Nga Nedion Marku:
Mashtrimet kibernetike në Shqipëri po riten dhe po rrezikojne sigurine financiare te qytetarëve. Nje forme e zakonshme eshte perdorimi i linkeve te rreme qe imitojne institucione si Policia e Shtetit apo Posta Shqiptare.
Keto mesazhe duken zyrtare dhe krijojne urgjence per të shtyre perdoruesit te klikojne dhe të japin të dhena personale ose bankare. Pas klikimit, ata dergohen ne faqe false ku u kerkohen informacione sensitive.
Mungesa e njohurive per sigurine online i bën shumë qytetare të prekshem ndaj ketyre sulmeve phishing.
Prandaj, informimi dhe kujdesi jane thelbesore.
Institucionet duhet te veprojne më shpejt per t’i bllokuar këto skema dhe per te ndeshkuar autorët. Siguria kibernetike eshtë domosdoshmëri e perditshme dhe kërkon vigjilence nga te gjithe.
