Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë: -referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin G. M., 34 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka përndjekur ish-bashkëjetuesen e tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje;
-referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin M. G., 38 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka kanosur nëpërmjet celularit, një 22-vjeçar;
-referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për një 15-vjeçar, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka goditur me grushte dhe sende të forta, një 18-vjeçar.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasen A. M., 46 vjeçe, banuese në fshatin Shëngjergj, Maliq, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj motrës së saj.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq:
-referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin A. M., 42 vjeç, banues në Maliq, pasi dyshohet se ka kundërshtuar punonjësit e Policisë së Rendit, gjatë vendosjes së një mase administrative për parkim të gabuar, automjetit të kushëririt të tij;
-referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi në spitalin e Korçës, është paraqitur shtetasi A. L., 50 vjeç, banues në Maliq, i cili dyshohet se është dëmtuar nga avujt e ujit, gjatë punës në një punishte bulmeti. 50-vjeçari mori mjekim dhe u largua në banesë.