Finalja e Kupës së Shqipërisë më 31 maj në stadiumin “Air Albania”

Finalja e Kupës së Shqipërisë mbyll sezonin në vendin tonë dhe FSHF ka vendosur që dueli mes Laçit dhe Vllaznisë të luhen në “Air Albania” më 31 maj. Një vit më parë shkodranët festuan dhe e bënë te tyrin trofeun, pasi mundën Skënderbeun. Tashmë synojnë të përsërisin veten. Për Vllazninë është shpëtimi i sezonit, pasi nëse Laçi e fiton Kupën atëherë do të shkojë Kukësi në eliminatoret e Conference League.Finalja e Kupës është programuar të zhvillohet prej orës 19:00. Kjo është hera e parë që këto dy skuadra përballen në finale. Vllaznia vjet e eliminoi Laçin në gjysmëfinale.

Presidenti i ri/ Gjekmarkaj ironizon: “Do kemi një kukull më shumë”…

Deputeti demokrat, Agron Gjekmarkaj i ftuar në emisionin Top Story në Top Channel tha se po shkohet drejt një zgjedhujeje të njëanshme nga maxhoranca për zgjedhjen e presidentit. Ai ironizoi situatën duke thënë se do të vendoset një kukull më shumë në institucionet shtetërore në vend.

“Me gjasë po shkohet drejt zgjedhjes së njëanshme, do kemi një kukull më shumë në krye të vendit. Sot më shumë se kurrë vendi do të kishte nevojë për një karakter të forte në krye të shtetit. Duhet një president i fortë. Në këtë kontekst s’duhet thjesht të jetë një person i opozitës, por me profil të lartë politik, edhe pse s’ka kompetenca, mund t’i bënte një kompetencë morale. Por do të vijë një profil i ulët siç e parashikoi Damiani”, tha Gjekmarkaj.

Çmënduri në Selanik/ 14-vjeçarja i vjedh 3 sanduiçë,pronari e godet dhe e gjakos rëndë…

Një 14-vjeçare shkoi në një zgarë zonën e Nea Epivata, në Selanik me dy shoqet e saj. Ajo porositi tre sanduiçe dhe sapo i mori filloi të vraponte pa paguar. Ndërkohë, pronari i zgarës e ka ndjekur dhe e kapi. Më pas nisi të fliste me të me zë të lartë, ndërsa e goditi në fytyrë. Si pasojë, goditja i ka shkaktuar gjakderdhje nga hunda 14-vjeçares. Pronari i zgarës është dërguar në qendrën e paraburgimit të Departamentit të Sigurimit të Thermaikos. Pas një padie të ngritur ndaj tij nga prindërit e të miturës, ai është arrestuar dhe do të dërgohet në prokurorinë kompetente. Kjo ngjarje ka shkaktuar një zemërim të madh në rrjet ndaj pronarit që rrahu brutalisht 14-vjecaren, duke e gjakosur madje në fytyrë. Shumë prej njerëzve kanë kërkuar dënim maksimal për këtë pronar dhe t’i mbyllet direkt aktiviteti i tij. Një ngjarje shumë e shëmtuar kjo e ndodhur në Selanik.

Ngjarje e rëndë në Tiranë/ 42- vjeçari i vë flakën banesës së tij, dyshohet se…

Njoftimi i Policisë:

Më datë 26.05.2022, rreth orës 22:05, në rrugën “Memo Meto”, shtetasi I. A., 42 vjeç, i cili dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor, i ka vënë zjarrin banesës së tij. Në vendngjarje kanë kaluar shërbimet e Policisë dhe zjarrfikëset, të cilat kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit dhe nxjerrjen e tij nga banesa.Shtetasi I. A. si pasojë e asfiksisë është dëmtuar dhe po merr ndihmën e parë mjekësore. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Vijon…

Të duash fëmijën nuk do të thotë t’i blesh rroba, makina, lodra apo t’i bësh një dhomë të bukur…por

NGA LIRA GJIKA:

Të duash fëmijën nuk do të thotë t’i blesh rroba, makina, lodra apo t’i bësh një dhomë që prindit i duket e bukur. Kjo formë marrdhenieje, që prindi pa dashur ndërton me fëmijën, është formë komerciale. Eshtë sikur bën një kontratë.

“Unë po të blej sendet, ti më lër rehat”. Me fëmijën nuk krijohen marrëdhënie kaq te percipta. Marrëdhënia prind-fëmijë eshte marrëdhenie themel e njeriut me njeriun ku sendet kanë vlerë minimale. Të duash fëmijën do të thote të jesh aty kur hedh hapin e pare dhe ai, si Atlasi, mban gjithë universin njerëzor mbi kurriz per te realizuar kete veprim.

Po aq energji, e mbase edhe me shume, i duhet për te artikuluar fjalen. Këto moment dhe të tjera si këto, jane momente kyç, ku prindi duhet te jete i pranishëm dhe të mbështesë fëmijën e tij. Keto momente fuqizojnë ose jo lidhjen mes tyre.Mbështetja, nxitja dhe durimi i prinderve, sidomos kur fëmija gjëndet në vështirësi, jane edhe çelesi i suksesit të rritjes dhe edukimit. Edukimi nuk eshte urdher, por akt dashurie e pergjegjesie. Eshte nje proces i shtrire ne kohe dhe për kohën fëmija ka nevojë si per ajrin.

Roma rrëmbeu trofeun e Conference League/ legjenda Totti: “Shqipëria na solli fat, stadiumi ishte si nje bombone e ëmbël “

Ish-kapiteni legjendar i Romës, Francesco Totti, ishte i pranishëm një ditë më parë në stadiumin ‘Air Albania; ku u luajt finalja e Conference League. Roma rrëmbeu trofeun, ndërsa Totti u shpreh i kënaqur për fitoren, duke thënë se Shqipëria i solli fat. Ish-futbollisti i famshëm i ekipit verdhekuq u shfaq pasditen e kësaj të enjteje në një takim me Rektorin Agron Kasa në ambientet e Universitetit të Sporteve, ku edhe foli për mediat. Ikona e futbollit italian po ashtu rrëfeu mbresat e tij që i kanë lënë stadiumi “Air Albania” dhe Shqipëria.

“Unë si të gjithë romanistët jemi të emocionuar, sepse pas shumë vitesh fitojmë një trofe. Të qenit bashkëpunëtor në të gjithë këtë, emocionet janë normale. Unë nuk jam xheloz për Pelegrinin, madje jam tejet i kënaqur për të, për Romën, për tifozët. Kushdo do të donte ta ngrite atë trofe, edhe unë kam ngritur disa trofe. Totti ka bërë historinë, por me Romën. Fakti që kam zgjedhur të luaj gjithnjë me këtë skuadër, i amplifikon pak gjërat, por për mua ky është trofe shumë i rëndësishëm. Roma ime e 2001 -it që fitoi titullin dhe kjo Romë janë dy skuadra të ndryshme. Atëherë ishin lojtarë të tjerët, tani janë të tjerë lojtarë premtues për të ardhmen.
“Kumbulla është një lojtar i mirë, i cili ka nxjerrë në pah vlerat e tij. Lojtar që në një grup si Roma mund të bëjë mirë. Jemi të kënaqur që është pjesë e kësaj skuadre…. Edhe sepse është shqiptar, apo jo? Faleminderit Shqipërisë, e para që na keni mikpritur në këtë mënyrë. E dyta për ne tashmë është një qytet fatsjellës. Stadiumi ishte i mrekullueshëm, edhe pse ishte pak i vogël, por ishte një bomboniera, siç themi ne në Romë”, u shpreh ai.

Shokohet Italia/ 37- vjeçarja shqiptare masakrohet me thikë në rrugë, teksa priste djalin e saj të dilte nga shkolla

Qyteza e vogël e Vittoria-s në provincën e Raguzës në Itali është tronditur mesditën e djeshme teksa një grua është sulmuar nga një burrë, i cili e ka goditur disa herë me thikë dhe e ka lënë të pajetë në mes të rrugës. Ai është larguar në drejtim të paditur,ndërkohë që ngjarja ka jo vetëm dëshmitarë okularë po madje edhe pamje të shumta filmike për shkak të ambientit në të cilin është kryer krimi i rende .Banorët e shumtë që kanë parë skenën e përgjakshme kanë lajmëruar ambulancën që ka mbërritur në vendin e ngjarjes duke tentuar që t’i japë ndihmën e parë gruas së mbuluar në gjak. Sapo ambulanca ka mbërritur në Qendrën Spitalore të Vittoria-s është konfirmuar vdekja e saj.

Aty Policia ka mësuar se viktimë e atij sulmi brutal është shqiptarja Bruna Hall,Muça, 37 vjeçe, rezidente bashkë me familjen e saj në Vittoria prej shumë vitesh. Gruaja eshte nënë e dy fëmijëve, e një vajze dhe e një djali.

Vrasësi i dyshuar u identifikua falë kamerave që rrethonin zonën dhe është vënën në pranga për të vuajtur më pas dënimin e merituar. Thuhet se i dyshuari e ka pranuar se është autori i vrasjes dhe sipas të dhënave të para, goditja me thikë e 37 vjeçares shqiptare ishte një gjest i çastit dhe i pamotivuar.

37 vjeçarja është goditur me thikë teksa ajo po priste djalin e saj të dilte nga shkolla. Vrasja ndodhi rreth orës 13:40 mes Via Adua dhe Via Tenente Alessandrello, në provincën e Raguzës. Në fillim u dyshua se ajo mund të ishte vrarë nga bashkëshorti i saj, por kamerat kanë nxjerrë në pah autorin e vërtetë të tragjedisë,

Modelja e njohur zyrtarizon romancen me Robert Berishën(Foto)

Bukuroshja e njohur Laureta Maqedonici ka konfirmuar lidhjen me këngëtarin Robert Berisha. Pak ditë më parë Roberti zbuloi në një intervistë se ka nisur një lidhje të re me një vajzë të quajtur Laureta. Pas një kohe të gjatë nga divorci i tij me këngëtaren e mirënjohur, Nora Istrefi, me të cilën ka dhe një vajzë të quajtur Renee, tani Berisha ka nisur një romancë të re. “Pas një pauze shumë të gjatë, 4 vite ku i kam kushtuar shumë kohë gocës, Renee-së dhe me angazhimet e mia, po ‘robi plaket kur do vetë”. Ky lajm u zyrtarizua edhe nga modelja me anë të një postimi në Instastory. Ajo postoi një video të Robertit ku për mbishkrim i ka vendosur një zemër të bardhë.

Çifti po jeton ditë të arta, ku shfaqen gjithandej së bashku. Për miqtë dhe rrethin e njohur të Prishtinës, Laureta është tashmë një emër i njohur, pasi e shoqëron kudo Robertin, që prej kohësh gëzon famën e një prej beqarëve më të mikluar nga femrat. Dashuria e re duket se po jetohet fare lirshëm, duke mos iu fshehur syrit të kureshtarëve, ndonëse si vetë këngëtari shprehet, nuk është në planet e tij martesa.

Tani jam shumë i lumtur”, zbuloi këngëtari i njohur. I pyetur nëse ka plane për dasmë, Roberti u shpreh “jo, nuk do të ketë”. “Është një harxhim që nuk ia vlen. Me ato lekë i kisha bërë dy muaj pushime. Nëse ajo (partnerja) më beson që me ato lekë do kalojë më bukur se në dasmë”, përfundoi Berisha. Laureta, tashmë është pjesë e jetës së Robertit prej disa muajsh, raporton “Panorama Plus”.

Që pas ndarjes nga Nora Istrefi, Roberti është përfolur për disa flirte, ku më e bujshmja është ajo me modelen Jess Kadiu.

Kushi: “Ulet mesatarja e pranimit në disa programe bachelor, për mësuesinë nga 7.5 shkon në 6.5

Këshilli i Ministrave miratoi sot një ndryshim, i cili përcakton notën mesatare për maturantët, që duan të vazhdojnë studimet e larta në universitete. Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi, tha pas mbledhjes së qeverisë se “se me reformën e mësuesisë të vitit 2017 sot të gjithë maturantët që duan të vazhdojnë për mësuesi, duhet të kenë minimumin e mesatares 7.5, por ndërkohë që shqetësimet që kemi pasur nga universitetet lidhen me faktin se në këto programe jo të gjithë maturantët që regjistrohen duan të bëhen mësues, njofton ATSH.

Jemi të gjithë dakord që mësuesit duhet të jenë më të mirët dhe kemi dakordësi edhe me universitetet që kriteri për ata që duan të bëhen mësues duhet të jetë 7.5, por në këto programe mund të hyjnë edhe ata maturantë që duan të vazhdojnë edhe një profesion tjetër. Pra jo të gjithë ata që vazhdojnë për gjuhë të huaj duan të bëhen mësues, për të vazhduar masterin në mësuesi, ka nga ata që duan të vazhdojnë masterin për përkthyes. E njëjta gjë është edhe me programet gjuhë letërsi, jo të gjithë ata që shkojnë për gjuhë letërsi duan të behën mësues, ka nga ata që janë të apasionuar pas letërsisë dhe duan të punojnë në një shtëpi botuese, të shkruajnë apo diçka tjetër”, theksoi Kushi.

Ministrja Kushi u shpreh se “prandaj me vendimin e sotëm ne i japim mundësinë edhe maturantëve që mbarojnë studimet me mesatare 6.5 të hyjnë në këto programe, por ata do të kenë një kod të veçantë në numrin e matrikulimit, që më pas të mos vazhdojnë për mësuesi, por të vazhdojnë për programe të tjera të ciklit të dytë master për profesione tjera. Është një ndryshim që e kemi dakordësuar edhe me vetë universitetet dhe presim që në vitin e ardhshëm akademik numri i studentëve që regjistrohen në këto programe, të jetë më i lartë, sepse në këto vite ka qenë shqetësim nga universitetet që numri i regjistrimeve ka qenë shumë i ulët pikërisht për shkak të këtij kufizimi të mesatares.

Kushi tha se “për sa i takon mësuesve, ne përsëri jemi shumë rigorozë dhe kërkojmë që mësues të bëhen më të mirët. Mësues do të vazhdojnë të jenë maturantët që kanë mesatare minimumi 7.5. Ndërkohë që në këto programe ne do t’i hapim edhe për të tjerët që duan të marrin profesione të tjera, por të studiojnë për gjuhë të huaj, për bio-kimi, matematikë, fizikë etj”. Ministrja Kushi bëri të ditur se jemi duke konkluduar një paketë për të mbështetur programet e mësuesisë si programe prioritare, edhe me reduktim tarifash, me përjashtim nga tarifat apo mbështetje studentore. Javën e ardhshme, besoj do të jetë gati dhe do ta prezantojmë si paketë të plotë për të nxitur sa më shumë të rinj e të reja të vazhdojnë për mësuesi, por edhe programe të tjera që janë prioritare për zhvillimin e vendit”.

Për ata që synojnë të bëhen mësues mesatarja e pranimit në këto degë do të vijojë të jetë 7.5, por për studentët e tjerë që synojnë të vijojnë studime për një tjetër profesion si përkthyes, psikolog, punonjës social, ciceron, historian, gjeograf, etj. kjo mesatare pranimi mund të jetë minimalisht 6,5. Ky vendim pritet që të rrisë numrin e studentëve në programet e studimit të gjuhëve të huaja dhe në disa programe të tjera studimi që mundësojnë profesione të ndryshme përveç mësuesisë.

News