Category Archives: POLITIKE

Reciprociteti për targat, reagon Rama: “Kosova ka të drejtë, Serbia duhet të bashkëpunojë”

Kryeministri Edi Rama ka mbështetur Kosovën në lidhje me reciprocitetin që kjo e fundit kërkon nga Serbia për targat. Kreu i qeverisë nënvizon se Kosova po e ngre problemin me plot të drejtë dhe se Serbia duhet të bashkëpunojë, ndërkohë që BE të ndërmjetësojë.

‘Kosova e ngre problemin me plot të drejtë. Tani që problemi të zgjidhet dhe reciprociteti i targave të garantohet duhet shmangur bumerangu i ngrirjes së konfliktit në këtë pikë (siç ndodhi me tarifën 100%). Duhet që Kosova të dialogojë, Serbia të bashkëpunojë, BE të ndërmjetësojë.’- shkruan Rama.


Lulzim Basha “shpërblen” Agron Gjekmarkajn/ I jep vendin e Mark Markut si drejtues politik në qarkun e Lezhës…

Agron Gjekmarkaj do të jetë drejtuesi i ri politik i demokratëve të Lezhës, duke zëvendësuar në këtë post Mark Markun i cili vendosi të largohej pak javë më parë duke hequr dorë edhe nga mandati i deputetit.Vendimi për emërimin e tij është njoftuar nga kryedemokrati Lulzim Basha në mbledhjen e sotme të Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike. Ndryshe nga Marku, Gjekmarkaj e ka mbështetur Bashën edhe për përjashtimin e Sali Berishës, duke u shprehur vazhdimisht se vendimi i tij ishte i drejtë. Basha e ka komunikuar këtë vendim në mbledhjen e Kryesisë së Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.


Pse Angela Merkel përzgjodhi Beogradin dhe Tiranën për vizitë lamtumire?

Kancerlarja Angela Merkel do të qëndrojë sot dhe nesër (13-14.09) në vizitë lamtumire në Ballkanin Perëndimor. Interesante është që ajo ka zgjedhur të vizitojë vetëm Beogradin dhe Tiranën. Po pse? Turneu i lamtumirës i kancelares gjermane Angela Merkel në Ballkan dhe zgjedhjet e ardhshme në Gjermani kanë zgjuar interesim të madh në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor. Shumica e vendeve në Ballkanin Perëndimor kanë synime dhe probleme të ngjashme: anëtarësimin në Bashkimin Evropian (BE), e në të njëjtën kohë edhe një mori sfidash të brendshme, nga ato ekonomike, korrupsioni, mungesa e reformave dhe tensionet ndëretnike.


Ndaj politikat e Gjermanisë dhe BE-së reflektohen fuqishëm edhe në çështjet e brendshme në Serbi dhe vendet e tjera të BP. Tani po analizohet atje se çfarë do të thotë për rajonin largimi nga skena politike i kancelares Angela Merkel dhe nëse mund të pritet ndonjë ndryshim i rëndësishëm në politikën gjermane dhe evropiane.

Kur bëhet fjalë për Serbinë në veçanti, Gjermania nuk është vetëm një nga partnerët më të rëndësishëmekonomik, por edhe një vend, zëri i të cilit shihet si vendimtar për procesin e integrimit evropian. Kësaj duhet t’i shtohet me siguri një notë personale që presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e ka futur në raportet e tij me kancelaren Angela Merkel, gjë që opozita e ka kritikuar shumë shpesh.

Një pjesë e opozitës serbe beson se Angela Merkel, me qëndrimin e saj dashamirës ndaj Aleksandar Vuçiqit dhe lëvizjet e tij autokratike, e bëri luftën politike të opozitës edhe më të vështirë për ndryshime dhe kjo favorizoi Partinë Përparimtare të Serbisë në pushtet (SNS).

Interesat gjermane

Ndaj nuk befason që kureshtja në Beograd lidhur me zgjedhjet parlamentare në Gjermani është e kuptueshme, thotë për DW Marko Savkoviq nga Fondi për Përsosmëri Politike. “Por duhet të presim pak deri në formimin e qeverisë së re dhe të shohim nëse do të ndryshojë diçka në politikën ndaj Serbisë dhe ndaj Ballkanit në tërësi.


Berlin Angela Merkel empfängt Aleksandar Vucic
Savkoviq shton se “duhet analizuar nëse interesat gjermane në rajonkanë ndryshuar. “Sipas mendimit tim, nuk kanë ndryshuar, sepse Gjermania është ende e interesuar për një Ballkan Perëndimor të qëndrueshëm, i cili nuk prodhon probleme. Ajo është e interesuar për një Ballkan ku rruga e emigrantëve është nën kontroll, e në të njëjtën kohë ka dhe një rritje të lartë të pranisë ekonomike gjermane në Serbi. Mendoj se ky do të mbetet prioritet edhe në të ardhmen”, thotë bashkëbiseduesi ynë.

Mbështetja lamtumirëse e Vuçiqit

Takimet me kancelarin austriak Sebastian Kurz, si dhe bisedimet në Beograd me Përfaqësuesin e Lartë në Bosnjë-Hercegovinë, Christian Schmidt, mund të shihen si një lloj përgatitjeje për vizitën dhe bisedimet me kancelaren Angela Merkel në Beograd. Naim Leo Beshiri, drejtor i Institutit për Çështjet Evropiane thotë për DW: “Angela Merkel po vjen për të bërë një vizitë lamtumire pak para zgjedhjeve në Serbi për të mbështetur përsëri Aleksandar Vuçiqin. Prania e saj do të përdoret nga presidenti serb për të treguar se ka mbështetje nga Perëndimi. Do të përdoret për fushatë zgjedhore në Serbi”, thotë Beshiri.

Drejtori i Institutit për Çështjet Evropiane beson se “nuk do të ketë ndryshime tektonike në politikën gjermane ndaj Serbisë, përveç se tani vendet e BE-së do të bëhen më të vetëdijshme, se partia SNS dhe lideri i saj, presidenti Aleksandar Vuçiq, nuk i kanë përmbushur premtimet dhe marrëveshjet e arritura mes tyre në nëntë vitet e fundit”.

“Gjatë kësaj kohe Angela Merkel besonte se stabilokracia ishte më e rëndësishme sesa situata e brendshme në Serbi, duke pritur që çështja e Kosovës të zgjidhej njëherë e përgjithmonë, por as kjo nuk ndodhi”, thotë Beshiri.


Marko Savkoviq gjithashtu e sheh takimin me Christian Schmidt si një përgatitje për vizitën e Merkelit dhe shton se “Vuçiqi e priti Schmidtin brenda një dite dhe mbajti një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp, në të cilën ai u përpoq të distancohej nga disa politika në vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Besoj se edhe në Berlin e kuptojnë si problematike idenë e të ashtuquajturës botë serbe”, thotë Savkoviq.

Po largohet mbështetësi i Vuçiqit në BE?

Çështja kryesore pas largimit të Angela Merkelit është nëse, dhe në çfarë mase, do të ndryshojë qëndrimi i BE-së ndaj Serbisë, veçanërisht ndaj qeverisë së Aleksandar Vuçiqit. Ekziston një besim i fortë në Serbi, se Merkeli ishte mbështetja kryesore e Vuçiqit në BE dhe se në këto kushte ishte e vështirë të bësh një luftë të barabartë politike me Vuçiqin në Serbi.

Marko Savkoviq vlerëson se “kjo marrëdhënie shpesh thjeshtohet, por ky besim është në thelb i vërtetë. Vuçiqi me qëndrimin konstruktiv ndaj Kosovës në vitet e para të pushtetit, dhe veçanërisht me qëndrimin e tij gjatë krizës së refugjatëve, e ka futur në borxh Merkelin. Vuçiqi vazhdimisht thekson se ajo ia ktheu këtë shërbim duke e mbështetur Serbinë. Fakt është që takimet mes tyre janë rralluar në disa vitet e fundit, ndaj mendoj se kjo vizitë mund të konsiderohet si një mbështetje e qartë e perspektivës evropiane të Ballkanit Perëndimor”, tha Marko Savkoviq.

Por Bashkimi Evropian nuk është një krijesë homogjene, nënvizon Naim Leo Beshiri. “Shumica e vendeve të BE-së ishin kritike ndaj asaj që po ndodhte në Serbi, por Gjermania shpesh i qetësonte këto zëra kritikë, sepse vendosi stabilitetin e rajonit në vend të parë”. Sa i përket opozitës serbe, ajo nuk ofroi asgjë të re kur është fjala për Kosovën ose Bosnjë-Hercegovinën, dhe përveç kësaj ata ishin shumë kritikë ndaj disa kërkesave për reforma që vinin nga BE. Prandaj nuk është për t’u habitur që asnjë mbështetje serioze për opozitën në Serbi nuk erdhi prej andej”, thotë Beshiri.

Opozita duhet të jetë më e kujdesshme në vlerësimet e saj, shton Marko Savkoviq, “sepse një Gjermani demokratike do t’i nevojitet çdo aktori politik në Serbi”.

Duhet të nënvizojmë se Gjermania është një nga vendet që dëshiron të dëgjojë argumentet e opozitës, të cilat janë shumë të forta, kur bëhet fjalë për gjendjen e demokracisë në Serbi. Prandaj është e nevojshme që ata të veprojnë në mënyrë proaktive ndaj qeverisë së re gjermane, kushdo që fiton pushtetin”, thekson bashkëbiseduesi ynë.

Pse pikërisht Tirana dhe Beogradi?

Fakti që Angela Merkel do të vizitojë vetëm Beogradin dhe Tiranën gjatë turneut lamtumirës në Ballkan ka ngritur pyetje të shumta, para së gjithash pse u zgjodhën pikërisht këto qytete?

“Më duket se Aleksandar Vuçiq dhe Edi Rama i duken Merkelit si fëmijët e saj të dashur në Procesin e Berlinit, të cilin ajo nuk ka arritur ta realizojë në tërësi. Kam frikë se largimi i saj nga skena politike do të jetë edhe fundi i Procesit të Berlinit, i cili kurrë nuk u konceptua si zëvendësim i anëtarësimit në BE, por si një motor rajonal i reformave, i cili më pas do të çonte në anëtarësimin në BE”, thotë për DW, Naim Leo Beshiri.

Marko Savkoviq pohon se “është e vështirë t’i përgjigjesh kësaj pyetjeje, sepse ka mundur të përzgjidhet edhe Bosnjë-Hercegovina, e cila është në një krizë të përhershme”. Interesate është që Merkel nuk do të shkojë as në Kosovë. Nuk besoj se ky është distancim ndaj Kurtit, por interesante është që ajo nuk po shkon atje. Në fund, nuk e di pse ajo nuk po shkon as në Maqedoninë e Veriut, e cila është shtyrë pa meritën e saj në fund të listës së vendeve për integrim evropian”, konstaton Savkoviq./DW

Zgjedhorja”Edhe Rudina Hajdari:”firmos marrëveshjen: I dhamë mundësinë Shqipërisë të hapë negociatat

E shqetësuar që nuk u ndryshua sistemi zgjedhor për të shkuar drejt listave të hapura, por me një garanci nga ambasadorët që Shqipëria do shkojë drejt atij sistemi” Kështu u shpreh në përfundim të mbledhjes së Këshillit politik, deputetja Rudina Hajdari.Rudina Hajdari tha se ka marrë garanci nga SHBA, BE dhe OSBE që do të diskutohen në mbledhjet e radhës të Këshillit Politik.

Duhet të jemi vigjilent që në Shqipëri nuk ka vetëm dëmtim të zgjedhjeve, por edhe të demokracisë. E dimë që PS e ka kapur pushtetin dhe e trajton Shqipërinë, siç e ka plaçkë të vetë, për këtë arsye jam e bindur që shumë njerëz kur e kanë parë se sa e drejtë është kjo kauzë, një diskutim që nuk ishte fare në axhendë, dhe sot kjo bisedë është hapur në çdo tryezë. Hapja e listave është gjëja më e rëndësishme, që kushdo që të vijë pas Ramës të mos sillet si Rama.

Uroja që ta përfshinim këtë pikë, nuk mundemi të futemi në BE nëse nuk sillemi si BE. Mora garanci nga SHBA e BE se bisedimi për ndryshimin e sistemit do të vazhdojë, do të vijojmë të flasim për ndryshimin e sistemit dhe ligjin për referendumet. E rëndësishme është dhe vota e diasporës”, Ne i dhamë sot garancinë Shqipërisë të hapë negociatat”-tha Hajdari.

Nis mbledhja e Këshillit Politik për reformën zgjedhore. Të pranishëm edhe tre ambasadorë

Në mbledhjen e thirrur nga OSBE-ja, marrin pjesë edhe ambasadorja Yuri Kim si dhe ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca si dhe përfaqësuesi i OSBE, Bernd Borchardt.Gjithashtu të pranishëm janë edhe përfaqësuesi demokrat, Oerd Bylykbashi, ai socialist, Damian Gjiknuri, i LSI-së, Petrit Vasili .

Palët kanë arritur marrëveshje deri më tani për identifikimin elektronik biometrik, çka do të thotë se votuesit do të japin shenjën e gishtit, në mënyrë që të shmanget votimi familjar apo votimi për ata që janë jashtë.

Ndërkohë, një nga ngërçet kryesore është depolitizimi i komisionerëve të zgjedhjeve, ku socialistët propozojnë që këtë proces ta kryejnë punonjës të administratës.

Dështimi i konsensusit ,ja pse dështuan negociatat për reformën zgjedhore

Bisedimet në Këshillin Politik janë bllokuar tek çështja e administrimit zgjedhor. Burime të Panorama bëjnë të ditur se negociatat kanë ngecur pasi, Partia Socialiste nuk pranoi variantin e ofruar në tryezë për të depolitizuar administratën zgjedhore, duke mos u tërhequr nga varianti i saj i parë.Mesohet se kjo ishte arsyeja përse në mbledhjen e Këshillit Politik ka shkuar edhe një përfaqësues i ambasadës së SHBA, siç citojnë burime pranë tryezës mbështet variantin e kompromisit.

Varianti i kompromisit që refuzon PS

Në variantin e mbështetur nga PS, komisionet zgjedhore nuk janë më të përbëra nga përfaqësues të partive politike. Por sipas demokratëve, në kushtet kur mungojnë shumë garanci për standardet e zgjedhjeve, duke nisur qe nga identifikimi biometrik, votimi dhe numërimi elektronik në të gjithë vendin, opozita ka shtuar një garanci më shumë.

Burime bëjnë të ditur se në variantin e propozuar nga PD është kërkuar që partitë politike të kenë përfaqësi të barabartë në komisionet e depolitizuara me statusin e vëzhguesit, pa të drejtë vendimmarrje. Opozita propozon që aplikimi i kësaj formule të re të jetë i lidhur me futjen e teknologjisë në zgjedhje. Burime pranë opozitës bëjnë të ditur se për partnerët ky është një propozim i mirë kompromisi dhe e kanë mbështetur atë.

 Kohë shtesë për bisedime

Burimet bëjnë të ditur se PD është e gatshme të çojë diskutimet për reformën zgjedhore përtej 31 majit, me shpresën se në kohën shtesë PS do të bindet të zhbllokojë procesin, duke çuar përpara reformën zgjedhore dhe përmbylljen pa vonesa të tjera.Panorama.al

‘Do t’ju duket ’97 lule kur të ngrihen shqiptarët’/ Murrizi paralajmëron maxhorancën

Deputeti Muslim Murrizi, nga foltorja e Kuvendit nuk i ka kursyer akuzat ndaj maxhorancës lidhur me qeverisjen e vendit.Në fjalën e tij, Murrizi u shpreh se politikanët bëjnë lojra të pista me njëri-tjetrin, por paralajmëroi se nuk do të jetë e largët dita kur qytetarët shqiptarë të ngrihen për të shprehur vullnetin e tyre. Më tej, ai shtoi se nga revolta popullore, viti i mbrapshtë 1997 do të duket shumë herë më i qetë se në krahasim me të.

“Sot në parlament kalojnë disa akte normative në vazhdën e propagandës. Ministrja e Financave është larguar për të mos dhënë llogari. Duhet të shtyjmë kështet e tatimit të parapagimit të tatim-fitimit. Di gjë të thotë tigri i qametit ku ka shkuar borxhi? Edhe në emër të shqiptarëve jashtë keni marrë borxh. Propagandë dhe hipokrizi për tërmetin. Keni prishur në Durrës, në Thumanë sa shtëpi janë ndërtuar? S’keni pastruar akoma mbeturinat.

I keni futur shqiptarët në arrest shtëpie. Bëni lojra të pista si skutha me njëri-tjetrin vetëm e vetëm që të sillni në sallë ata që doni. Zoti Balla deklaruat se të gjithë emigrantët do të votojnë, çfarë ndodhi? Fshiheni si djalli i tejmanit. Kur t’u ngrihen shqiptarët do t’ju duket ’97 lule. Do harroni të vishni edhe të mbathurat. Dhëntë Zoti shumë shpejt do ta provoni,”-tha Murrizi.

Zyrtare/ Myslim Murrizi i zë vendin Rudina Hajdarit, merr postin e kreut të grupit

Tashmë është zyrtare, Myslim Murrizi i zë vendin Rudina Hajdarit dhe merr postin e kreut të grupit parlamentar demokrat.Deputetët kanë dhënë aprovimin e tyre duke firmosur në dokumentin e mëposhtëm , ndërsa ka munguar Fatjona Dhimitri.

Sot Rudina Hajdari ka shpërthyer me akuza në sallën e parlamentit.

Hajdari thotë se pavarësisht se po i futen shkopinj nën rrotë, ajo nuk do bëhet kurrë pjesë e pazareve të këtij Parlamenti.”Në këtë Parlament nuk bëhen ligje për njerëzit, taksat e qytetarëve bëhen për pazare. Politikanët kanë një të fortë nga pas, një narkotrafikant që i mban në këmbë, ka edhe nga ata opozitarë që duan një llokmë të kësaj gjëjë. Unë nuk bëhem pjesë e asaj opozite që do llomka, më kanë thënë që Rudinë kështu bëhet politika me pazare. Jo mo jo, politika është për të dhënë shpresë, është ndryshe. Ta cojmë deri në fund këtë mision duhet ta ndryshojmë sistemin zgjedhor.

Të vijnë këtu njerëz që përfaqësojnë qytetarin dhe jo biznesmenin, Ka ca që dalin këtu bëjmë akuza dhe në darkë ulemi për darkë për të marrë një llokmë, nga një koncension. Unë nuk bëhem pjesë e pazareve, do jem kjo që jam edhe pse do kem shumë shkopinj nën rrota, do më luftojnë shumë njerëz. Qytetarët do i ngenë sytë dhe do e kuptojnë që unë quhem Rudina Azem Hajdari, do e coj deri në fund amanetin e tij!