Elvis Presley, një mbret i muzikës që solli shëmbëllimin e një gjenerate ndryshimesh të hovshme

 

Nga Albert Vataj

Ai lindi për të mbetur në memorien e muzikdashëve dhe jo vetëm, një legjendë. Një ikonë e muzikës, aktrimit dhe e modës. Një kumt i hireve dhe sharmit mashkullor, cilësi që vetëm e yshti për më lart yllin e tij. Elvis Presley kumtoi shëmbëllimin e një gjenerate. Krejtçka sendërton kreshtën e tij artistike është ngulm i një personaliteti, i forcës shpërthyese të energjive krijuese të një individi dhe njherash të një brezi, të cili ai i përkiste. Bota e viteve 60-70 do ta kurorëzonte atë mbret dhe idhull. Me të hedh hapin e parë një botëkuptim i ndryshtë për artin. Etja për të bukurën në një botë aspak të qetë, do të mbijetonte duke hedhur kësisoj ato themele mbi të cilat u hodhën muret e bedenave që lartojnë të tashmen e botës së muzikës. Elvis Presley lindi më 8 janar 1935 në Tupelo, Misisipi, SHBA. Vëllai i tij binjak, vdiq gjatë lindjes, duke e lënë Elvisin fëmijë të vetëm. Në vitin 1954, Elvis, 19 vjeç, filloi karrierën si këngëtar. Në fund të vitit 1955, ai ishte bërë i famshëm në mbarë botën. Elvis luajti në 33 filma të suksesshëm. Globalisht, ai ka shitur mbi një miliardë disqe muzikore, më shumë se çdo artist tjetër. Elvis Presley vdiq në shtëpinë e tij në Graceland, Memphis, më 16 gusht 1977.

Elvis Presley

Elvis Presley u më 8 Janar 1935 në ora 4:35 në mëngjes, Elvis Presley ishte një aktor dhe këngëtar amerikan me famë botërore. Ai konsiderohet si një ndër figurat kulturore më të shquara të shekullit të 20, dhe njihet edhe si “Mbreti I Rock and Roll-it” apo thjesht “Mbreti”.

Biografia

Presley kishte lindur në Tupelo, Mississippi, si një binjak-pa binjak, dhe kur ishte 13 vjeçar, ai dhe familja e tij u vendosën në Memphis, Tennessee. Karriera e tij muzikore filloi dikur më 1954, kur regjistroi një këngë me producentin Sam Philips nga Sun Records. Në bashkëpunim me kitaristin Scotty Moore dhe basistin Bill Black, Presley ishte ndër themeluesit e rokut, me uptempo, back beat me elemente të muzikës country dhe R&B. Ai u menaxhua nga Kolonel Tom Parker për më se dy dekada, me kontratën e nënshkruar nga RCA. Kënga RCA e parë e Elvisit , “Heartbeat Hotel”, u lansua në Janar 1956 dhe u bë hiti numër 1 në SHBA. Ai fitoi titullin “Mbreti I Rock and Roll-it” pas një serie të suksesshme të paraqitjeve të tij në televizion dhe rekordeve të tij prijëse në top listat. Interpretimet e tij energjike të këngëve dhe stili I tij provokativ, i kombinuar me talentin e madh e bëri atë shumë të famshëm dhe kontroverzal (të diskutueshëm).

Në Nëntor 1956, ai nxori filmin e tij Love Me Tender. Më 1958, u rekrutua nga shërbimi ushtarak. Ai vazhdoi karrierën e tij muzikore pas dy viteve, duke krijuar disa nga punimet e tij më të suksesshme komerciale para se të përkushtohej më shumë me filmat hollivudian si dhe albumet e tyre shoqëruese (vitet 1960), të cilat u përqeshën dhe u kritikuan. Më 1968, pas një ndërprerjeje shtatë vjeçare nga performancat e drejtpërdrejta, ai u rikthye në skenën me brohoritje të shumta për replikën e veqantë Elvis, e cila e dërgoi në një residensi koncertesh të zgjatura Las Vegase dhe një varg turnesh shumë fitimprurëse. Më 1973, Presley mori pjesë në koncertin e parë të transmetuar globalisht përmes satelitit, Aloha from Hawaii (Përshëndetje nga Hawaii). Disa vite abuzimi me drogë në formë barnash ndikoi në dobësimin e shëndetit të tij, dhe më 1977 ai vdes në moshën 42 vjeçare.

Presley është një ndër muzikantët më të njohur dhe më me ndikim të shekullit 20. Komercialisht I suksesshëm në shumë zhanre, duke përfshirë atë pop, blues dhe gospel, ai është solo – artisti më I shitur në historinë e muzikës me shitjet e regjistruara të vlersuara prej rreth 600 milion kopjeve në gjithë botën. Ai fitoi 3 çmime Grammy, dhe poashtu “Çmimin Grammy Të Arritjeve Të Jetës” (Grammy Lifetime Achievement Award), në moshën 36 vjeçare, dhe ka hyrë në sallat e shumta muzikore të famës.

Jeta e hershme

Presley u lind më 8 Janar, 1935, në Tupelo, Mississippi. I biri I Gladys Love (née Smith; 25 Prill, 1912 –14 Gusht, 1958) dhe Vernon Elvis Presley (10 Prill, 1916 – 26 Qershor, 1979), në shtëpinë dy-dhomëshe të ndërtuar nga babai I Vernonit si përgatitje për lindjen e të birit. Jesse Garon Presley, vëllau I tij identik-binjak, u dërgua I vdekur 35 minuta para tij. Si fëmijë I vetëm, Presley u bë shumë I afërt me të dy prindërit dhe formoi një lidhje veçanërisht të ngushtë me nënën e tij. Familja mori pjesë në një kishë Asambleja e Perëndisë, ku ai gjeti inspirimin fillestar muzikor.

Prejardhja e Presley-t ishte kryesisht një përzierje e Evropës Perëndimore, duke përfshirë skocezë-irlandezë, skocezë, gjermanë, dhe disa normanë francez. Stër-stër gjyshja e nënës së tij, Morning Dove White, ishte me shumë mundësi amerikane vendase. Nëna e tij ishte konsideruar si dominante në familjen e vogël. Vernoni u transferua nga një punë në tjetrën duke evidentuar ambiciet e vogla. Familja shpesh mbështetej në ndihmat e fqinjëve dhe ndihmat ushqimore të qeverisë. Prisley-t I shpëtuan tornados F5 të vitit 1936 në Tupelo. Më 1938, ata humbën shtëpinë pasiqë Vernoni u kap duke bërë çiftëzimin e një çeku të pronarit të tokës, Orville S. Bean, për të cilin ai kishte punuar. Ai pastaj shkoi në burg për 8 muaj, dhe Gladys dhe Elvisi qëndruan tek të afërmit.

Në shtator 1941, Presley hyri në klasë të parë në Lindjen e Konsoliduar Tupelo, ku mësuesit e vlerësuan si “mesatar”. Ai u inkurajua për të marrur pjesë në një konkurs këndimi pasi e habiti mësuesin e tij me një interpretim të këngës country “Old Shep” të Red Foley-t gjatë lutjeve të mëngjesit. Konkursi, I mbajtur në Mississippi- Panairi I Alabamës dhe Shfaqja Dairy më 3 Tetor, 1945, ishte performanca e tij e parë para publikut: i veshur si kauboj, 10 vjeçari Presley qëndronte I ulur në një karrige për të arritur mikrofonin dhe këndoi “Old Shep”. Ai doli në vendin e pestë. Pas disa muajsh, Presley mori kitarën e tij të parë për ditëlindje; ai kishte shpresuar për diçka tjetër, ose një biçikletë ose një pushkë. Gjatë viteve vijuese, ai mori mësime të thjeshta kitare nga xhaxhallarët e tij dhe nga pastori i ri i kishës së familjes. Presley kujtonte, “Mora kitarën, dhe I shikoja njerëzit, dhe unë mësova të luaja pak. Por nuk do të këndoja kurrë në publik. Isha shumë I turpshëm për diqka të tillë.”

Duke hyrë në një shkollë të re, Milam, për klasën e gjashtë në Shtator 1946 , Presley mbeti vetëm. Një vit më pas ai filloi të sillte kitarën në baza ditore. Ai luante dhe këndonte gjatë drekës, dhe shpesh ngacmohej nga nxënësit e tjerë të cilët e quanin “fëmija që luante muzikë të pagëdhendur”. Familja deri atëher po jetonte në një lagje të madhe afrikano-amerikane. Ai u ndihmua nga një shok klase, vëllau I të cilit kishte një stacion radioje të tijën dhe kërkonte që Elvis të luante për ndëgjuesit. Ai vazhdoi të merrte mësime për kitarë dhe me disa performanca të mëvonshme humbi frikën e performimit në publik. Gjatë kësaj kohe Elvis ishte vetëm 12 vjeç.

Adoleshenca në Memphis

Në Nëntor 1948, familja u shpërngul në Memphis, Tennessee. Pas banimit për afro një viti në shtëpi me qera, atyre I’u ofrua një apartament me dy dhoma gjumi në kompleksin banesor publik të njohur si Gjykata Lauderale.

I regjistruar në shkollën e mesme L. C. Humes, Presley mori vetëm një C në muzikë në klasën e tetë. Kur mësuesi I muzikës I tha atij se ai nuk kishte aftësi për të kënduar, ai solli kitarën e tij ditën tjetër dhe këndoi hitin e kohës, “Keep Them Cold Icy Fingers Off Me”, në mënyrë që t’i provonte të kundërtën. Një shok klase tregon më vonë se mësuesi nuk e vlerësonte llojin e tij të të kënduarit. Ai ishte zakonisht shumë i trembur për të performuar në mënyrë të hapur, dhe ishte keqtrajtuar herë pas here nga shokët e klasës që e shihnin atë si një “djalosh mamaje”.

Më 1950, ai filloi të luante me kitarë rregullisht nën kujdesin e Jesse Lee Denson, një fqinji. Ata dhe tre djem të tjerë ( dy pionierë të ardhshëm roku), vëllezërit Dorsey dhe Johnny Burnette formuan një kolektiv të lirë muzikor I cili luante herë pas here në Gjykatë –aty ku jetonin. Atë Shtator, ai filloi të punonte në Teatrin Shtetëror Leow. Pastaj punoi edhe tek Precision Tools, pastaj prap në Leow, tek Produktet e Metaleve MARL etj.

Gjatë klasës së dymbëdhjetë, Presley filloi të rrinte më shumë me nxënësit e tjerë, kryesisht për arsye të pamjes së tij: ai I rriti flokët e tij dhe I stilonte ato me vaj trëndafili dhe vazelinë. Në kohën e tij, ai shkonte tek rruga Beale, në qendër të Memphisit, dhe shikonte rrobat e bukura tek dritaret e dyqanit Vëllezërit Lansky. Në vitin e tij të fundit të shkollimit, ai I kishte veshur ato. Ai konkuroi në shfaqjen “Minstrel” të Humes-it në Prill 1953. Duke kënduar dhe duke luajtur në kitarë, ai hapi shfaqjen me : “Till I Waltz Again With You” hiti I kohës për Teresa Brewer. Presley kujtonte se çfarë reputacioni I dha performanca e tij “Unë nuk isha I famshëm në shkollë … Dështova me muzikën-gjënë e vetme me të cilën dështova. Dhe pastaj ata më futën në shfaqjen e talenteve … kur shkova në skenë dëgjoja njerëzit tek gjëmonin dhe pëshpërisnin e kështu me radhë, sepse askush nuk e dinte se unë këndoja.I shte e mahnitshme se sa I famshëm u bëra më pas.”

Presley, I cili kurrë nuk kishte marrur mësime formale të muzikës ose nuk kishte mësuar të shkruante një të tillë, mësonte dhe luante me të dëgjuar. Ai poashtu shkonte tek dyqanet e rekordeve dhe dëgjonte muzikë. Ai I dinte të gjitha këngët e Hank Snow, dhe I donte shumë këngët arët country si Roy Acuff, Ernest Tubb, Ted Daffan, Jimmie Rodgers, Jimmy Davis, dhe Bob Wills. Jake Hess, këngëtar I muzikës gospel ishte njëri ndër performuesit e tij të preferuar I cili pati influencë të madhe në stilin e këndimin të baladave të tij. Ai ishte pjesëtar I rregullt I audiencës tek këndimet mujore All-Night në qendër të qytetit, ku këndonin shumë grupe gospele që reflektuan në influencën e muzikës shpirtërore të tij afrikano – amerikane. Ai e adhuronte muzikën gospele të këngëtares me ngjyrë Motrës Rosetta Tharpe. Si disa prej shokëve të tij, ai kishte marrur pjesë në vende të caktuara vetëm për audiencë të të bardhëve. Ai dëgjonte radio-stacionet vendase, si WDIA-AM, e cila luante muzikë spirtuale, blues, muzikë moderne, backbeat etj.

Shumë nga regjistrimet e tij në të ardhmen ishin të frymëzuara nga muzikantët lokal afrikano-amerikanë të tillë si Arthur Crudup dhe Rufus Thomas. B.B. King kujton se ai e kishte njohur Presley-n para se ai të ishte I famshëm, pasiqë ata të dy frekuentonin shpesh rrugën Beale Street. Me kohë ai u diplomua nga shkolla e mesme në qershor të vitit 1953. Presley kishte veçuar tashmë muzikën si të ardhmen e tij.

Regjistrimet e para

“That’s All Right“ , “Blue Moon of Kentucky“ , “I Don’t Care if the Sun Don’t Shine“ , “Good Rockin Tonight“ , “Milkcow Blues Boogie“ , “You’re a Heartbreaker“ , “I’m Left, You’re Right, She’s Gone“ , “Baby Let’s Play House“ , “Mystery Train“ , “I Forgot to Remember to Forget“ , “I’ll Never Let You Go (Little Darlin’)“ , “I Love You Because“ , “Trying to Get to You“ , “Blue Moon“ , “Just Because“ , “I Love You Because“ , “Harbor Lights“ , “Tomorrow Night“ , “When It Rains It Really Pours“ , “Satisfied“ , “I Got a Woman“ etj.

-RCA Records dhe Koloneli Tom Parker

Gjatë kohës kur Elvisi filloi të punonte me RCA Records dhe Kolonelin Tom Parker, nxorri shumë këngë të suksesshme dhe mori pjesë në shumë koncerte dhe programe live. Ishte tamam kjo koha kur ai po e çmendte publikun, dhe kur gjithqka sapo kishte filluar. Presley ishte duke shënuar suksese të njëpasnjëshme me këngën numër 1 “Heartbreak Hotel,” si dhe albumin numër një, Elvis Presley, dhe me kontratën e tij me Paramount Pictures—të gjitha më 1956. Me stilin e tij joshës, kërcimin, këndimin etj., ai u bë ikona e shfaqjeve televizive

Së shpejti, Presley ishte çdokund në radio, televizion dhe në ekranin ngjyrë gri (kinema) duke punuar si aktor dhe këngëtar. Mirëpo pas këtij suksesi ai u detyrua të merrte pjesë në shërbimin ushtarak 1957-1960.

Pak para se të kthehej nga Evropa- nga shërbimi ushtarak, nëna e tij e dashur, Gladys, kishte vdekur. Atij I’u mundësua kthimi në Memphis për funeralin e të ëmës. Thellësisht I mërzitur nga vdekja e së ëmës, Presley kthehet në detyrë. Gjatë qëndrimit në Gjermani, ai takon një adoleshente të re të quajtur Priscilla Beaulieu.

Presley u kthye më 1960 dhe vazhdoi karrierën dhe së shpejti u rikthye në majat e listave të muzikës me këngët e tij për filmin GI Blues. Ai vazhdoi të bënte muzikë dhe të aktronte në filmat si Blue Hawaii (1961), Girls! Girls! Girls! (1962) dhe Viva Las Vegas (1964). Edhe pse filmat ishin të kritikuar dhe të shikuar shumë, ata sollën shumë përfitime ashtu si edhe këngët e tyre. Nga vitet e 60-ta, gjithësesi, performuesi enigmatik humbi paraqitjen e tij para publikut. Për të provuar se ai ishte akoma “Mbreti I Rock and Roll-it”, ai u rikthye në skenë me specialen televizive më 1968, “68 Comeback.” Elvisi mahniti audiencën me performancën e tij, duke treguar talentin e tij si këngëtar dhe kitarist.

Jeta private

Gjatë kësaj kohe, jeta personale e Elvisit ishte duke u ngritur. Ai dhe Priscilla u martuan më 1967 dhe patën një vajzë, Lisa Marie, vitin tjetër.

Fatkeqësisht, kjo periudhë e ndritur nuk do të zgjate. Që nga vitet e 70-ta, martesa e Presley-ve po shuhej. Çifti u divorcua më 1973, dhe Priscilla mori kujdestarinë mbi Lisa Marie. Presley poashtu po shkonte drejt problemeve të tjera personale, duke përfshirë një interesimi të madh ndaj drogës në formë të ilaçeve; ylli I rokut njëherë I dobët kishte probleme me peshën, dhe jeta e tij mbaroi kur (supozohet) pësoi atak zemre nga problemet shëndetësore.

-Ai u varros afër varrit të babait, të nënës dhe të gjyshes së tij, në Graceland.

Burimi: Zanimalsise.com

3 poezi të pabotuara të Dritëro Agollit

 

Poezi të tjera të zgjedhura nga krijimtaria e shkrimtarit në vite. Botohen në shenjë kujtimi, respekti dhe nderimi me rastin e 2-vjetorit të largimit nga jeta.

Dy poezi të vitit 1988; jo shumë i largët si vit; në prag të këmbimit të sistemeve. Këto dy poezi janë mesa duket të fshehura e të pabotuara. Janë vitet e kritikës së tregimeve Nipi Plangprishës apo Martesa e papritur e Pasho Velçanit (1986).

Lutje natyrës

Natyrë,
Ftomë në gjirin tënd ngaherë,
Merrmë e prishmë prehje e paqe,
Thirrmë në vapë e në shi, në zheg e në erë,
Se s’dua të ble farmacive ilaçe.

Natyrë ,
Hiqmë nga farmacitë një orë e më parë ,
Ndamë nga diagnozat e shtira,
Që na caktojnë ca njerëz të marrë
Me frymë të ndotura dhe të pështira…

Natyrë,
Këto farmaci janë të shpikura në jetë,
Ato në vend të ilaçeve kanë fjalime të paketuara,
Që i pimë për t’u bërë të qetë
Ndaj halleve të trazuara…

Natyrë,

Të lutem, më bëj një të mirë,
Më hiq nga kjo botë, farmaci e pështirë!…

1988

***

Të lindet fëmija


Të lindet fëmija, pa emrin ia gjejmë brenda një dite!
Po prapë kjo s’është një punë aq e lehtë,
Se emrin njeriut ia vemë ta mbajë me vite,
Se emrin njeriut s’ia ndërrojmë si shkronjēn në letër.

Për nënën emri ka pak rëndësi në çastet e dhimbjes,
Madje dhe mendja tek emri s’i vete,
Mbi nënën ngrihet flaka e lindjes,
Dhe flaka e merr me vete.

Po prapë emri s’është një punë aq e lehtë,
Se vjen pas një flake që del nga zemra dhe hyn në zemër,
Ndaj nëna kërkon që fëmija në jetë
Emër të ketë dhe të bëhet me emër …

1988

 

Mblidhen harabelët”,e 135-a në radhë , mes të shumtave poezi të viteve ‘80 , dorëshkruar në një fletore shkrimi me logon Rilindja-Prishtinë.

Vajza e shkrimtarit mendon se nuk është botuar asnjëherë, “mbetet për ta verifikuar gjithsesi”, pohon Elona Agolli .

Mblidhen harabelët
Mblidhen harabelët vetëm me një cicërimë,
Mblidhen tufë e çepkasin grimëza e fletë,
Pastaj të gjithë largohen e krahët në gjeth fërfërijnë
E çukasin me sqepat e mprehtë.

Si mblidhen harabelët e vegjël pa ftesa?!
Si shkojnë secili pa urdhër në punët e tyre
Dhe s’duan as lajmërime , as shkresa,
Dhe s’kanë nevojë për shefa e përgjegjësa zyre?

Ne, njerëzit , bëjmë mijëra shkresa me vula
Me mijëra firma me shkronja si vemje,
Me mijëra zarfa me numëra e pulla
Dhe prapë mezi na shtyjnë këmbët në mbledhje.

Çudi! harabelët bëjnë në shesh miting menjëherë
Pa shkresa , vetëm me një cicërimë
Dhe janë në mbledhje plot shend e verë,
Ndërsa ne , njerëzit , mërzitur mbledhjeve rrimë.Na ishte dikur.

1985

 

 

“Vetëm gjuha e muzikës, verës dhe dashurisë nuk ka nevojë të përkthehet”.

 

Shkrimtari, publicisti, dhe anëtari i Akademise së Shkencave te Shqipërisë, Dritëro Agolli ka lindur në Menkulas të Devollit.

Me veprimtarinë e tij, Agolli konsiderohet ikonë e letrave shqiptare, duke sjellë risi në Letërsinë shqipe. Shkrimtari ka vdekur më 3 shkurt të vitit 2017 në Tiranë. Më poshtë janë disa nga thëniet më të mira të Agollit.

“Gabimi i një doktori varroset në tokë. Gabimi i një arkitekti bie në tokë, kurse gabimi i një mësuesi ecën nëpër tokë”.
“Vetëm gjuha e muzikës, verës dhe dashurisë nuk ka nevojë të përkthehet”.
“Nëse njeriu nuk ndjen as kënaqësi, as dhimbje; nëse nuk ndjen as gaz, as hidhërim, as shpresë, një gjë po jua them me ndershmëri dhe bindje, lëreni të vdesë”.
“Ka fjalë që qajnë dhe lotë që flasin”.
“Për të gjetur miqësinë e vërtetë kapërcehet lumi, për të gjetur dashurinë e vërtetë deti”.
“U zumë të dy aq shumë për punën Dhe s’flasim dhe s’vemë e s’vijmë! Eh, budalla! Edhe dhëmbët zihen me gjuhën, Zihen dhe bashkë rrinë”.

“Dashuria është një libër që e lexojnë të gjithë, por të paktë janë ata që arrijnë deri në faqen e fundit”. 
“Duaje gruan edhe me gabime, ashtu siç do një libër të bukur edhe me gabime shtypi”. 
“Dashuria nuk i dhuron, por i jep të gjitha. Ndofta kjo mund të mos jetë e përjetshme, por i përjetshëm mbetet çasti”. 
“E vërtetë e pabesueshme E mbajta në krah tërë ditën Edhe zemër i dhashë: ‘Mbahu!’ Të nesërmen ne fshat kur arritëm, U tha te tjerëve: ‘Më rrahu!’” 
“Jeta është e vështirë . Po vdekja ? Kur do të kthehet ndonjëri të na tregojë?”.

Një stadium me emrin Ronaldo, sulmuesi i Juventusit gati të bëhet legjendë e pavdekshme

 

Kristiano Ronaldo është një idhull për të gjithë portugezët, për shkak të sukseseve që ai ka arritu në gjithë karrierën e tij.

Me golin që shënoi ditën e djeshme kundër Luksenburgut, 34-vjeçari kapi shifrën e 700 golave në total, në të gjithë karrierën e tij futbollistike.

Karrierën e tij sulmuesi e nisi te Sporting Lisbona, klub të cilin ai nuk e harron kurrë, teksa gjithmonë flet mirë për këtë ekip. Tashmë drejtuesit e klubit portugez po mendojnë që ta bëjnë Ronaldon një legjendë të pavdekshme.

Sipas “Tuttosport”, tek Sportingu i Lisbonës po mendojnë që t’i vendosin emrin e lojtarit të Juventusit, stadiumit të tyre. Disa nga emrat janë “CR7 Arena”, “Cristiano Ronaldo Stadium” dhe ai që ka marrë pëlqimin e të gjithëve është emri “Jose Alvalde CR7”.

Diçka të tillë e ka pranuar edhe presidenti i klubit portugez, i cili në një intervistë është shprehur: “Është një hipotezë të cilën po e mendojmë të gjithë, padyshim që ne do të ishim shumë krenarë nëse diçka e tillë ndodh.”Panorama Sport

Krijimtaria e Kristaq Sotirit ,emigrimi në Shtetet e Bashkuara dhe rikthimi në vendlindje !

 

Krijimtaria e Kristaq Sotirit (1883 -1970), ndër fotografët më të njohur shqiptar, mund të ndahet në dy periudha: emigrimi në Shtetet e Bashkuara dhe rikthimi në vendlindje.

Mësimet e para për fotografi i merr në Korçë nga i kunati, Kristo Sulidhi. Emigron në Amerikë në fillim të shekullit XX ku pas disa kohësh e praktikash në ateliere fotografike, arrin të punojë në studion e fotografit të famshëm, George Steckel.

Pasi perfeksionohet në teknikat e fotografimit, në vitin1922 çel në New York studion e tij (📷1).

Kthehet në Korçë për të vizituar familjen, por sëmundja e së ëmës e detyron të vendoset përherë aty. Hap “Sotir Studio”- që do bëhej më e famshmja në qytet- fondalet dhe brenditë e së cilës i realizoi miku i tij, piktori Vangjush Mio

(📷2)Foto nga Vangjush Mio, 1926, stampim origjinal i autorit

(📷3)Sotiri është fotografi i qytetit

Pa titull, pa vit i personaliteteve të kohës

(📷4)Tefta Tashko, soprano, 1936, stampim origjinal i autorit

(📷5) fotografi e banesës së fotografit),i ngjarjeve !

(📷6)Fabrika e alkoolit në Drenovë, pa vit

Duke ndërtuar kështu një arkivë nga e cila sot trashëgohen rreth 14.000 negativë dhe 1.700 stampime origjinale, që përbëjnë bazën e punës së mjeshtrit.

©📷 Familja Sotiri

“Birra Korça” Historia e një simboli

 

Projekti i fabrikës “Birra Korça” u hartua nga një projektues italian në vitin 1928, me vendim të parlamentit të asaj kohe dhe me miratim të Mbretit Zogu I, me dokumente të firmosura nga Pandeli Evangjeli, Mit’hat Frashëri dhe avokati Mano. Fabrika e birrës filloi të ndërtohet në prefekturën e Korçës në tetor të vitit 1929.

“Birra Korça” u themelua nga investitori italian Umberto Umberti nga provinca e Valdobjodenit e Venecias dhe Selim Mborja nga fshati Mborje i Korçës.

Kështu, u krijua “Birra Korça sh. a.”, me një kapital prej 950 000 frangash ari, prej të cilave 600 000 franga i takonin Umbertos dhe 350 000 franga i takonin Selim Mborjes për truallin e fabrikës.

Kapaciteti prodhues i projektuar ishte 20 000 hl birrë/vit. Fabrika prodhonte birrë bionde, të zezë, ujë “Kristal” dhe akull. Procesi teknologjik i prodhimit të birrës për herë të parë u vendos nga inxhinieri teknolog gjerman Hebard Geraldine, proces që ruhet edhe sot.

Në vitin 1942 filloi ndërtimi i fabrikës së prodhimit të maltos, që përfundoi në vitin 1943.

Pas Luftës së Dytë Botërore dhe me vendosjen e pushtetit komunist në Shqipëri më 11 janar të vitit 1946, fabrika “Birra Korça” u shtetëzua, bazuar në ligjet në fuqi.

Kapacitetet prodhuese ndër vite kanë qenë:

më 1943: 600 hl,

më 1939: 10 000 hl,

më 1944: 8 100 hl,

më 1957: 46 300 hl, po kaq edhe në vitin 1958.

Ndërsa prodhimi maksimal prej 52 000 hl u arrit në vitin 1960, kohë në të cilën në Shqipëri u ndërtua “Birra Tirana”.

Pas çlirimit të vendit u rrit prodhueshmëria falë disa rikonstruksioneve në vitet 1955, 1957 dhe, më i rëndësishmi, më 1965./

22-Të këqijtë binden prej frikës, të mirët prej dashurisë.

 

Aristoteli është emri më embelmatik i filozofisë në periudhën antike greke.Disa nga thëniet më të njohura te tij….!


1- Është e vështirë që të ndodhë diçka pa një arsye, apo pa një parim.

2- Fillimisht ki një objektiv të qartë. Së dyti, gjej mjetet për ta arritur. Së treti përshtat mjetet.

3- Demokraci është atëherë, kur sundues janë të varfërit dhe jo të pasurit.

4- Shtresat e ulëta ngrenë krye për të qenë të barabartë, dhe të barabartët ngrenë krye sepse duan të jenë shtresë sunduese. Kjo është gjendja mendore që i krijon revolucionet.

5- Njerëzit i krijojnë zotat sipas vetes, jo vetëm për nga pamja, por edhe për nga mënyra e jetesës.

6- Edukimi i mendjes pa edukimin e zemrës, nuk është aspak edukim.

7-Miku i të gjithëve nuk është miku i askujt.

8- Një qytet i madh nuk duhet ngatërruar me një qytet të populluar.

9- Miku i vërtetë është një shpirt në dy trupa.

10- Të gjitha veprimet njerëzore kanë një ose më shumë prej këtyre shkaqeve: fati, natyra, detyrimi, zakoni, arsyeja, pasioni, dëshira.

11- Në më të mirën e tij, njeriu është më fisniku i të gjitha kafshëve; po të mos ishin ligji dhe drejtësia, ai do të ishte kafsha më e keqe.

12- Ka vetëm një mënyrë për të shmangur kriticizmin: mos bëj asgjë, mos thuaj asgjë dhe ji thjesht asgjë.

13- Familja është shoqata e krijuar nga natyra për të siguruar nevojat e njeriut.

14- Dinjiteti nuk matet me titujt që zotëron, por me vetëdijen që i meriton.

15-Mirë është që në jetë ashtu si në gosti, të mos dalësh as i etur as i dehur.

16-Sikurse një dallëndyshe e vetme nuk sjell pranverë, sikurse si një ditë e vetme nuk sjell pranverë; ashtu një ditë, një kohë e shkurtër nuk e bën njeriun të bekuar e të lumtur.

17- Lumturia varet nga ne.

18-Ai që ka shumë miq, nuk ka asnjë.

19- nëntë raste në dhjetë, gruaja shfaq më shumë dashuri, sesa ndjen.

20- Njeriu nga natyra është një kafshë politike.

21– Njohja e vetes, është fillimi i çdo urtësie.

22-Të këqijtë binden prej frikës, të mirët prej dashurisë.

Analiza më e qëlluar, e shkruar nga Fan Noli, për shqiptarët 1924

 

Noli është nga ato figura komplekse që rrallë mund ta kuptosh, pasi gjithmonë ka diçka të fshehur brenda çdo fjale.

Në gjithë fjalimet që Noli ka mbajtur, është vlerësuar shumë realiteti që ai shpreh dhe mënyra e mendimit dhe perceptimit të tij.

Ndaj edhe sot do të flasim për një nga fjalimet e tij të mbajtur para Parlamentit të Shqipërisë në vitin 1924, ku tregon për pesë anarkitë që ka Shqipëria. Ja si shprehet ai:

“Në vendin tonë mbretëron konfuzioni i të pesë anarkive:

E para, anarkia fetare: katër fe të ndryshme, që s’kanë zënë rrënjë në zemrën e një populli pagan.

E dyta, anarkia sociale: këtu s’ka as klasë bejlerësh, as klasë bujqësh, as klasë burxhoazie. Këtu bujku është më bej se beu, beu më bujk se bujku. Kini një shembull të bukur në Partinë Popullore, e cila mbahet sot në fuqi prej bejlerëve dhe oxhakët më të vjetër, kur anëtarët e kësaj partie lëvdohen që kanë shpëtuar prej bejlerëve.

E treta, anarkia morale: këtu qeni s’njeh të zotin; këtu karakteret lopësohen, qullosen dhe ndërrojnë forma dita-ditën si në kaleidoskop. Këtu ambiciet janë pa fre e pa kufi. Këtu i padituri i di të gjitha dhe i pazoti është i zoti për të gjitha.

E katërta, anarkia patriotike: këtu brenda në një ditë, si me magji, tradhëtori bëhet patriot dhe patrioti tradhëtor. Këtu shohim përpara syve tanë të kapardisen si patriotë të mëdhenj, ata që kanë lëftuar për “harfet” e për flamurin e babës, që kanë djegur Shqipërinë e Mesme ose ata që janë puthur me andartët e i kanë ndihmuar për të shkreptuar anembanë Toskërinë; këtu, si më thoshte një mik, është më mirë të jetë njeriu tradhëtor e të shikojë interesin e tij e të jetë i sigurt që të nesërmen do të proklamohet patriot i madh.

E pesta, anarkia e idealeve: këtu idealet janë të errëta, të shtrembëra e të mumifikuara të Fanarit e të Buharës përfyten e përleshen në një luftë për vdekje me idealet e gjalla, elegante dhe të ndritshme të Perëndimit; na mungojnë vetëm idealet e antropofagëve. Po për të zënë vendin e tyre kemi kolltukofagët, krimba të verdhë me kokë të zezë, që rriten me plagët e infektuara të Shqipërisë në lëngim, këpushë, që mund t’i copëtosh, po jo t’i çqitësh nga trupi që kafshojnë e thëthijnë.

Herodoti na tregon se në betejën navale të Selaminës, një athenian kapi një anije persiane me dorën e djathtë e s’e lëshonte gjersa ia prenë; ahere e kapi me dorën e dorën e mëngjër; ia prenë edhe këtë; ahere e kapi me dhëmbë dhe s’e lëshoi gjersa i prenë kokën. Sikur të ngjallej Herodoti përsëri do të shikonte që kolltukofagët tanë janë më të fortë se ky trim legjendar i vjetërsisë greke. Që t’i çqitësh këta tanët nga kolltuku duhet t’u preç jo vetëm duart e kokën, po dhe këmbët e trupin…”

*(Pjesë nga fjalimi i mbajtur në Parlamentin e Shqipërisë në vitin 1924, por që tingëllon njësoj aktual edhe sot)

 

TRIKOTAZHI ME FAMË, Si u bë Korça “kryeqytet”, i industrisë shqiptare

 

Ideja ishte fantastike. Por ajo duhej materializuar. Dhe sigurisht duheshin blerë makineritë. Nazima Ypi, i cili ishte specializuar në Gjermani për tekstilet e trikotuara, blen makineritë e para në vendin perëndimor. Në fillim ato ishin manuale dhe më pas u zëvëndësuan me makina moderne.

Kapitalin fillestar e siguruan nga shitja e pronave të Ali Alizotit dhe Nazima Ypit. Fillimisht fabrika do fillonte veprimtarinë para shtëpisë së Memeda Shtyllës dhe më vonë në ndërtesën e Sabri Qytezës. Më pas u ndërruan në disa vende të tjera.

Për të punuar u zgjodhën disa teknologë të njohur dhe u përzgjodhën zonjushat e ardhura nga Greqia madam Gjylatër zonja Dikrani, zonjushat Agavni, Siranush (bija e madam Gjylaterit, modeliste) etj. Zonjat në fjalë ishin me origjinë nga krahina e prodhimit të sixhadeve të Armenisë.

Fillimisht filluan të prodhoheshin sixhade. Por tregtia e sixhadeve në atë kohë nuk ecte dhe u mbyll.

Rreth viteve 30, po në Korçë, Nazima Ypi krijoi edhe një fabrikë tjetër trikotazhi me Fadil Garon dhe Ismail Kapshticën, meqenëse linja e sixhadeve nuk e pati suksesin e pritur.

Ndërkohë Madam Gjylatëri, u caktua mësuese në “Shkollën Qytetëse të Vajzave” në Korçë. Këtu ajo përgatiti dhjetëra kuadro, të cilat punuan më pas si specialiste në punishten e sixhadeve të Korçës që drejtohej nga Garo Avakian, pinjoll nga familjet armene te sjella për fabrikën e trikotazheve.

Fabrika kishte ngritur një dyqan shitje në Tiranë në kompleksin tregtar “Vllazën Juma” në Rr. 28 Nëntori (që u dogj gjatë luftës së Tiranës, Nëntor 1944) dhe një tjetër dyqan luksoz në Vlorë që administrohej nga Ahmet Nurja.

Në bazë të një dekreti të posaçëm, të nxjerrë në vitin 1947 nga presidenti i R.P të Shqipërisë, pa asnjë shpërblim, fabrika në Tiranë u shtetëzua.

Ishte pikërisht kjo fabrikë që do të përgatiste plejadën e qindra punëtoreve të specializuara për të punuar në trikotazh dhe në saje të kësaj tradite kjo industri funksionoi deri vone.

Fabrika e trikotazheve të Korçës gjatë kohës së diktaturës ishte një nga më të njohurat dhe me famë në gjithë Shqipërinë./KONICA.AL/Arlinda Canaj

Kapitalizmi në Korçën e viteve ‘30, lista e tregtarëve

 

Ne kuadrin e përpjekjeve për zhvillimin e vendit dhe rritjen e shkëmbimeve tregtare me botën, Ministria e Punëve të Jashtme Shqiptare lëshoi Qarkoren e 8 gushtit 1929 ku përfaqësitë diplomatike jashtë shtetit informoheshin për sipërmarrësit dhe tregtarët më të rëndësishëm të vendit.

PER FILLIMET E KAPITALIZMIT NE SHQIPERI
-Korça –

Qyteti juglindor i Korçës, zinte vend shumë të rëndësishëm në ekonominë e vendit për vendndodhjen e tij në një trevë me burime të rëndësishme natyrore, si dhe për popullsinë e vet punëtore dhe të lidhur nëpërmjet mërgimit me botën e jashtme.Si edhe në qytete të tjera të vendit, edhe në Korçë tregtarët shqiptarë e zhvillonin veprimtarinë e tyre kryesisht si Vëllazëri,në kuadrin brenda familjes sipas strukturës “at e bij”, me ortakëri, me shoqëri ose individualisht.Karakteristikë tjetër e Korçës është se aty gjejmë edhe “fabrika” në kuptimin që fjala kishte në atë kohë, që gjithsesi tregon zhvillimin relative ekonomik e industrial të zonës.

Gjejmë, për shembull, në Korçë fabrika cigaresh, sapuni, trikotazhi, Birre,alkooli, pajisjesh elektrike.

Lista e tregtarëve dhe sipërmarrëve të Korçës hapet me Vëllazërinë K. Turtulli, në aktivitetin e “kolonialeve”, që ishin mallra konsumi të importuara nga tregje të huaja. Familja atdhetare Turtulli me prejardhje nga Vithkuqi, ishte ndër më të sukseshmet dhe më të kamurat në mbarë vendin. Përmendim se Vangjel Turtulli kishte qenë delegat i Shqipërisë në Konferencën e Paqes në Paris në vitin 1919, kurse Thoma Turtulli mbahej si ndër bamiresit më të mëdhenj në qytet, duke financuar për spitalin dhe bibliotekën e rrethit.

Sipërmarrës të tjerë që ushtronin tregtinë e mallrave “koloniale” në Korçë ishin edhe Vllazëria Qirjako , Rexhep Merdani, Vëllazëria Zahara, dhe Thoma Kaçadani.


Një tjetër aktivitet i rëndësishëm tregtar ishte “manifatura”, ku shiteshin kryesisht pëlhura, stofra e cohëra të ndryshme. Sipërmarrësit kryesorë në këtë fushë në Korçë ishin Thimi Opari, Vëllazëria Dh. Katundi, Angjeli dhe Stavraq Ballauri, Gaqi M. Opari, Vëllazëria Harilla, Thanas Sheko, Pando Polena, Vëllazëria Tomçi [Tomçu në original], Vëllazëria Dh. Frashëri, Vëllazëria Dushku, Nikolla & Kristo Mosko, Vëllazëria Papa Kosma, Vëllazëria Jovan Fundo, A. Danil Çipi. Jovan Stasa e Bijtë, Thoma Çakuni, M. Kapështica e F. Garo dhe Mihallaq Frashëri.

Në Korçën e fundit të vitete 1920 gjejmë edhe industrinë e duhanit, me dy fabrika cigaresh, ku përmendet Vëllazëria E. Mulla & Sh. dhe Shoqëria Tomorri.
Dhimitri Bimbli dhe P. Shqia kishin një fabrikë sapuni.
Dhori Koti – emër i njohur në shtypshkimin shqiptar, përmendej si “letra shitës”.
Lluka Fundo paraqitej si “mobilashitës”, ose tregtar i mobiljeve.

            Një tjetër kompani e rëndësishme, që me siguri përmbante kapital shtetëror, ishte “Shoqëria Gjenerale e Ilektrikut”, që kishte një “Fabrikë Ilektriku”, ose për prodhimin e energjisë elektrike.
            Në zejen e përpunimit të lëkurëve dhe këpucëve përmendeshin “Bijtë e Terendi Skëndit”, dhe Vëllazëria Dh. Skëndi.
            Në fushën e tregtimit të materialeve për automobilat ortakëria P. Padopulo & P. Kosti.

Në Korçë hasim edhe një kategori të panjohur të veprimtarisë tregtare, të quajtur “nouveauté”, që ndoshta kishte të bënte me produktet e reja apo të kinkalerive. Këtë biznes në Korçën e fundit të viteve 1920 ushtronin Vëllazëritë, P. Pllaha; Th.Kajno; dhe Ll. Tërova.
Shoqëria Mërkuri kishte një fabrikë alkooli, kurse me tregtinë e hekurinave merreshin “bijtë e K. M. Lakos” si dhe Bijtë e Th. Lakos” dhe ortakëria “Samsuri e Dono”.
Ka rëndësi të përmendet se në Korçë kishte edhe një tregtar të njohur dhe të regjistruar që ishte “armëshitës”, dhe konkretisht Pandi P. Ligori.
Po ashtu, fabrika e trikotazhit ishte sipërmarrje e ndërmarrjes Ypi & Shoqëria [në original “Nja Ypi & Shoqëria”].

Nivelin e zhvillimit të Korçës në atë kohë e pasqyron edhe prania e “agjentëve automobilashitës”, që ishin (i) Ar. Opari e M. Torezi, dhe (ii) Spiru-Toza & Shomo.
Në Korçë atë kohë kishte katër barnatore ose farmaci, dhe me konkretisht: Ballamaçi e Qiraxhi; Thoma Shomo; P. Jankulla e N. Çekani dhe Dr. Dh. Shanazu.
Qyteti kishte vetëm një orëshitës, Ligor Zikon, kurse me tregtinë e lëkurëve merreshin Thimi Plasa dhe Vëllazëria Tabaku.
Larmia e sipërmarrjeve të Korçës, që nga fabrikat e deri tek agjentët e shitjes së automobileve, tregon gjallërinë e jetës ekonomike tregtare dhe traditën e fuqishme tregtare në kryeqendrën kulturore të vendit në fillimet e shtetit modern shqiptar.

 

News