Korçe/ Nga kanosja tek perndjekja apo dhuna ndaj vllait ,policia procedon disa persona…

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë:-referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasen T. J., 60 vjeçe, banuese në fshatin Kamenicë, Korçë, pasi dyshohet se ka kanosur me fjalë një 43-vjeçare.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec:

-referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin I. Xh., 55 vjeç, banues në Pogradec, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vëllait të tij, i cili u pajis me urdhër mbrojtjeje;

-referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasen D. L., 48 vjeçe, banuese në Pogradec, pasi dyshohet se ka përndjekur një 38-vjeçare.

News