Nga punimet pa lejë tek demtimi i murit të komshiut, nisin procedimet në Pogradec…

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin G. Th., 45 vjeç, banues në Pogradec, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm” si dhe për shtetasin A. Th., 54 vjeç, banues në Pogradec, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës nga pakujdesia”, pasi dyshohet se G. Th.,

në fshatin Podgozhan, Pogradec,

ka kryer punime ndërtimi në tejkalim të lejes që disponon, ndërsa A. Th, duke drejtuar një mjet kamion (i cili ka pësuar defekt), ka dëmtuar murin e banesës së një shtetasi, në këtë fshat.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.

News