Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë:
-arrestuan në flagrancë shtetasin Xh. M., 45 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje;
-referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin A. D., 61 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se me vetëgjyqësi, ka thyer me gurë, xhamat e banesës së kushëririt të tij, shtetasit P. D., i cili u pajis me urdhër mbrojtjeje;
-referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për një 16-vjeçar, banues në Korçë, pasi në lagjen nr. 7, Korçë, dyshohet se për motive të dobëta është konfliktuar fizikisht me një bashkëmoshatar të tij.