Category Archives: ShOWBIZ

Redon Makashi merr vendimin e jetës: Orët e beqarisë përfunduan, dua ta provoj martesën

Redon Makashi ka hapur zemrën, duke rrëfyer se është i dashuruar, por nuk zbuloi emrin e identitetit të gruas që i ka rrëmbyer zemrën. Këngëtari i njohur u shpreh se orët e beqarisë kanë përfunduar dhe ka ardhur koha për të provuar martesën, ndërkohë që tashmë është rreth të 50-tave.


Ka ardhur limiti i limiteve, do vendos edhe unë. Edhe ata që janë të martuar, janë të pakënaqur, edhe të pamartuarit po. Unë do ta provoj një herë martesën, e kaluam gjithë kohën, i morën me vete të gjithë orët e beqarisë, tani ka ardhur koha. Normal që jam i dashuruar!”, tha ai i ftuar në emisionin “Rudina”.

“Është gjithmonë ajo silueta bionde që kam unë në imazhin tim, me të cilën ti je i dashuruar?”, e pyeti moderatorja.

Përveç klipit që doli një brune”, shtoi Redon Makashi, duke lënë të nënkuptohet se partnerja e tij është bionde. Redoni ishte i ftuar për klipin e këngës “Më mohove”.

I ftuar për të njëjtin projekt në emisionin “Vila24” në “News24”, ai rrëfeu se këtë këngë e kishte planifikuar që para tërmetit të 2019-ës, po sa herë mblidhej me grupin për të punuar ndodhte një fatkeqësi, pas tërmetit e ndërpreu dhe pandemia. Gjithsesi, klipi tashmë është publikuar dhe Makashi tregon se ideja për këtë këngë ishte e tij teksa punën e kishte nisur në Maqedoni.

Ai thekson se kjo këngë është ndryshe nga të tjerat pasi ka dalë pak nga stili i tij i përhershëm: “Po është menduar të krijohet, të bëhet një klip ndryshe nga klipet e mia. Ka diçka që brenda ka disa gjëra që unë shpresoj të mos marr kritika. Ka gjëra. Tepri, jo ka një pjesë përbërëse, personazhi, e dashura e djalit, dikur kanë qenë bashkë, pas ndarjes e gjen që punon në një club nate. Më pas lindin kujtimet. Por ai e ka marrë rrugën dhe s’kthehet mbrapa. Prandaj titulli është “Më mohove”. U mendua fillimisht të jetë si të thuash 60% e punës, grupit që është grupi instrumentist. Pastaj duke u shtuar pjesët e tjera. Sikur u barazuan dy palët, se dhe ngjarja u konceptua të ishte si pjesë grupi. Por janë ngjitur mirë dy sekuencat, grupi dhe historia.”

Sa kohë zgjati? Kjo këngë fillimisht incizimi filloi para tërmetit. Pastaj filloi të marrë rrugë kënga, ra pandemia, sa fillonim këtë këngë, bëhej një fatkeqësi. Dhe derisa nisëm, miku im baterist dhe tha shpëtuam. Kënga mund të kishte mbaruar shumë më shpejt, por shumë ngjarje. Mua më pëlqen më shumë muzika agresive, më rock. Unë e përshtata derisa ha harku, s’mund të dal jashtë natyrës. Por në atë rrymë që më pëlqen. Bëj deri aty ku unë ndihem mirë. Është incizuar me instrumenta të gjalla. Zakonisht, këto ide i kam unë. Teksti është shkruar në Maqedoni. S’kisha as letër, as stilolaps, më erdhi në mendje dhe gjeta në mur, se mendimet vijnë në darkë, atëherë lidheshin mendimet. Më pas mora letër e mora ato në mure që kisha hedhur. Qëndrova rreth 1 muaj në Maqedoni atëherë”, tha Makashi.

Një surprizë mjaft e veçantë për Redon Makashin gjatë emisionit ishte ardhja e papritur e prindërve të tij në studio. Fitim dhe Drita Makashi zgjodhën për herë të parë ta surprizojnë djalin e tyre të vetëm dhe të bëhen të tre bashkë në një studio.

REDONI SHFAQET I PENDUAR: KAM GABUAR ME VAJZAT, S’DUA TA BËJ MË!

Përveç videoklipit “Më mohove”, Redon Makashi ka në plan të lançojë edhe një album të ri me “3 Musketjerët”, Elton Dedën e Aleksandër Gjokën, një album që pritet të ketë 12 këngë. Kantautori i zemrave, Redon Makashi, dha së fundi për “E Diell” një koncert recital me këngët e tij më të bukura ndër vite. I zhytur mes shumë kujtimesh, Makashi kujtoi kohën e Liceut Artistik, kur nuk e lejonin t’i mbante flokët e gjata e që i kishte kushtuar këngën ”Rruga me fllad kujtimesh”.

Ai gjithashtu solli ndërmend momente nga bashkëpunimi me grupin “Arb” teksa krijonin këngën “Lot në shi” në Maqedoni, e që mbetën pa asnjë kacidhe në mes të rrugës. Udhëtimet me tren ishin një tjetër episod, ku Redi, asokohe te të 20-at, rrekej të zinte një sedilje bosh që në orët e para të mëngjesit. Kur vjen puna te vajzat, Redoni vihet gjithmonë me shpatulla pas muri.

Frymëzuar nga kënga “Mos prit deri nesër” Redoni tha: “Më shumë më kanë pritur në jetë, sesa kam pritur”, u përgjigj kantautori dhe sigurisht që këtu u referohej vajzave.

Nuk është ndjesi e mirë. E pranoj që kam bërë gabime, por ato shkojnë me moshën, po ta riktheja kohën prapa, nuk do t’i përsërisja më!”- përfundoi deklaratën e tij Makashi, duke zbuluar në këtë mënyrë ekzistencën e vajzës që e paska pritur deri më tani. Kjo do të thotë se Redoni e paska ndarë mendjen për PO?!

Rrëfimi unik i Makashit: Nga prekja e skenës 17 vjeç, te fitorja që s’prisja në “Kënga Magjike”

Redon Makashi bëri dhe një tjetër rrëfim në “Top Albania Radio”, ku dha një intervistë të veçantë rreth karrierës së tij e ku zbërtheu tekstin e disa prej këngëve të njkohura të tij.

Ai rrëfeu edhe prapaskenat qesharake, por edhe ato të sikletshme të festivaleve ndër vite ku ka marrë pjesë. Intervista e tij na kujtoi disa nga këngët më të bukura që ai ka kompozuar e kënduar, sidomos ato që janë shfaqur për herë të parë edhe në festivalin e RTSH-së.

“Vitet më të bukura” (1989)

“Kjo ka qenë një ndër këngët e para në arkivën e ‘Top Albania Radios’, pasi kjo e fundit sapo ishte krijuar. Një nga daljet e mia të para skenike dhe kam qenë 17 ose 18 vjeç. Në atë kohë unë dhe miqtë e mi këndonim ‘The Beatles’, fshehurazi kuptohet”.

“Jemi zemra e çdo moshe” (1989)

“Nuk e mbaj mend si u lidha me Pirro Çakon, përfundova papritur në shtëpinë e tij dhe tha: ‘Unë për ty dhe çunat kam bërë këtë këngë’. Më pas, ne e performuam me kitarë, ishte hera e parë për kohën. Ishte si thikë me 2 presa, por ne ishim të rinj, nuk e kuptonim rrezikun. Kjo, ama, na penalizoi pasi shumë performanca të tjera na i anuluan”.

“Dikur luaja me ndjenjat e saj” (1994)

“Nëse do t’u referoheshim dhe këngëve para kësaj, do të kuptoni që gjithmonë këngët e mia të fusin në një botë tjetër. Vendosa ta sjell pa klip sepse dua që njerëzit të mbyllin sytë dhe të imagjinojnë ç’të duan vetë, ashtu si në një libër.”

“Ç’më ndodh pa ty” (1997)

“E dini çfarë më ndodhi me këtë prurje? U fut në festival dhe qëndroi vetëm 1 natë. E hoqën, nuk e kuptova përse. Më pas vendosa që ta kuroj, e ripunova në Amerikë, e bëra dhe titull albumi, po ashtu edhe një klip. Më pas u pëlqye shumë, ndoshta në festival pëlqehen më shumë këngët ritmike. Më kujtohet që në festival ndodhi dhe një incident me këtë këngë, një problem me karrigen”.

“Se do t’i them asaj” (2000)

“E kam shkruar kur isha te liqeni artificial i Tiranës. Duhet ta dini se këto këngët e thjeshta pëlqehen kaq shumë nga publiku”.

“Falja njërit dashurinë ft. Pirro Çako” (2002)

“Është shkruar nga Timo Flloko, në çdo bashkëpunim me të ai i merr shumë seriozisht tekstet që krijoj”.

“Vjeshta” (2002)

“’Vjeshta’ është një ndër këngët që më pëlqen më shumë, teksti i saj është si një pikturë. Kjo këngë ka marrë 2 çmime në festival”.

“Serenatë për nusen ft. Drita Makashi” (2007)

“Ky bashkëpunim ndodhi shumë rastësisht, nisëm ta krijonim që ta kishim të dy kujtim, por në fund doli diçka shumë e bukur. Sigurisht për Dritën (mamaja ime) ishte një emocion i veçantë, sepse ajo ishte shkëputur nga muzika”.

“Më lër të fle” (2011)

“Hyra te ‘Kënga Magjike’ me këtë projekt pasi më tha Ardit Gjebrea, nuk e kisha qëllim në vetvete. Do ti që fitoi çmimin e parë kjo këngë!” “Ekzistoj” (2017) “Kjo këngë ka dy versione, ai klasiku që ka qenë pjesë edhe e festivalit të këngës do të ketë edhe një klip”./Panoramaplus.al

Pesë muaj pas infektimit nga Covid-19, Eni Koçi tregon pasojat të cilat po i vuan ende

Këngëtarja, Eni Koçi para pak kohësh zbuloi se kishte kaluar covid-19 dhe nuk kishte patur ndonjë shqetësim.Mirëpo duket se poblemet më të mëdha ajo po i kalon tani pas infektimit. Së fundmi ajo ka treguar se edhe pse kanë kaluar 5 muaj nga periudha e infektimit asaj nuk i është kthyer shija dhe nuhatja.


“Nëse ndonjëri prej jush e ka kaluar covid-in, ju lutem më tregoni a ju është kthyer shija dhe nuhatja. Kam 5 muaj që pres të më kthehet dhe asgjë. E vetmja gjë që ndjej është një shije tmerrësisht e keqe e ndonjë ushqimi”-ka treguar këngëtarja për ndjekësit e saj.

Gjithashtu Eni ka publikuar në Instastory  dy foto ushqimesh teksa shpreson që ti shijojë sado pak dhe mos ndjejë më shijen e keqe.

“Po më vijnë shumë mesazhe dhe e shoh që paska shumë persona me të njëjtin hall. Halli im kryesor nuk është mungesa e erësapo shijes por fakti që ndjej një shije dhe erë të keqe në çdo gjë. Tani dëshira ime është që të mos ndjej fare as shije as erë që të mund të konsumoj ndonje ushqim normal. Për kthimin në normalitet nuk po pretendoj”

Tefta Radi nena ime Korçare,babai nga Leskoviku /Jeta ime nje aventure brenda dhe jashte ekranit

Nga një vajzë çapkëne dhe dashur, Tefta Radi u kthye në një ikonë e ekranit të TVSH-së. Rastësia e një kolegu për të provuar zërin e saj e çoi atë drejt kësaj rruge të gjatë dhe të mbushur me aventura. Dëshira e saj dhe e prindërve ishte që ajo të bëhej doktoreshë, por kjo nuk u realizua.

Gazetaria për të u kthye në një pasion, të cilin e ka dhe sot, duke mos e ndarë kurrë gazetarinë e terrenit nga gazetaria e të qenit folëse në studio. Është njeri që e do shumë jetën dhe lufton që ta jetojë atë sa me bukur. Ne një intervistë ekskluzive për gazetën “Tirana Observer”, Tefta Radi rrëfen në detaj jetën e saj, që nga fëmijëria e deri tani.


Si e kujtoni fëmijërinë tuaj?

E kujtoj gjithnjë me nostalgji. Edhe pse jetesa nuk kishte standardin e sotëm, mendoj se kam kaluar bukur fëmijërinë time. Mendoj se kam kaluar gjithë stadet që duhet të kalojë një fëmijë. Kam qenë një fëmijë e hedhur, e shkathët. Mezi prisja që të vinin pushimet. Prindërit kanë qenë të ngarkuar në punë dhe sa vinte vera me pushimet e shkollës na çonin pranë gjyshërve. Gjysmën e kohës e kalonim në një fshat të Korçës, në Biranj, fshat që unë e kujtoj me nostalgji: përroin ku laheshim, ku ndihmonim gjyshet, ndërsa gjysmën e kohës e kaloja në Leskovik, te prindërit e babait.

Nëna ime ishte korçare, kurse babai nga Leskoviku, të dy nga jugu. …Kujtoj gjyshet tona me të cilat jemi rritur me shumë dashuri. Ato nuk përtonin të na gatuanin më të mirën që dinin të bënin: lakrorët, për shembull Korça i ka zanat. S’përtonte gjyshja ime, nuk përtonte as dajica, siç i thonë në atë anë nuses së dajës, edhe pse ne mblidheshim shumë, pasi ishim shumë nipër e mbesa nga qyteti. Më ka mbetur ne mendje lakrori me kumbulla të egra, i pjekur me saç.

Ne, fëmijët, shkonim nëpër ato kodrat, përreth përroit, mblidhnim shkarpa, ndihmonim dajicën, në kooperativë tek shkonim duhanin. Kemi bërë çdo lloj pune. Kemi bredhur dhe zbathur, dhe jemi gjakosur, dhe kemi hipur nëpër pemë, po edhe kemi vjedhur ndonjë kokërr mollë. Mblidhnim qershitë ndihmonim të bëhej likoja. Gjyshet tona kishin sëndukët që vinin një erë shumë të mirë. Përpiqeshin të ruanin ndonjë liko, ndonjë pekmez.

Dhe ne bënim, ç’bënim, do t’i vidhnim gjyshes nga një lugë pekmez. Harronim që ishim fëmijë dhe lëpiheshim duke pikuar përdhe. Gjyshja i shihte pikat e pekmezit. “Po prapë ma keni vjedhur”,- thoshte… I kemi provuar të tëra, kemi parë atë buzëmbrëmje, kur ktheheshin bagëtitë, atje në sokak.

Mësuam nga gjyshet si të gatuajmë, të bëjmë një gjë të veçantë, unë kam gatuar që në klasë të tretë, të katërt, mamanë e kam pasur tërë jetën në shëndetësi. Pra ishte një fëmijëri që na ka lënë të tëra hapësirat. Unë jam marrë me basketboll, megjithatë nuk u zgjata kurrë. Njerëzit kur më kanë parë nga ekrani më kanë përfytyruar më të bëshme seç jam në të vërtetë.

Ç’mendim keni për fëmijët e sotëm?

Kam një mbesë pesë vjeç, Vanesën, të cilën e shkëputa këtë vit nga e ëma që jeton në Gjermani dhe e mora të rrijë pranë meje. E para për të mësuar lirshëm shqipen, për ta folur atë bukur, për të komunikuar, sepse nëse nuk di gjuhën, nuk ka si të komunikojë dhe si të na dojë. Ne, gjithashtu do të ndjehemi të huaj mes njëri- tjetrit. Vitet ikin shpejt, por mbi të gjitha për ta jetuar fëmijërinë edhe ashtu e pavarur nga prindërit. Kur kujtoj veten time fëmijë, mbaj mend që mezi prisnim të vinin pushimet.

Ishim mësuar të shkëputeshim nga prindërit që të vegjël, ishim mësuar që luanim çfarë do lloj loje që ofronte koha, larg këtyre lojërave elektronike, që ka sot, të cilat për mua janë të lodhshme. Ia zënë gjithë kohën fëmijëve para një kompjuteri, për t’i dhënë dhe për të nxënë më shumë se sa duhet, edhe pse nuk e ka moshën, për ta larguar nga ajo liri e fëmijërisë, për ta bërë atë për të mos i kaluar këndshëm etapat fëminore.

Të bredhë, të rrëzohet, të vritet, të hipë në një pemë, të lahet në një lumë. Jam për një lloj edukate spartane, në kuptimin e asaj që fëmija duhet të krijojë pavarësi, të bëhet i zoti i vetes, të dijë të çajë në jetë edhe kur gjendet përballë vështirësisë të dijë të dalë prej saj, të bëhet i përgjegjshëm për jetën dhe për atë që e pret. Në këtë aspekt do të kujtoj prindit e mi.

Them se ishin të fortë, ne sot jemi nostalgjik më shumë se sa duhet ndaj fëmijëve tanë në këtë aspekt jemi me të dobët, përpiqemi t’u plotësojmë çdo dëshirë duke mos i lënë ata të mendojnë që vërtet ka liri dhe të drejta në këtë botë, por ka dhe përgjegjësi, përballë të cilave duhet të jemi të gjithë njësoj, detyrim dhe përgjegjësi në familje dhe në shoqëri, në komunitet e kudo. Në këtë aspekt do t’i referohem, për shembull fëmijëve të Ledi Dianës.

Nëse në jemi nostalgjik dhe përpiqemi t’ua vëmë bukën me tabaka përpara, do të kujtoj se çfarë edukate marrin ata, kur i shikojmë ne ata, prindër nëpër fermat e tyre, stallat e derrave, duke u shërbyer kafshëve. I kemi parë të venë në fronte lufte të bëjnë ushtri, të venë në Afganistan të shkojnë në Afrikë, atje ku është vuajtja, ku është mjerimi, të kontribuojnë dhe këtë e shikoj vërtet si një hap shumë cilësor.

Çfarë u mungon? Pse e bëjnë? Për ta njohur realitetin në të gjithë hapësirën. Dhe unë jam për këtë gjë. Dëshiroj që fëmija të ketë pavarësi, të njohë botën të dijë të bëj gjithçka, jeta nuk është vetëm një shkollë, më një shkollë nesër mund të jesh pa asgjë. Në këtë shoqëri të globalizuar, në këtë shoqëri ku dalin me mijra të arsimuar në universitetet, mendoj se nuk është mjaftueshëm. Njeriu duhet të përpiqet t’i bëjë ballë jetës, të ketë një zana, të dijë të bëjë diçka ndryshe nga ajo që ka marrë në shkollë.

Cilat kanë qenë ëndrrat dhe dëshirat e fëmijërisë? E kishit menduar se një ditë do të bëheshit gazetare?

Hamendësime se mund të bëhesha gazetare nuk e kam kaluar nëpër mend. Kam mbaruar gjuhë letërsi. Babai im kishte shumë dëshirë që unë të bëhesha mjeke, kam qenë një nxënëse dhe një studente shumë e mirë, dua të them këtë, se aq sa kam qenë e prapë kam qenë dhe me vullnet ndaj librit.

Kam qenë shumë frikacake, por e ndjeshme, më ziente gjaku. Sa isha trime e fortë në lojëra, në shoqëri, dy pika gjak edhe sot më zënë po t’i shikoj. Imagjino që fëmijëve të mi nuk i kam shkuar kurrë për t’u bërë një vaksinë. Kjo ishte dhe arsyeja pse nuk u bëra doktoreshë.

Si u gjendët në gazetari dhe konkretisht në RTSH?

Në gazetari unë u gjenda fare rastësisht. U diplomova në fushën e letërsisë, në mësuesi. U emërova në Pukë, në Fushë-Arrëz. Në shkollën e mesme një pasion i veçantë ishte dhe mësuesia. Për Fushë-Arrzin ruaj nostalgji, për ata njerëz të cilët ishin të varfër po kishin një zemër të madhe. Akoma vazhdoj të ruaj kontakte me ish nxënësit e mi.

Ishte rastësia, një kolegu im që mbulonte emisionet e rinisë vjen në shkollë të mesme për të bërë një emision, i pëlqeu zëri im dhe më ftoi në një konkurs që organizoi “Radio Tirana” të cilin e fitova. Domethënë kam hyrë në fushën e gazetarisë fare rastësisht. Më vonë u kthye në një pasion, të cilin e kam dhe sot. Duke mos e ndarë kurrë gazetarinë e terrenit nga gazetarinë e të qenit folëse në studio.

Ndonjë kujtim të veçantë nga këto 30-vjet punë?

Unë kujtime kam shumë të bukura dhe të hidhura. Gazetaria ashtu është, do ndeshesh me shumë tipe, me shumë karaktere, të jesh e pranishme në shumë ngjarje tragjike, të hidhura e të gëzuara. Do të kujtoja ngjarjet e ‘97-ës të cilat do t’i quaja një nga vitet më të errëta që pas ‘90-ës, do të kujtoja ‘98-ën shumë pak do t’i ndaja këto dy vite nga njëri- tjetri për nga përmasat e tragjedisë. Kur e mendoj ndonjëherë, më duket si një tragjedi-komedi me pasoja për këtë vend.

Ku qëndron sekreti i të lexuarit në mënyrë të rrjedhshme dhe pa gabime?

Nuk mund ta quaj ndonjë sekret, në fakt dhe në shkollë jam vlerësuar në këtë drejtim, jam vlerësuar për hartimet e bukura, deri në gjimnaz hartimet e mija lexoheshin para klasës, shumëkujt i pëlqente dhe diksioni im, mënyra e të lexuarit, por asnjë herë nuk e kisha çuar nëpër mend se do të përfundoja në ekranin e TVSH-së.

Ju i keni provuar të dy sistemet që ka kaluar vendi ynë. Si ndryshon gazetaria nga njëri sistem politik në tjetrin ?

Shyqyr që erdhi ky sistem për hapësirën, për lirinë, për mundësitë e shumta që ofron. Atëherë kishe një media ku ne rezervoheshim shumë në atë që bënim, në zgjedhjen e të intervistuarit i cili duhet të ishte i qethur i rruar, të mos kishte elementë të shfaqjeve të huaja, siç quhej atëherë. Vitet ‘90 –‘91 për mua kanë qenë vitet e një gazetarie të ndërsjelltë.

Sot edhe gazetaria është shumë e politizuar. Ekranet janë shumë të rënduar nga politika. Mund ta quajmë gazetari të njëanshme djathtas ose majtas. Sot lajmet në përqindjen më të madhe të tyre bëhen brenda unazës. President, qeveri, Parlament dhe forcat politike. Nëse ka 10 ngjarje politike, nuk ka pse të pasqyrohen të 10-ta. Gazetarët sot nuk lodhen fare, vijnë kasetat gati të filmuara, vijnë sinkronet, vijnë tekstet e shtypura. Ende nuk e kuptoj mire se çfarë lloj gazetarie është kjo.

Si e kujtoni momentin tuaj të parë kur keni dalë në TV?

Emocionet janë të pranishme, por unë nga natyra jam tip i qetë, jam njeri që i marr me shumë gjakftohtësi gjërat, nuk kam reflektuar kurrë para publikut emocion pasiguri. Në drejtimin e veshjes kam qenë shumë fanatike, kam pasur rreth 20 xhaketa edhe pse ishte koha që nuk kishte, të cilat edhe sot i mbaj në dollap. Nuk i kam përdorur kurrë në jetën e përditshme. Ekranin e kam konsideruar si të shenjtë. Dhe para ekranit unë duhej të isha kreko, si i thonë, të mos më lëvizte qimja. E kam respektuar ekranin, se nëse nuk e respekton ekranin mos prit të të respektojë publiku.

Si vendosët të shkëputeshit nga bota e ekranit?

Nga bota e ekranit pjesërisht u shkëputa vetë, pjesërisht më shkëputën, e kam nostalgji, pasi mund të kisha dhënë akoma, sepse dhe në botë folësit kanë një moshë për të qenë më të besueshëm, për të qenë më të pranishëm te spektatori, sjellin një përvojë dhe një logjikë të lajmit të fituar në kohë, por Shqipëria kjo është.

Ku mendohet për çdo gjë, se kur vjen në pushtet gjithçka duhet të fillojë nga e para, ose mendon se çdo gjë nis atje, ku vijnë ata. Kjo i ka bërë që në shumë media të ketë njerëz, që vërtetë janë shumë të mirë për të bërë këtë punë, por ka dhe nga ata që janë fare të pa vlefshëm.

Nuk mund të mohoj vlera, nuk mund të mohoj një rini të sotme që ka informacion të shumtë. Por nuk mund të japë atje ku do. Duhen drejtuar atje ku të japin më mirë dhe ku të jenë më të vlefshëm për ekranin, sepse ekrani është një gjë gjigante që të ngre ose të përplas përdhe. Prandaj mendoj dhe të rinjtë duhet të jenë më kërkues ndaj vetes. Është kollaj të dalësh në ekran, po sa i zoti je që ta mbash atë, sa i zoti je të bësh teleshikuesin për vete.

Si është jeta juaj jashtë kamerave?

Jam një njeri që e dua jetën shumë, e kam dashur dhe vazhdoj ta dua, nuk jam nga ata që them: “e mo, kur të më vij le të më vijë”. Dua të jetoj gjatë, jam gjithë kohës në lëvizje e përkushtuar ndaj punës, por dhe ndaj lirisë time. Është një kohë ku unë po gjej hapësirë për ta shijuar jetën më shumë sepse duke qenë nënë më dy fëmijë dhe duke dalë njëherësh në ekran, ka qenë një privim i madh ndaj lirisë, sidomos në informacion kur nuk kemi njohur festa dhe mendoj se u kam hyrë në hak fëmijëve, familjes, në përgjithësi.

Megjithëse unë jam një njeri më shumë vullnet, që nuk iu kam lenë gjë mangët, që nga gatimet, pastërtia dhe çdo detyrimi tjetër familjar apo shoqëror, po gjithsesi liria ime ka qenë shumë e kufizuar. Tani më pëlqen të shijoj jetën në gjithë hapësirën që ajo më krijon, më pëlqen të shikoj një film, më pëlqen të dal fundjavave jashtë Tiranës, të shijoj gjelbërimin. Unë nuk kam lënë vend të Shqipërisë dhe të diasporës pa shkelur, por jeta familjare është tjetër, kur del me bashkëshortin, me fëmijët, me shoqërinë, kur je e lirë për të bërë atë që do.

Meqë po flasim për familjen, si është Tefta si nënë dhe si bashkëshorte?

Raportet prindër-fëmijë, janë raporte prindër-fëmijë, kur në mes është dashuria pa kufi, por jo pa këshilla. Këshillat e prindit janë gjithmonë të vyera. Unë sot po shkoj 60 vjeçe dhe i kujtoj dhe në biseda me shoqërinë, edhe kudo këshillat që na jepnin prindërit tanë. Natyrisht unë nuk mund të vendos në vullnetet dhe dëshirat e tyre, por këshilloj dhe jam pak e rreptë. Franko është më ,pak i rreptë se unë, është më liberal. Nga natyra unë jam më kërkuese e kam njohur më thellë realitetin dhe jam më e ndjeshme ndaj problemeve.

Jeni e vetmja gazetare që i qëndroni besnike pamjes tuaj. Pse?

Më ka pëlqyer të kem një imazh në ekran dhe jam për atë që njeriu të këtë gjithmonë një portret sidomos në informacion se emisionet artistike janë tjetër gjë. Të punuarit në informacion, më ka bërë që të kem një imazh, ndoshta dhe ky imazh më ka bërë që njerëzit edhe pse jam shkëputur nga ekrani të mos më kenë harruar. Më pëlqen të jem shumë e natyrshme në marrëdhënie me njerëzit me shoqërinë, më pëlqen të jem shumë sportive, që të mos rri e ndrydhur se po më prishet fustani apo këpuca. Ashtu sikur jam shumë shik në vendet që e kërkojnë një gjë të tillë.

A jeni përpjekur të dilni jashtë studios së lajmeve dhe të drejtoni një spektakël?

Po kam drejtuar dhe spektakle, madje dhe spektakle artistike në Neë York një koncert të bukur të Aurela Gaçes, kushtuar të mëdhave të këngës; Vaçe Zelës dhe Nexhmije Pagarushës. Kam drejtuar një koncert për te famshmin Luk Kaçaj, kam qenë e suksesshme, kam drejtuar, kam provuar të gjitha zhanret televizive, kam tentuar dhe ia kam arritur. Jam njeri që i vë qëllime vetes dhe i realizoj. Kur kërkoj ta bëj një gjë e arrij.

Si reagoni ndaj shikimeve të njerëzve kur ju kaloni në rrugë?

Në përgjithësi jam e qeshur, i mirëpres pse jo, ndoshta afrohem jap dhe muhabet, më pëlqen gjithmonë të njoh njerëz të rinj, nuk ka qenë fudullëku në natyrën time ose qenia vip dhe mbajtja e distancës ndaj njerëzve.

Të jesh bashkëshortja e një artisti. A ka ndikuar kjo në jetën tuaj?

Ka ndikuar që e kemi pasur kohën të kufizuar dhe jemi përpjekur që ta mbështesim shumë njëri- tjetrin, në veçanti me fëmijët. Kemi pasur të dy biçikleta, kemi vrapuar njëri në çerdhe tjetri në kopsht me fëmijët mbrapa. Frankos i ka takuar më shumë të merret me fëmijët sidomos në periudhën e shkollës, në fillimet e tyre, të jetë më pranë fëmijëve, për shkak të punës kam qenë më e zënë në orët e pasdites dhe të mbrëmjes. Them se Franko ka kaluar pjesën më të vështirë me fëmijët./urban news/

Blogerja bën rrëfimin prekës: Si të planifikosh një shtatzani kur vuan nga epilepsia

Blogerja braziline, Camila Coelho ka treguar së fundmi në një rrëfim prekës, se si ja del të jetoj me sëmundjen e saj dhe me dëshirën e madhe për t’u bërë nënë.

“Unë u diagnostikova me epilepsi kur isha 9 vjeçe, menjëherë pasi pata krizën e parë, në shtëpinë e një shoqeje. Dora ime filloi të mbyllej vetë dhe, menjëherë më pas, më ra të fikët. U zgjova në spital dhe mjeku më shpjegoi se kisha epilepsi (e njohur edhe si disrhythmia). Gjendja ndodh si rezultat i një vene në trurin tim që ndalon së punuari për një sekondë, duke çuar në një krizë.


Kur isha fëmijë, nëna ime shqetësohej se do të përballesha me bullizëm ose stigmatizime, kështu që unë i thashë vetëm rrethit tim të ngushtë familjar për krizat që kisha. Vazhdova të jetoja në heshtje me gjendjen time ndërsa rritesha.

Kështu ndodhi, derisa zbulova të fshehtën time me epilepsinë në shkurt të vitit të kaluar, kur mbusha 31 vjeç. Për habinë time, përfundimisht të flisja për jetën me epilepsi si një e rritur, ka qenë një nga vendimet më të mira që kam marrë.

Vetëm kur fillova planifikimin për shtatzëni, vendosa ta ndaja diagnozën time publikisht.

Unë isha duke menduar për të mbetur shtatzënë, por u shqetësova nëse mund ta bëja gjatë kohës që merrja edhe ilaçe për epilepsinë, të cilat parandalojnë pasjen e krizave, ose nëse duhet të ndërpres krejtësisht mjekimin. Unë kam pasur një marrëdhënie të komplikuar me ilaçet e mia për epilepsinë gjatë gjithë jetës sime. Ndihem shumë më mirë kur i marr ilaçet, tani që jam e rritur, por nuk ndihesha gjithmonë kështu.

Gjatë viteve të adoleshencës, diagnoza ime më bëri të ndihesha ndryshe dhe thjesht doja të përshtatesha.

Për shembull, nuk isha në gjendje të festoja ose të pija me miqtë e mi, pasi alkooli mund të ndërhyjë në efektet e ilaçeve të mia. Njerëzit më bënin pyetje si: “A ke frikë nga pirja e alkoolit? Ose “A ka diçka që nuk shkon me ty?”

Unë isha e pasigurt për këtë, dhe pasi je e vetëdijshme për diçka, çdo koment i vogël për të mund të ndikojë te ti. Ishte gjithashtu koha kur unë isha zhvendosur nga Brazili në Scranton, Pennsylvania, kështu që ndihesha edhe shumë ndryshe nga miqtë e mi, duke u përpjekur të përshtatesha me një vend dhe gjuhë të re – pothuajse me një botë të re.

Shkoja në shtëpi, shtrihesha në shtrat dhe mendoja: Pse mua? Përfundova në një vend shumë të errët dhe ndalova marrjen e ilaçeve pa i thënë nënës sime ose mjekëve. Përfundova duke pasur një krizë në shkollë para miqve të mi. Mbaj mend që u zgjova në spital, e frikësuar dhe duke qarë si një fëmijë. As që mund ta shikoja në sy nënën time. U ndjeva shumë e turpëruar. E dija që kisha rrezikuar jetën time. Po sikur të kisha përjetuar një krizë kur isha duke i dhënë makinës ose zbritur nëpër shkallë?

Tani që jam rritur, e kuptoj sa me fat jam që ilaçet e mia kanë mbajtur nën kontroll epilepsinë. Në fakt, hera e fundit që pata një krizë ishte tetë vjet më parë, kur u përpoqa të lija ilaçet (nën këshillimin e mjekut tim) për të parë nëse ende kisha nevojë për to, dhe rezultoi që kisha nevojë.

Nuk e kam ndalur mjekimin që atëherë, sepse stili im i jetës nuk ma lejon diçka të tillë. Kaloj shumë orë duke punuar në markën time të modës dhe linjën e bukurisë, Elaluz, dhe gjërat mund të bëhen stresuese. Stresi është një shkaktar kryesor për gjendjen time, prandaj është më mirë ta marr mjekimin.

Por unë gjithmonë kam ëndërruar të jem nënë dhe të kem fëmijë. Unë e kam ditur që kur isha më e re se do të duhet ta planifikoja atë dhe të punoja me mjekët, sepse ilaçet kundër krizave mund të shtojnë rreziqe në shtatzëni, si për shembull mund të shkaktojnë defekte të lindjes.

Ndërsa përpiqesha të merrja një vendim, vendosa që të flisja me të tjerët rreth situatës sime mund të më ndihmojë të lidhem me njerëz që kanë kaluar diçka të ngjashme.

Duke folur sinqerisht për frikën time për të mbetur shtatzënë ndërsa isha me ilaçe, rezultoi të ishte gjëja më e mirë që mund të kisha bërë.

Reagimet që mora ishin të paçmuara. Shumë gra më njohën me historitë e tyre rreth epilepsisë, shtatzënisë dhe fëmijëve të shëndetshëm. Ato histori më dhanë shpresë dhe më ngushëlluan zemrën. Kishte edhe njerëz që më shkruan duke më thënë se i kisha frymëzuar të tregonin historitë e tyre dhe kjo e bëri vendimin tim për të folur (megjithëse më duhej një kohë e gjatë) aq të vlefshëm.

Tani për tani, unë jam ende duke u përpjekur për të planifikuar shtatzëninë. Gjatë vitit të kaluar, kam qenë duke testuar ilaçe të ndryshme që mjekët më thonë se janë më të mira për shtatzëninë dhe mendoj se jemi 90 për qind afër gjetjes së duhur.”/Elle/ 

Rita Ora dedikim emocionues për të ëmën në ditën e saj të lindjes: Asnjë fjalë s’mund ta përshkruajë atë…

Ditën e sotme nëna e Rita Orës, psikiatria e njohur Vera Ora ka ditëlindjen. Mes urimeve të shumtë që ka marr në këtë ditë speciale, veçojmë atë të vajës së saj, Ritës. Rita Ora me anë të një postimi në rrjetet sociale uroi nënën e saj me fjalët më të ëmbla të shoqëruar me disa imazhe që kanë realizuar ndër vite. “Asnjë fjalë nuk mund ta përshkruajë atë. Ajo është e papërshkrueshme por ajo ka edhe një zemër te mrekullueshme. Ajo është e mrekullueshme në gjithçka, dhe ajo është nëna ime”.

“Gëzuar ditëlindjen faleminderit që ishe mikesha ime më e mirë. Dhe duke më bërë të buzëqesh në momentet që mendova se nuk do mundesha përsëri. Sot është dita jote”, ka shkruar Rita Ora.

https://www.instagram.com/p/CKJWoyEjv22/?igshid=1rvqntejhzjuu

Duke pirë verë, Xhemi Shehu publikon për herë të parë fotografi romantike me partnerin nga Korça

Xhemi është një nga ato personazhe që i pëlqen t’i ndajë gjërat e bukura në Instagram, por jo kur është fjala për bashkëshortin,Visin, te cilin e kemi njohur vetëm nga fotot e paparacëve. Por Xhemi ka vendosur të bëjë publike një copëz nga disa momente romantike me të, edhe pse me kursim të madh.Ata janë duke pirë verë nën shoqërinë e njëri tjetrit dhe dikush u ka bërë një foto ne Korçë teksa po bënin selfie.

Foton romantike e ndau me ne, kurse selfie-n do ta mbajë për vete, ashtu si të gjitha fotot e tjera me Visin.


Ava Max: Krenohem që jam shqiptare. Premtoj se shumë shpejt do të vij në Shqipëri!

Ajo është pa diskutim një nga shqiptaret më të suksesshme në arenën ndërkombëtare.Me prejardhje nga Qeparoi i Sarandës, por e lindur dhe rritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Amanda Ava Koçi, e njohur artistikisht si Ava Max, u rrit nën dëshirën për t’u marrë me muzikë, ndoshta pa e menduar se një ditë do të bëhej një yll internacional.

Ishte pikërisht viti 2018 kur bota u njoh me talentin e saj, që me këngën debutuese “Sweet but Psycho”, arriti që të godasë fort në zemrat e publikut, duke arritur që kënga e saj të dëgjohet jo më pak se një miliardë në atë që njihet si platforma më e madhe e muzikës në botë, Spotify.Sukseset e Ava Max gjatë vitit që lam pas ishin të panumërta. Albumi i saj debutues “Heaven and Hell” i cili doli në shitje është albumi i tretë më i dëgjuar i vitit i një artiste femër në Spotify. Ajo gjithashtu përgjatë gjithë vitit është nominuar në ngjarjet më të mëdha muzikore si “MTV Video Music Awards”, “People’s Choice Music”, dhe “LOS 40 Music Awards”, ku në këtë të fundit u shpërblye edhe me çmim.


Ava Max vjen në një intervistë ekskluzive për Telegrafin duke rrëfyer për sukseset e shumta që shijoi gjatë vitit 2020, vështirësit për të arritur aty ku është si dhe planet për të vizituar trevat shqiptare në një të ardhme të afërt…

Ava Max, ti je një nga shqiptaret që ka arritur majat e suksesit në muzikës. Na trego pak si po e shijon suksesit e të qenit një yll ndërkombëtar?
Së pari, është me të vërtet kënaqësi e jashtëzakonshme të përzgjidhem “Personazhi i vitit në muzikë’. Jam e nderuar të marrë këtë epitet, posaçërisht në një kohë te çmendur si ky vit. Mendoj se pjesa më e bukur nga njerëzit që më kanë njohur mua, muzikën time (dhe stilin tim interesant të flokëve) është se unë kam një platformë të madhe për të shpërndarë muzikën time. Ajo çka unë dua është të performoj dhe të bëj njerëzit të ndjehem mirë me muzikën time dhe duke ditur se muzika ime prek miliona njerëz gjatë ditës më bën të ndjehem jashtëzakonisht mirë.

Në vitin 2020, ju keni publikuar albumin tuaj të parë debutues “Heaven & Hell”, i cili është albumi i tretë më i dëgjuar i një femre në Spotify për vitin 2020. Na fol pak më shumë rreth albumit dhe sa jeni e kënaqur që është pritur mirë nga fansat?

Ju premtoj se nuk do ta filloj çdo përgjigje duke thënë se ‘Kjo ishte çmenduri’! Por në fakt, kjo ishte me të vërtet një çmenduri. Jam e tejmbushur nga emocioni duke menduar për të. Kam shume dashuri për fansat e mi (Avatars-at e mi).

“Heaven & Hell” është një album rreth dualitetit. Bëhet fjalë për tensionin mes së mirës dhe të keqes, së drejtës dhe së gabuarës, mes po-së dhe jo-së. Unë mendoj se të gjithë e ndiejmë atë tension çdo ditë në mënyrën se si veprojmë, atë që themi dhe veprimet që zgjedhim – është një nga ballafaqimet më të mëdha të jetës. Më pëlqen ta ekspozoj atë përmes muzikës time – dhe ju mund ta shihni atë në shumë tituj si: “Sweet but Psycho” apo “Kings and Queens”. Unë dua që muzika ime të jetë himnike dhe fuqizuese dhe kjo është ajo çfarë ka ky album. Unë dua që njerëzit të vallëzojnë. Unë dua që njerëzit të ndjehen të fortë sikur të mund të marrin ëndrrat e tyre në dorë. Kjo është ajo që unë vendos në muzikën time.

“Sweet but Psycho” ishte definitivisht kënga që ndryshoi jetën tënde. Si ndjehesh për suksesin e kësaj kënge edhe tri vite pasi pas publikimit?
Ende ndjehet sikur ka dalë tash edhe pse kanë kaluar tri vjet që kur është lansuar. Ndjehem sikur kënga doli dhe bota më tha: “SHKO!” Unë vërtet nuk jam ndalur që atëherë (përveç mos udhëtimit gjatë kësaj pandemie). Unë kurrë nuk kam dalë jashtë Shteteve të Bashkuara para se ta publikoja “Sweet but Psycho” dhe tani, në një kohë shumë të shkurtër, unë kam udhëtuar pothuajse në të gjithë botën.

“Sweet but Psycho” gjithmonë do të mbajë një vend shumë të rëndësishëm në zemrën time – jo vetëm për shkak të asaj që është bërë për mua, por edhe sepse kurrë nuk lodhem nga ajo. Edhe pas tri vitesh po gjej mënyra të reja për ta performuar. Gjithashtu, kur shikoj kënaqësinë në fytyrat e njerëzve kur lëshohet kënga, ajo ndjenjë nuk harrohet asnjëherë.

Ne kemi lënë prapa një vit të vështirë. Si ishte viti 2020 për ty?
2020 ishte padyshim një vit i vështirë për mua, por unë jam ende tepër me fat. Pavarësisht nga pandemia, unë ende mund të bëja shumë gjëra dhe të qëndroja e lidhur me botën përmes muzikës time. Unë isha në gjendje të punoja vazhdimisht, që është më shumë sesa shumë njerëz mund të thonë, kështu që ndjehem e përulur dhe me fat që jam në gjendje të vazhdoj të bëj atë që bëj unë.

Megjithatë, 2020 ishte shumë më ndryshe nga se kam pritur të ishte. Isha gati të udhëtoja, do të bëja turneun tim të parë dhe, më e rëndësishmja, do të kthehesha në Shqipëri (premtoj se do të jem atje së shpejti). Jeta ime gjatë vitit 2020 ishte kryesisht komunikim me ‘zoom’ – shumë komunikim me ‘zoom’. Të gjitha vendet ku isha gati të isha personalisht tani po flisja gjithashtu por përmes kompjuterit. Shumë ndryshe, por unë u adaptova sikur të gjithë që jemi mësuar me këtë dhe përfundimisht gjeta normalen time të re. Si të gjithë të tjerët, mezi pres deri sa të kthehemi në normalitet, por e vlerësoj shumë atë që më ka mësuar ky vit – më ka mësuar të ngadalësoj dhe të jem mirënjohëse për atë që kam. Gjithashtu më ka mësuar të bëj që të dashurit e mi të dinë se i dua dhe jam këtu për ta. Kam kaluar më shumë kohë me familjen time të ngushtë sesa kam pasur më parë dhe jam e lumtur që kam bërë këtë gjë.

Në çfarë jeni duke punuar aktualisht? Cilat janë projektet e reja që presim nga ty këtë vit?
Më shumë muzikë. Shumë më shumë muzikë! Jam e emocionuar vetëm duke menduar për të. “Heaven & Hell” ishte vetëm fillimi. Mezi pres t’i tregoj botës atë që kam ruajtur për vitin 2021. Dua të vazhdoj t’ju befasoj dhe t’ju premtoj se muzika që do të vijë në vitin 2021 (dhe ka shumë) do ta bëjë pikërisht këtë.

Kemi dëgjuar që ju kurrë nuk keni qenë në Shqipëri ose Kosovë. A keni në plan të vizitoni vendin tuaj të origjinës?
Po, po dhe po! Ndjehem sikur e kam thënë tani për vite me radhë dhe i kam thënë vetës hajde pra, është koha të shkoj atje! Kështu që po – premtoj se do të vij në Shqipëri. Prejardhja ime është shumë e rëndësishme për mua dhe atë se kush jam tani. Prindërit e mi u zhvendosën këtu nga Shqipëria dhe ma kanë ngulitur këtë krenari të pabesueshme për vendin tonë. Mezi pres të vij!

Ti gjithmonë i ke treguar botës me krenari që je shqiptare. Si është reagimi i të tjerëve kur e thua këtë. Cili është ‘feedback’-u që e merr kur u tregon të tjerëve për rrënjët tua shqiptare?
Ka shumë femra të forta në muzikë që po marrin vëmendjen – të gjitha nga Shqipëria. Njerëzit vazhdojnë të pyesin, “çfarë ka në ujë atje?” hahaha, kjo më bën të buzëqesh. Në ditën dhe epokën e sotme, është e rëndësishme t’i pranoni diferencat dhe prejardhjen. Mamaja ime gjithmonë thoshte se nuk mund ta dini se ku po shkoni pa e ditur se ku keni qenë.

Ka kaq shumë këngëtare shqiptare të suksesshme në industrinë e muzikës botërore si: Rita Ora, Dua Lipa dhe Bebe Rexha. Çfarë mendimi ke për to dhe kohë më parë Bebe ju ftoi të gjithave për një bashkëpunim. Çfarë ndodhi më pas?
Një bashkëpunim me të gjitha ne femrat nga Shqipëria do të ishte një ëndërr absolute. Kur Bebe Rexha më ftoi për një bashkëpunim unë isha gati të kuptoj diçka! Ne në fakt jemi bërë miq dhe kemi qëndruar afër që nga ajo ftesë. Le të shohim se çfarë na pret në të ardhmen sa i përket një kënge nga të gjitha ne – Unë ju thashë se ka shumë muzikë të re që do të vij në vitin 2021.

Si është një ditë e zakonshme për Ava Max?
Do të doja të të thoja se ka një ditë të zakonshme për mua, por, pavarësisht se jemi akoma në pandemi, nuk ka. Dita fillon me kafe, natyrisht. Ju nuk do të donit të më shihni derisa ta kem pirë kafen time, haha. Bëhem gati dhe pastaj ose do të hidhem në studio për të punuar në këngët e mia të reja ose do të zhytem në intervista promovuese në ‘zoom’. Unë gjej kohë për veten time gjatë gjithë ditës (që kam zbuluar se është tepër e rëndësishme) për të bërë palestër ose për të ecur në mal. Nëna ime më telefonon rreth shtatë herë për t’u siguruar që po ha dhe pi ujë sa duhet. Dhe kjo është e gjitha! Dita është më dinamike kur jam duke udhëtuar nga qyteti në qytet por gjatë karantinës është më pak e çmendur.

Thënia juaj e jetës?
Asnjëherë mos kini frikë të jeni ndryshe dhe kurrë mos kini frikë të jeni ata që jeni (edhe nëse ai përkufizim ndryshon çdo ditë).

I’m Ava Max, faleminderit shumë që ishe pjesë e kësaj interviste. Ju jeni përzgjedhur nga ne si “Personazhi i vitit në industrinë e muzikës”, për shumë suksese tuaja dhe në veçanti albumit “Heaven and Hell”. Për fund, cili do të ishte mesazhi, apo urimi juaj për të gjithë shqiptarët anë e kënd globit për Vitin e Ri 2021?
Thjesht dua që të gjithë (sidomos shqiptarët) të ndalen dhe të buzëqeshin. Të përqafojmë këtë vit dhe atë që na ka mësuar dhe të kujtojmë se do të kthehet në normalitet gjithçka dhe të gjithë do të jemi më të fortë se kurrë. Unë nuk mund të ju falënderoj mjaftueshëm për nderin e jashtëzakonshëm që më keni bërë duke më zgjedhur si ‘Personazhin e vitit në industrinë e muzikës’. Kjo është absolutisht e mrekullueshme për mua, unë ju premtoj se do t’ju bëj të gjithë krenarë. Ju dua!

Më kishin filluar simptomat……Infektohet me Covid moderatori famshëm shqiptar

Moderatori i njohur i ‘Top Channel’, Isli Islami është infektuar me COVID-19. Lajmin e dha mëngjesin e sotëm, moderatorja Ori Nebiaj në emisionin ‘Wake Up’. Ori kujtoi edhe momentet me Islin, para se ky i fundit të rezultonte pozitiv. “Përgjatë gati një viti unë dhe Isli kemi intervistuar shumë njerëz të prekur nga Covid-19 jo vetëm për të informuar publikun sesi të sëmur ky virus, i cili ka gjunjëzuar botën por edhe për të shuar kureshtjen e atyre që nuk ishin prekur ende nga Covid siç ishim dhe unë e Isli.


Shpesh madje bënim dhe shaka me njëri-tjetrin se cilin do të kapë të parin, cili do të ishte më i fortë ndaj virusit. Për të qenë fare fare e sinqertë mes meje dhe Islit ai që mund të quhet si me ‘gjermani’ për sa i përket masave ishte Isli. Unë për shembull ndonjëherë harroja ta dezinfektoja mikrofonin, por Isli kurrë. Megjithatë për ta kaluar me batutë dua të te them Isli Islami se bastin e fitova unë. Ti u infektove para meje kurse unë dola më e fortë”, rrëfeu Ori.

Në një lidhje Skype për “Wake Up”, Isli zbuloi se edhe nëna e tij është infektuar me Covid, teksa bëri të ditur se gjendja e tyre shëndetësore është e mirë. “Mua më kishin filluar simptomat më herët, por prisja tamponin të isha më i sigurt. Meraku më i madh ishte për nënën time. Edhe nëna ime rezultoi pozitiv me Covid-19, por jemi në gjendje të mirë”, tha Isli. Ndërkohë, nuk munguan as batutat nga Ori: “A do ishte ky rasti t’i konfirmonim publikut se sa herë ne rezultojmë të veshur njësoj nuk flemë bashkë”?

“Ka dhe raste dhe ti e di shumë mirë, që edhe burrë e grua në të njëjtin shtrat bashkëshortor dhe është infektuar vetëm njëri. As ky nuk është rasti kur njerëzit të binden se ne nuk flemë bashkë”, tha Isli duke qeshur.

“Kam qarë”, Fjoralba tregon se një i ftuar e ka ngacmuar s*ksualisht

Në rubrikën “Trotuar” në “E Diell”, sot u diskutua në lidhje me sekretet. Moderatorja Fjoralba Ponari vendosi të tregonte një ndodhi në fillimet e para të saj në televizion.Fjoralba tregoi se kur ishte pjesë e “Top Arena”, një i ftuar e ka ng acmuar s*ksualisht në prapaskenë, ngjarje të cilën ajo e ka përjetuar shumë keq duke qarë.

“Kur kemi qenë ne te ‘Top Arena’, ku ka qenë eksperienca e parë e vërtetë e imja televizive. Nuk kisha eksperiencë, nuk dija si të sillesha në momente të caktuara dhe kam patur një personazh të ftuar që ishte pa filtra, gati gati në prapaskena gjëja shkoi në ngacim s*k sual.

Pas kësaj kam marrë në telefon Ervin Kurtin, kam qarë me kokërr të lotit. Pa i thënë askujt, kisha vendosur që të largohesha nga Top Arena, ka shumë që shkelin mbi gjemba, por do ia marrësh dorën. Ka qenë Ervini që më ka nxjerrë në shina”, tha ajo.


Video/ Alketa Vejsiu po ideojmë një film me Timo Fllokon

Të dy duke u përqafuar, Alketa Vejsiu ka risjellë në një video aktorin Timo Flloko, bashkëshortin e bashkëpunëtores së saj Vera Grabocka. Alketa premton se bashkë me Timon janë duke ideuar një film e ku do të luajnë të dy.

Alketa Vejsiu :“Me Aktorin më të mirë , Timo Flloko që e dua shumë shumë. Po ideojmë një film bashkë!?

Woddy Allen sikur ta dish ccfarë aktori ke humbur për filmat e tu.

Muzika në sfond nga Midnight in Paris, një nga filmat që më shumë dua??”, shkruan Alketa Vejsiu në postim.


Bora Zemani feston ditëlindjen dhe nuk do ta besoni sa vjeç mbush

Bora Zemani është padyshim një nga moderatoret më simpatike të ekranit. Ajo na shoqëron nga e hëna në të premte me “Përputhen”, ndërsa të dielën me “Përputhen Prime”.

Këtë të shtunë Bora feston 29-vjetorin dhe ka marrë urime të shumta nga miqtë dhe fansat.Por, ndryshe nga herat e tjera, Bora këtë herë e ka festuar ditëlindjen në xhirime të emsionit “Përputhen”.

Moderatorja ka publikuar dy foto në Instagram, krahas së cilave ka shkruar:

Ja si kalohet ditelindja! Me xhirimeeee
Faleminderit per çdo urim! Më keni mbushur zemren plot!
, ka shkruar Bora.


Sukseset ne skene nuk kane fund per Dua Lipën,tashme vjen me udhëzime vallëzimi ( VIDEO)

Sukseset e vitit të kaluar po vazhdojnë ta ndjekin Dua Lipën edhe në vitin 2021.Dua Lipa, ka publikuar një video të realizuar së bashku me revistën ‘Vogue’ si pjesë e ‘Homeschool series’, ku i mëson të tjerët se si të kërcejnë.

Në video shihet Dua Lipa e cila tregon se gjatë gjithe jetës i kanë thënë se ka lindur për të vallëzuar dhe se të tjerët nuk do të jenë si ajo.

Aktorja Monika Lubonja: 2020-ta, një nga vitet më të këqija dhe të dhimbshme për mua

Aktorja e famshme shqiptare, Monika Lubonja e ka konsideruar 2020-ën si një nga vitet më të dhimbshme dhe më të këqija të jetës së saj për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Rreth dy muaj më parë ajo u infektua nga COVID-19 dhe e konsideroi “një luftë mes vdekjes dhe jetës”.

Ndërsa rrëfeu se pandemia ka ndikuar edhe në karrierën e saj si aktore.


Ajo u shpreh se nuk mund t’i bënin shfaqjet në teatër, si edhe publiku nuk mund të ishte i pranishëm në skenë.

Monika Lubonja shprehu lumturinë për mbarimin e vitit 2020 dhe se është gjithë shpresë për vitin e ri që sapo kemi hyrë.

“2020-ta për mua ka qenë pak e dhimbshme do të thoja, sepse nga profesoni që kemi u kufizuam shumë, shfaqjet që ne kemi nuk mund t’i bënim më në teatër, spektatori s’mund të ishte i pranishëm por edhe aktivitetet e mia private, që lidheshin me fëmijët ishin gati të pamundura këtë vit për shkak të kësaj sëmundje që ra. Këtë vit nuk e kam përjetuar mirë, do e quaja si një nga vitet më të këqija dhe më të dhimbshme të jetës sime. Sa mirë që kaloi dhe jam tërë shpresë për 2021-shin. Ngjyrën jeshile nuk e heq më,”- u shpreh aktorja në emisionin “Rudina”.

Pas infektimit me COVID, Monika Lubonja e bëri publik lajmin vetë me anë të një postimi në Instagram ku u bënte apel prekurve që të tregonin kur janë me COVID.

Ajo u shpreh se duke e mbajtur të fshehtë infektimin, po “vrasim njëri-tjetrin”.

Aktorja shkroi se kush nuk e ka provuar sëmundjen nuk i kupton efeket e saj, por sipas saj të prekurit e dinë që kjo është “një luftë dhe është një luftë e ashpër mes jetës e vdekjes.” / Panoramaplus.al/

Frikë nga infektimi me Covid/ «Unë kam qenë i mbyllur në shtëpi për një vit. Vaksinë për covid? Do ta bej

Unë dhe Klaudia jemi mbyllur praktikisht brenda në shtëpi prej një viti. Na e kanë sjellë dhe veshjen me vija si të burgosurit”. Pa i lënë mënjanë shakatë, Adriano Celentano rrëfeu në një lidhje telefonike surprizë tek “Domenica In” se çfarë pasojash ka pasur pandemia për të dhe të shoqen Claudia Mori.

Legjenda e muzikës italiane pohoi për prezantuesen e njohur Mara Venier se nuk ka bërë kurrë vaksina në jetën e tij. Por me sa duket, edhe kjo situatë është bërë tepër e lodhshme për të, dhe kërkon t`i rikthehet sa më parë normalitetit. Për këtë arsye, siç pohoi dhe vetë, ka pranuar që të vaksinohet së bashku me të shoqen.


Këngëtarja shqiptare publikon foton provokuese në mes të dimrit

Ose është një foto e vjetër galerie ose Enca është arra-tisur diku larg, në një vend me diell dhe kohë plazhi.Këngëtarja bukuroshe ka publikuar në rrjete sociale një foto ku shihet me bikini rozë tejet se ksi. Ajo që bie në sy është qendrimi pr ovokues i Encës dhe format e kolme që e karakterizojnë. Komentet janë nga më të ndryshme, por shumë ia vënë në pah gjo ksin shpë rthyes, për të cilin “nuk ka re çipeta” që ta mbajë.

2021 Mood, Shumë Diell & Shume Plazh vepra titullohet Bukuri Natyrore, shkruan Enca krahas fotos.