Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin B. D., 39 vjeç, banues në Korçë, me detyrë administrator i një subjekti në fushën e tregtimit të lëndëve drusore, pasi në bulevardin “Rilindasit”, Korçë, u kap shtetasi Th. M., duke transportuar me automjet, për llogari të këtij subjekti, një sasi drush, pa dokumentacionin përkatës.
Nga verifikimet rezultoi se shtetasi Th. M. nuk ishte regjistruar në organet kompetente, si punonjës i subjektit. Lënda drusore dhe automjeti u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.