MALIQ – Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Marjan të bashkisë Maliq, ku një mësues ka humbur jetën papritur pas përfundimit të procesit mësimor. 52-vjeçari Alban Bejleri me origjinë nga rrethi i Devoll, jepte mësim në shkollën e fshatit Marjan, një zonë e thellë dhe me akses të vështirë.
Sipas të dhënave paraprake, ecte çdo ditë rreth 16 kilometra me këmbë, pasi makina nuk shkonte deri në fshat ,ai dyshohet se ka pësuar një infarkt teksa po i drejtohej automjetit të tij pas mësimit, duke humbur jetën në vendngjarje.
Për shkak të kushteve infrastrukturore dhe distancës, transportimi i trupit të pajetë drejt morgut të spitalit të Korçë është kryer me vonesë, për ekzaminime të mëtejshme mjeko-ligjore.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po vijon veprimet procedurale për dokumentimin dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.