SUVENIRE

Qyteti i serenatave i dashurise, artit, i birrës, i kulturës apo Parisi i Vogël një destinacion që nxit çdo vizitor për ta prekur dhe shijuar nga afër

 

Me një sens të pakufijshëm mikpritje Korça renditet si një nga qytetet më të dashura për vizitorët, të cilët përveç se shijojnë bukurinë dhe gjallërinë që ka qyteti në ditë feste, mësojne rreth kulturës dhe historisë së tij. Korça falë numrit të turistëve ka marrë një sërë epitetesh prej tyre. Qyteti i serenatave i dashurise, artit, i birrës, i kulturës apo Parisi i Vogël e kanë shndërruar Korcën në një destinacion që nxit çdo vizitor për ta prekur dhe shijuar nga afër. Është shumë e vështirë për të gjetur diçka që nuk të lë një përshtypje të mirë në qytetin juglindor.

Turistët thonë se nuk kanë sesi të largohen nga Korça pa shijuar gatimet tradicionale të saj. E kur turistët duan të zgjedhin kuzhinën më të mirë, padyshim që zgjedhin Shtëpine e Birrës, aty ku birra e parë shqiptare shijohet nën shoqerinë edhe të ushqimeve tradicionale. Birra Korça është e vetmja preferencë e turistëve të cilët ndihen si në shtëpinë e tyre në ambjetin e ngrohtë, me mikpritjen dhe shërbimin që ofron restoranti.

Korça ka treguar me krenari që di të jetë opsioni më i mirë për çdo turist që e zgjedh dhe jo vetëm për festa.

Përgjatë vitit 2019 Korça mendohet te jete vizituar nga 80 mijë turistë. Muaji Dhjetor i cili nuk është llogaritur në numërimin e fundit është me i frekuentuari çka do të thotë se mbi 90 hotele dhe bujtina që operojnë në qytet janë prenotuar muaj më parë. Qyteti i qeshur mikpritës dhe plot jetë në juglindje të Shqipërisë, të fton ta vizitosh, të mësosh më shumë për kulturën dhe traditat e tij, dhe për të kuptuar se përse shumë njerëz zgjedhin Korçën për të kaluar pushime dhe festa të bardha e të begata.

Në Korçë të çojnë këmbët, dëshira dhe kureshtja për të qenë deshmitar i bukurisë dhe paqes që e pushton qytetin në këtë periudhë të vitit. Vizitorët realizojnë fotot e ëndrrave dhe shijojnë paqen dhe ngrohtësinë që të fal ky qytet edhe pse në temperatura të ulëta.Ky qytet merr një tjetër magji për festat e fundvitit, duke u shndërruar në nje nga destinacionet më të preferuara për shqiptarët dhe turistët e huaj.

Korçarët dhe Dibranët preferojnë të ecin në këmbë, tironsit dhe durrsakët nuk dalin nga shtëpia pa makinë

 

Korça dhe Dibra janë qarqet me numrin më të ulët të automjeteve në vend. Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, dibranët janë përdoruesit më të pakët të makinave në vend, pasi atje numërohen vetëm 103 automjete për 1000 banorë.Por nuk mbeten pas korçarët, ku referuar INSTAT, përllogaritet të ketë vetëm 112 makina për 1000 banorë që jetojnë në qarkun e Korçës. Me sa duket dibranët dhe korçarët preferojnë të ecin pak më shumë në këmbë se pjesa tjetër në vend.

Në vend të tretë për numrin e ulët të automjeteve në raport me popullsinë është qarku i Elbasanit, ku për vitin 2018 kishin në përdorim 116 makina për 1000 banorë.

Nga ana tjetër edhe pse Kukësi është cilësuar si qarku më i varfër i vendit, kur vjen puna të numri i automjeteve, në vitin 2018 kishin 130 automjete për 1000 banorë, me një diferencë të konsiderueshme nga qarku i Dibrës që renditet i fundit, raporton monitor.

Në qarkun e Fierit dhe të Beratit, në vend të pestë dhe të gjashtë, kanë përkatësisht 153 makina për 1000 banorë, ndjekur nga Gjirokastra me 171 makina për 1000 banorë, Vlora dhe Shkodra me 187, si dhe Lezha me 190 makina për 1000 banorë.

Nga ana tjetër Tirana dhe Durrësi mbajnë rekord për numrin e lartë të makinave, ku për vitin 2018 e tejkaluan numrin 200 për një banorë në këto qarqe, përkatësisht 201 për qarkun Durrës dhe 215 për qarkun e Tiranës.

Sipas INSTAT gjatë të dhënave tre vjeçare 2016-2018, vihet re se mjetet rrugore për pasagjerë për 1.000 banorë kanë një tendencë rritje në numrin e tyre. Qarku i Tiranës zë 38,3 % të mjeteve për pasagjerë.

Gjatë periudhës 2016-2018, qarku me rritjen mesatarisht më të lartë të numrit të mjeteve për pasagjerë llogaritur për 1.000 banorë është qarku i Kukësit me mesatarisht 10,3 % mjete për 1.000 banorë i ndjekur nga qarku i Dibrës me 10,1 % mjete për 1.000 banorë. Qarku me rritjen mesatarisht më të ulët të numrit të mjeteve për pasagjerë është qarku i Tiranës me 2,5 % mjete për 1.000 banorë.

Ndërkohë, për të njëjtën periudhë, qarku me rënien mesatarisht më të lartë paraqitet qarku i Gjirokastrës me 2,2 % mjete më pak për 1.000 banorë.

Historia e 400 familjeve shqiptare nga Korça në një qytet të SHBA-së

 

Një prej trashëgimtarëve shqiptaro-amerikanë, Gregori Stefon, tregon se ishin 400 familje shqiptare nga Korça që u vendosen atje në vitin 1900 dhe filluan të organizohen gjatë vitit 1915.Rreth kësaj periudhe u themelua kisha ortodokse shqiptare, duke u shndërruar në një qendër me rëndësi për komunitetin.

Shqiptare ne Shtetet e Bashkuara

Sot, komuniteti shqiptar i mirintegruar përbën pesë për qind të rreth 180 mijë banorëve të qytetit. Ky komunitet, i cili jep kontribut në fusha të ndryshme për zhvillimin e qytetit, ka luajtur një rol me rëndësi në prezantimin e Shqipërisë përmes ruajtjes së kulturës dhe traditave në pesë breza me radhë.

Pra, emigrantët shqiptarë përbëjnë rreth 5 për qind të rreth 180 mijë banorëve në qytetin e Usterit në Masaçusets. Ndërkohë shqiptarët e parë u vendosën atje në fillim të shekullit të kaluar, një valë e dytë e ardhur pas viteve ’90 ka pasuruar komunitetin dhe tani 5 breza shqiptarësh kontribuojnë në jetën e qytetit, duke ruajtur dhe përhapur gjithashtu traditën e tyre.

Keida Kostreci vizitoi Usterin këtë muaj dhe sjell reportazhin e mësipërm. /albinfo

Me dekret nga Macron, Ismail Kadare merr titullin ‘Oficer i Madh i Legjionit të Nderit’ në Francë

 

I jepet titulli i lartë shtetëror “Oficer i Madh i Legjionit të Nderit”2020 ka nisur mbarë për shkrimtarin Ismail Kadare, i cili është nderuar nga Presidenti francez Emmanuel Macron me titullin e lartë shtetëror “Oficer i Madh i Legjionit të Nderit”.Përmes një dekreti të posaçëm që mban datën 31 Dhjetor, Kadare e ka marrë këtë titull që e gëzojnë 250 personalitete në Francë.

Ismail Kadare

Legjioni i Nderit është dekorata më e lartë që jepet në Francë. Ky titull akordohet për trimëri në veprimet ushtarake ose për shërbim ushtarak 20-vjeçar të dalluar, por edhe në rastet e civilëve, kur puna e tyre ndikon në rritjen e reputacionit të Francës përmes studimeve, artit, shkencës, politikës etj.Në vitin 1996 Kadare u bë anëtar për jetë i Akademisë së Shkencave Morale dhe Politike në Francë. Në vitin 1992 u vlerësua me Prix Mondial Cino Del Duca; më 2005 fitoi Man Booker International Prize, më 2009 çmimin “Prince of Asturias Awards” për Artet, kurse në vitin 2015 Çmimin Jeruzalem.

Ismail Kadare

Një ndër fushat më pak të lakuara të veprimtarisë së Kadaresë janë përkthimet, hulli të cilën e nisi më 1955, kur shqipëroi poemat Lisi, Fëminija, Në pyllin afër fronit, Katjusha, Pranvera, etj. të shkrimtarit rus M. Isakovski. Autorë të tjerë të shqipëruar prej tij janë: Eskili, Heminguej, Pushkin, Majakovski, Eminescu, Gogol, Esenin, Mihallkov, Shçipaçov, Mickieviç, Buske, Sendrar, Bodler, Andrade, Vijon, Kejler, Seferis, Kavafis, Elitis, Li Bo, Du Fu, Jan Czjun etj.

Në medaljen e titullit është koka e Napoleonit, ndërsa nga mbrapa shkruhet motoja “HONNEUR” (nder). Urdhri është dekorimi më i lartë në Francë dhe është i ndarë në pesë shkallë të ndryshme: Chevalier (kalorës), Officier (oficer), Commandeur (komandant), Grand Officier (oficer i madh) dhe Grand’Croix (Kryqi i madh).

Mini-faza përgatitore, ja kur do të zhvillohet java e 18-të e Kategorisë Superiore

 

Pas mbylljes së javës së 17-të, skuadrat e Superiores, do të qëndrojnë plot 1 muaj pushim, ku do % zhvillojnë edhe mini-fazën përgatitore, teksa do të rikthehen për të luajtur, të mërkurën e datës 22 janar të vitit 2020, ku paraprakisht janë planifikuar të zhvillohen 5 sfidat e javës së 18-të.Në këtë javë spikat përballja mes Skënderbeut dhe Partizanit që do të jetë dhe kryendeshja e javës, ndërkohë që përballje tepër interesante pritet të jetë dhe sfida Tirana-Bylis.

Skenderbeu-Partizani

JAVA 18-të:

E mërkurë, 22 janar 2020

SKËNDERBEU-PARTIZANI

TIRANA-BYLIS

TEUTA-LAÇI

LUFTËTARI-KUKËSI

VLLAZNIA-FLAMURTARI

2020 një vit i brishtë, ja arsyeja përse shkurti ka 29 ditë një herë në katër vjet

 

Do të quhet një vit i brishtë, Viti i Ri 2020 i cili trokiti në mesnatë edhe në Shqipëri.Muaji shkurt do të ketë 29 ditë, një rregull ky që përsëritet një herë në 4 vite.

Por çfarë është një vit i brishtë?


Është një vit me 366 ditë, kjo e fundit shtohet për të rregulluar shtyrjen e stinëve. Nëse do të mbaheshin gjithmonë 365 ditë, do të mblidhej çdo 4 vjet, një ditë me vonesë.

Rregulli

Ajo e kalendarit gregorian thotë: «Një vit është i brishtë nëse numri i tij mund të pjesëtohet me katër, përjashtim janë vite shekullore, (që janë të përpjesëtueshme me 100,) që nuk mund të përpjestohen me 400”.

Tradita anglo-saksone


Në botën anglosaksone, viti i brishtë quhet Leap year, d.m.th Viti i kalimit. 29 shkurti është Dita e Shën Patrikut dhe sipas traditës është e vetmja datë në të cilën vajzat, mund t’i kërkojnë të të fejuarit të martohet me do.

Tradita e do që ajo të këtë 12 palë dorashka, një për çdo muaj, për të fshehur dorën pa unazë të vajzës.

Historia


Ishte Jul Cesari që e prezantoi ditën më shumë çdo katër vjet, kjo për të barazuar llogaritë me 6 orët që mbeteshin çdo vit sipas përllogaritjeve të astronomit të tij.

Ishte Papa Gregori XIII që me vendim papnor vendosi në 1582, të el iminonte 3 vite të brishta, kjo sepse ishte parë të spostim përpara, duke shtuar nga një ditë, çdo katër vjet, duke rrezikuar Pashkën.

Vit i brishtë, vit i trishtë


Romakët mendonin se viti i brishtë, ishte dhe vit i trishtë, që sillte epidemi dhe tragjedi të mëdha. Ndërsa të tjerë mendojnë që është dhe viti i balenës, sepse mendohet se balena lind çdo katër vjet. Vitet e brishta përkojnë dhe me realizimin e Olimpiadave.

Përse femrat u propozojnë meshkujve në një “vit të brishtë”?

“Viti i brishtë” njihet edhe si viti kur femrat mund të marrin guximin për t’u propozuar meshkujve për martesë. Legjenda daton në shekullin e 5-të, kur një murgeshë irlandeze, Shën Bridget u ankua te Shën Patrick se femrat duhet të prisnin shumë deri sa t’u vinte propozimi për martesë. Kështu, Shën Patricku vendosi t’u lejonte femrave të pyesnin ato meshkujt ë çdo katër vite.

Të lindurit në 29 shkurt


Mundësia për të lindur në një “vit të brishtë” është 1 në 1,461. Në vitet e zakonshme, të lindurit më 29 shkurt e festojnë ditëlindjen e tyre më 28 shkurt ose më 1 mars, por edhe këtu ka një debat. Disa sugjerojnë se të lindurit përpara mesditës së 29 shkurtit duhet ta festojnë ditëlindjen më datë 28, ndërsa ata që kanë lindur pas mesdite, duhet të festojnë më 1 mars.

Moj E Bukura More – Elsa Lila

 

Sipas filologut arbëresh, Dhimitër Kamarda, kënga e ka origjinën tek arbëreshët e Italisë, të cilët sipas studimit të tij, u detyruan të largohen nga toka greke duke lënë trojet e tyre në vendin e quajtur More. More është Peloponezi i sotëm i Greqisë. Sipas një studimi të botuar në Itali në vitin 1886, nga filologu arbëresh Dhimitër Kamarda, More është një trevë e madhe, së cilës grekët i kanë ndryshuar emrin dhe e kanë kthyer në Peloponezi. Kënga “O e bukura More” memorizon kujtesën e madhe të një atdheu të humbur. Sipas filologut arbëresh është një toponim i këtij vendi nga ku u larguan shumica e arbëreshëve të sotëm të Italisë.

Arbereshët e Italisë

Elsa Lila eshte shume aktive ne promovimin e muzikes shqiptare neper bote.

Ndersa një hit eshte dhe kenga “Moj e bukura more’eee “

Moj e bukura more’eee
Si te lash e me ste pash
Moj e bukura more
Si te lash e me ste pash

Si te lash, si te lash
Si te lash e me ste pash
Si te lash, si te lash
Si te lash e me ste pash

Atje kam un zonjen nan
Atje kam edhe tim at
Atje kam un zonjen nan
Atje kam edhe tim vlla

Elsa Lila

Atje kam atje kam
Atje kam un zonjen nan
Atje kam atje kam
Atje kam un zonjen nan

Moj e bukura more
Si te lash e me ste pash


E lule e lule
E lule e lule e paça paça
E nalu pak e nalu pak
Ende sa s’plasa

Se zemra ime, se zemra ime
Je ti vete
Se un per ty, se un per ty
Jape jete

E numer nji, e numer nji
Per fatin tone
Kjo zemra ime, kjo zemra ime
Po vajtone

Pa nalu pak, pa nalu pak
c’esht e vertete
Ka edhe lot edhe gezim ka
Ne ket jeteeeeeeeeeeeeee

Tifozja speciale e Kombëtares Shqiptare dhe e showbizit,tatuazh në vend intim,: Ja çfarë kuptimi ka …

 

Rike Roçi është një nga vajzat më të përfolur në showbizin shqiptar, njihet ndryshe edhe si tifozja më e zjarrtë e Kombëtares Shqipëtare, të cilën e ndoqi nga shkallët e stadiumit në Euro 2016 në Francë.Ajo njihet edhe për format e saj bombastike, ku nuk ngurron të provokojë shpesh herë ndjekësit me foto provokuese.

Rike Roçi tërhoqi shumë vëmendje disa muaj më parë, teksa publikoi një foto ku dallohej një tatuazh në pjesët intime të trupit.Ndërsa së fundmi e ftuar në “Top Channel” në emisionin “Shiko Kush Luan” Rike Roçi u pyet për këtë temë. Luana Vjollca i kërkoi të tregonte kuptimin e tatuazhit, ndërsa Rikja me sportivitet u përgjigj:

Rike Roçi

“Te cepi i bikinit dhe ka kuptim. Të kesh besim te vetja”, tha bukuroshja. Kujtojmë që Rike Roçi përveçse ish-banore në programin “Big Brother”, fitoi shumë famë në Kampionatin Europian të futbollit “Francë 2016”.

Ajo u shfaq në arenat franceze në mbështetje të Kombëtares shqiptare dhe u cilësua si një prej tifozeve më seksi të atij turneu.

Hani i Elbasanit në Pazarin e Korçës

 

Çdo njeri që ka vizituar së paku njëherë qytetin e Korçës, nuk ka sesi të mos ndalet te Pazari i Vjetër.Në Pazarin e Vjetër ndërtesat janë karakteristike dhe përfaqësojnë më së miri traditën dhe historinë e qytetit. Duke filuar që nga gurët e kalldrëmit, e deri te çatitë e shtëpive.

Hani i Pazarit

Teksa hyn në Pazarin e Vjetër të Korçës, nuk ka se si mos bjerë në sy një nga ndërtesat me të bukura.Askush nuk i reziston dot tundimit që të ofron “Hani i Pazarit”, ndërtesa 350-vjeçare. Ky han është restauruar tërësisht për herë të parë pas periudhes së diktaturës.

Por përsëri elementet tradicionale në stil dhe arkitekturë janë ruajtur me besnikëri.Nuk ka si të ndodhë ndryshe, dora dhe mendja e arkitektes Eda Kucaj, kanë bërë mrekullira.Me një hapësirë prej 730 metra katrorë.

Deri vonë kjo ndërtesë ka mbajtur emrin “Hani i Elbasanit” pasi në të vinin shumë tregtarë nga ky qytet.

Hani i Pazarit

Pas projektit të shndërrimit të madh të “Hanit të Pazarit” qëndron një arkitekte e zonja, e cila me iniciativën e saj ka marrë përsipër ta kthejë këtë vend në një nga pikat më atraktive të qytetit për turistët vendas dhe të huaj.

Hani i Elbasanit është ndërtuar në krahun e djathtë të rrugës kryesore që të çon tek pazari i Korçës. Ai është me dy kate dhe ka një oborr të brendëshëm, i cili është i rrethuar nga të gjitha anët me ndërtime. Në oborrin e kalldrëmuar ndodhet një pus i zakonshëm. Ky han ka një ndërtim tipik të haneve. Kati përdhe është i mbyllur, ai ka shërbyer për mbajtjen e kuajve. Në katin e sipërn ndodhen dhomat e fjetjes ose odat. Pjesa ballore e katit përdhe e ka pamjen nga rruga kryesore, në të cilën ndodhen dyqanet.

https://www.instagram.com/p/B6Ti-YUg63U/?igshid=omm1qvhpiy02

Në të dallohen dy faza ndërtimi që janë të ndryshmë për nga materialet e përdorura, teknika e ndërtimit dhe trajtimit arkitektonik. Në katin përdhe ka një rradhë të ndarash, të theksuara nga pilastra guri që përfundojnë me kapitele, mbi të cilat ngrihet korniza ndërmjet kateve. Secila ndarje ka hyrje më vete dhe dritare me pamje në oborr, të mbuluara me qemerë cilindrikë . Dyert e dritaret kanë korniza guri të gdhendura e në hapsirën midis tyre ka zgara hekuri dhe kanate metalike. Mbi të ngrihet kati i sipërm, me galeri të hapur e oda.

Hani i Pazarit

Kati përdhe i ndërtimit të fazës së dytë ka tipare të tjera, kurse kati i sipërm ka të njëjtin kompozim me pjesën tjetër të katit përdhe.Duke e krahasuar me hanet e tjera, nga ana e ndërtimit dhe dekorimit ky han është më i pasur, gjë të cilën e bën të dukshme edhe oborri i tij.

Çdo kush që do ta vizitojë këtë han, do ta ketë të vështirë ta harrojë dhe të pamundur mos të kthehet më.

 

Dimër ,Poezi nga Lasgush PORADECI

Shpirti im që sot u mbyll
Dhe gëzimin m’a përzuri.
Nëpër mal e nëpër pyll
Zu dëbora prej qëkuri.

Bjenë flokët një-nga-një
Mi katundin e shkretuar.
Dyke mardhur nënë të
Dheri fjet e ri mbuluar

Flet nga-dal e shpirti im,
Dhe në zi pikoj si fleta,
Pa me qit as pipëlim
Tërë fili, tërë jeta.

Në kaq heshtje-e qetësi
Ndjej vajtimthin e një shpesi:
Psherëtin me zë te ti
Jet’ e trembur se mos vdesi…

Holanda ndryshon emrin, ja si do të quhet që nga 1 janari

 

Qeveria e Amsterdamit ka vendosur të shfuqizojë toponimin e dyfishtë për të përcaktuar Mbretërinë e Holandës, e cila tani e tutje do të quhet vetëm Vendet e Ulëta.Emri do të ndryshojë në muajin janar, ku gjithashtu do të ndryshohet edhe logoja historike e përdorur në 25 vitet e kaluara për të promovuar këtë shtet, ajo e tulipanit ngjitur me emrin Holandë

Gjithçka nisi nëntorin e kaluar, ku ministrja e tregtisë, Sigrid Kaag, prezantoi këtë reformë. Ajo e promovoi duke pretenduar se ky vendim, do të ndërtojë një imazh më pozitiv për eksportet dhe do të shërbejë për tërheqjen e investimeve dhe talenteve në teknologji të lartë, sport dhe kulturë.

Por në fakt, ka arsye të tjera që fshihen pas këtij vendimi. Sipas autoriteteve të Vendeve të Ulëta, marka “Holandë” është tjetërsuar, sepse lidhet ngushtë me rrugën e dritave të kuqe të Amsterdamit, ku zhvillohet prostitucioni i ligjshëm dhe ku konsumohet lirisht marijuana.

Ekziston gjithashtu edhe një arsye tjetër, ajo gjeografike. Holandë quhen vetëm dy nga dymbëdhjetë provincat e këtij shteti dhe ky emërtim nuk mund të përfaqësojë të gjithë vendin.

Ky revolucion gjuhësor, do të adoptohet nga ministritë, ambasadat, universitetet, bashkitë dhe organizatat që bashkëpunojnë me qeverinë./ Opinion

Dashuria, ëndrra, shpresa kë të zgjidhja nga të tria dhe një natë lotin pyeta mu përgjigj… Dashuria – ELSA LILA

 

Të flisja gjuhët e gjithë botës
e të mos ndjeja dashurinë
do isha si një gur i heshtur këmbanë harruar në vetmi.
Të gjithë pasurinë e ndaja
të mos shihja varfëri
të digjej trupin do ta falja e le të bëhej hi.

Së ëndrrat edhe shpresat
pa dashurinë janë thjesht një iluzion
ndaj dua o njeri, t’i fal pak dashuri
pa të çfarë është kjo botë, a e kupton?

Elsa Lila

(refren)
Se loti që pikon,
një zemër lëndon
i vogël na duket, i madh sa një glob
o botë e di se ç’të mundon
se ka njerëz sot dhe duan vetëm lot

s’njohin dashurinë, s’njohin mirësinë.

Të flisja gjuhët e gjithë botës e të mos ndjeja dashurinë do isha si një gur i heshtur këmbanë harruar në vetmi.

Të gjithë pasurinë e ndaja të mos shihja varfëri të digjej trupin do ta falja e le të bëhej hi.

(Refreni)

Dashuria, ëndrra, shpresa kë të zgjidhja nga të tria dhe një natë lotin pyeta mu përgjigj… Dashuria – ELSA LILA

Marrë nga Muzike shqip nga Zamir Selimi

Filmi i preferuar i Krishtlindjeve e ka fshehur gjatë gjithë kohës të vërtetën

 

Një ndër filmat më të shikuar në botë dhe që pati një bujë të jashtëzakonshme sidomos në periudhën më të dashur të vitit, gjatë festave të Krishtlindjes dhe Vitit të Ri. Filmi u shfaq për herë të pare në vitin 1990, me skenar dhe producent John Hughes dhe me regji të Chris Columbus.

Home Alone

Aktori kryesor ishte Macaulay Culkin, në atë kohë një fëmijë që vodhi zemrat e gjithë teleshikuesve, me emrin e personazhit Kevin Mcallisten. Filmi ka nota komedie, ku dy hajdutë përpiqen të vjedhin një shtëpi,dhe pikërisht fati deshi që të vjedhin shtëpinë e Kevin-it. Por, për ta nuk do të ishte dhe aq të lehtë pasi Kevini do t’ju ngrinte kurthe nga të cilat nuk do mund të shpëtojnë aq kollaj.

I vetem ne shtëpi

”Home alone” u bë një ndër filmat më të preferuar për t’u pare gjatë Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri. Sigurisht, pas një sensacioni të jashtëzakonshëm në botë, u bë edhe në Shqipëri,ku Kevini u bë filmi më I ndjekur dhe më I dashur për publikun Shqiptar. Ai vazhdon të mbetet akoma një ndër personazhet më të preferuarit për ne.

Kanë kaluar 29 vjet që kur është bërë filmi Home Alone, pjesë e domosdoshme e festave. Ylli kryesor, Macaulay Culkin (39) ishte vetëm 10 vjeç kur doli filmi, ndërsa aktori e ekranizoi 8-vjeçarin Kevin McCallister në film, i cili rastësisht mbetet vetëm në shtëpi.

Home Alone

Për shkak se familja e tij është e madhe, prindërit e tij e harrojnë atë kur përgatiten për udhëtim. Djali shpejt bëhet shënjestër e hajdutëve që duan ta plaçkisin shtëpinë e tij, dhe ai bën çmos për t’i parandaluar ata që ta bëjnë një gjë të tillë.

Si të gjithë përmbajtjet e popullarizuara në botë, edhe ‘Home Alone’ është bërë viktimë e teorive të konspiracionit në forumet në internet.

Kështu, përdoruesit e Redditit e hapën temën dhe arritën në përfundimin se familja e kishte lënë qëllimisht Kevinin në shtëpi dhe se kjo mund të vërehej nga disa fakte delikate.

Home Alone

“Familja e tij e kontrolloi disa herë listën ndërsa po i ndanin bileta, kështu që Kevin as që ishte në listë”, – pohon njëri prej forumistëve.

Pas statusit të publikuar, disa shkuan edhe më larg dhe e filluan debatin nëse babai i Kevinit mund t’i kishte dërguar me qëllim hajdutët.

Bora “mbulon” Voskopojën, shikoni pamjet mahnitëse

 

Dukej se moti i ftohtë po e paralajmëronte dhe borën në rrethin e Korçës. Gjatë natë së djeshme, nën petkun e bardhë u “vesh” fshati turistik i Voskopojës.Banorët vendas por edhe turistët e pranishëm u zgjuan me një pamje mahnitëse.

Voskopoja

Voskopoja njihet si një vend shumë atraktiv për pushuesit, sidomos në kohën e dimrit, por dhe më rënien e dëborës turistët tashmë do kenë dhe një arsye më shumë për të shkuar.Voskopoja mbetet një nga qendrat më të rëndësishme kulturore, artistike e historike të Ballkanit, një perlë e kulturës Ballkanike dhe Europiane.
E veçanta e Voskopojës, janë objektet e kultit, kishat, të cilat i kanë shpëtuar deri diku rrënimit dhe këto janë: ”Shën Nikolla”, ”Shën Maria”, ”Shën Ilia”, manastiri i ”Shën Prodhromit”, ”Shën Thanasi”, ”Shën Mehilli”, të cilat janë monument kulture të kategorisë I dhe për të cilat në vazhdimësi është treguar kujdes për t’i restauruar dhe për t’i ruajtur vlerat arkitekturore të këtyre monumenteve.

News