Shiti permes mashtrimit nje elektroshtepiake/ Procedohet agjenti 33-vjeçar i konfiskohet edhe malli…

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit K. M., 33 vjeç (agjent shitjesh në një kompani elektroshtëpiakesh) dhe S. M., 34 vjeç, banues në Tiranë, (administrator i kompanisë). 33-vjeçari i ka shitur një shtetaseje në Korçë, nëpërmjet mashtrimit, një pajisje elektroshtëpiake.

Nga verifikimet rezultoi se shtetasi K. M., punonjës i subjektit, ishte i pasiguruar dhe i padeklaruar në organet tatimore.

Gjithashtu, gjatë kontrollit në një automjet të kompanisë, u gjetën pajisje të tjera elektroshtëpiake, pa dokumentacionin shoqërues, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me mjetin.  

News