Sakrifikonte duke bërë 16 km në këmbë çdo ditë për 2 nxënësit e tij, mësuesit hero i pushon zemra…

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Maliqit, pasi një mësues ka ndërruar jetë papritur pasi dyshohet se ka pësuar infarkt. Mësuesi dyshohet të jetë rreth moshës 52-vjeçare dhe është identifikuar me emrin Alban Bejleri, ai prej vitesh sakrifikonte duke ushtruar profesionin e tij në fshatin Marjan, një zonë e thellë e Maliqit, teksa jetonte në Devoll.

Kjo pasi ecte çdo ditë disa kilometra në këmbë për të shkuar te tre nxënësit e vetëm që studionin në shkollën aty, sepse ishte e pamundur që automjeti të mbërrinte deri në fshat.

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se pasi ka përfunduar mësimin, teksa ishte duke u kthyer për tek makina e tij si zakonisht, zemra e mësues Albanit pushoi së rrahuri, dhe ai ndërroi jetë në vend. Ku edhe u gjet nga banorët e fshatit të cilët më pas kanë lajmëruar autoritetet, të cilat po punojnë për zbardhjen e plotë të rastit.

Një reagim është bërë nga Zyra Vendore Arsimore Maliq, e cila është shprehur se ai kishte një përvojë 20 vjeçare në arsim dhe gëzonte vlerësimin e nxënësve dhe komunitetit.

“Me hidhërim morëm lajmin e ndarjes së papritur nga jeta për shkak të një ataku kardiak, të kolegut tonë të nderuar, mësuesit Alban Bejleri. Mësues Albani, me një përvojë 20 vjeçare në arsim punonte prej 6 vjetësh në fshatrat e njësisë administrative Gorë, ku gëzonte vlerësimin dhe respektin e nxënësve dhe komunitetit, për korrektësinë, përkushtimin, frymën bashkëpunuese dhe vlerat qytetare dhe njerëzore që përfaqësonte.

Zyra Vendore Arsimore Maliq shpreh ngushëllimet më të ndjera për familjen, prindërit, bashkëshorten dhe djemtë e tij, si dhe gjithë miqtë, kolegët dhe bashkëpunëtorët”, shkruan ZVA-ja e Maliqit.

Në një intervistë, ka folur shoku i tij i ngushtë, Artur Vrenozi,  i cili është shprehur: “Albanin e njoh prej vitesh. Dje kur më thanë nuk u besoja veshëve. Kur shkova në morgu, kuptova që Albani na la. I gjithanshëm për mua. Ishte njeri model. Fillimisht ka qenë në shkollën e mesme Bilisht, para 6-7 viteve në fshatin Mjaltez, familja u shkëput me dy fëmijë e ngeli fshati pa fëmijë. Shkoi në Marjane. 3-4 nxënës. 

E kam shoqëruar e vet. Në Mjaltëz ecte 6 orë, këtu 3-4 ore minimalisht. Nga Bilishti me makinë e pastaj në këmbë. Për të dhënë nxënësve dije. Sakrificë e madhe. Ate që e bënte ai janë të rrallë. Familje mësuesish intelektualësh. E tani që po flas e kam të pamundur ta besoj. Vite para vuante nga diabeti por kurohej shpesh. Sakrificë e madhe në këmbë për të mësuar nxënësve dije”.

News