KOKSH e kanë katandisur këtu ku është Komiteti. Fidelin mos e shihni si pjesë të Politikës, por shiheni si kampion që ka ardhur nga Sporti”, tha Fidel Ylli.

Dalin detajet/ Makina u bë copa-copa, dy nga shqiptarët që ndrruan jetë janë burrë dhe grua

Mësohen emrat e tri personave që kanë hu mbur je tën në një aksident fatal që ndodhi mëngjesin e sotëm në fshatin Raçë të Gjakovës.Sipas burimeve në Policinë viktimat e aksidentit janë Rokson Domgjonaj, Pjetër Ndrecaj si dhe bashkëshortja e tij nga Shqipëria, Blerina Meqaj.

Policia kosovare ka njoftuar se ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 08:00 të mëngjesit të ditës së sotme.

“Ju njoftojmë se sot rreth orës 07:40 policia është njoftuar per një aksident në Fshatin Raçë. Patrullat policore kanë dal në vendin e ngjarjes ku kanë vërejtur se brenda veturës e cila kishte dal jashtë rrugës kanë qenë 3 persona. Në vendin e ngjarjes kanë dal ambulanca, zjarrfikësit, njësia e trafikut si dhe prokurori kujdestar.

Nga ana e personelit mjekësorë në vendin e ngjarjes është konstatuar se personat qe gjendeshin brenda veturës ishin pa shenja jetë”, thuhet njoftimin e Policisë së Kosovës.

Elvana Gjata fjalë prekëse, ja kujt mashkull ia dedikon: Lot gëzimi me ty, të dua shumë o…

Elvana Gjata ka publikuar dje albumin e saj surprizë “Çelu”,duke sjellë një muzikë më të pjekur e tekste që u pritën jashtëzakonisht mirë nga publiku.


Albumi përmban shtatë këngë të reja, të cilat janë më së shumti balada: “A po vjen”, “Drandofilat”, “Jeta ime”, “Vendi im”, “Kur jemi dasht”, “Kunadhe” e “Mos u ngut”.

Me këtë rast, Elvana i ka dedikuar Pirros disa fjalë të ngrohta në rrjete sociale. Ajo ka ndarë në Instagram disa foto të shkëputura gjatë punimit të këngëve me Pirro Çakon.

Pirro i dashur! Je nder e krenari e këtij vendi! Burim muzike që nuk shteron! Një mik i shtrenjtë dhe frymëzim! Të falënderoj nga thellësia e zemrës time për çdo emocion, lot gëzimi dhe të qeshura pafund që kam përjetuar gjatë krijimit të kësaj buqetë me nota shpirti! Të dua shumë Pirro”, ka shkruar Elvana përkrah fotove me kantautorin”, ka shkruar Elvana Gjata krahas fotove.

https://www.instagram.com/p/CNu8JtTMdjv/?igshid=xszwnzvh7ri8

Xhensila Myrtezaj shfaqet duke bërë akrobacione në natyrë: Kujdesuni për trupin tuaj, është i vetmi vend ku duhet të jetoni

Ajo është njëra prej artisteve shqiptare që viteve të fundit ka marrë vëmendje të madhe me paraqitjet atraktive.Fjala është për Xhensila Myrtezajn, e cila ndër vite ka bërë ndryshime drastike në dukje.


Ndonëse shpesh kritikohet për ndërhyrjet që mund të ketë bërë, 28 vjeçarja vazhdon të reflektojë në rrjete sociale duke treguar se si është realisht.

Ajo ka publikuar së fundmi disa imazhe e video, në të cilat shfaqet duke bërë akrobacione në natyrë.

Kujdesuni për trupin tuaj, është i vetmi vend ku duhet të jetoni”, ka shkruar ajo krahas postimit.