‘Revoltë’ në PD e Korçës/ Zgjedhjet ndërpriten pas përplasjes për listat e anëtarësisë…

Procesi i votimit për zgjedhjen e kryetarit të degës së Partisë Demokratike në Korçë është përfshirë nga tensione të forta dhe përplasje mes komisionerëve dhe anëtarësisë. Situata e rënduar ka detyruar ndërprerjen e menjëhershme të procesit, duke e lënë degën lokale në një udhëkryq.

Grisen fletët e votimit, komisionerët morën kutitë dhe ikën Tentativa për të votuar persona të cilët nuk janë në listat e votuesve të anëtarëve të Partisë Demokratike ka sjellë pezullimin 2 herë të procesit zgjedhor në degën e kësaj force politike në Korçë.

Procesi mësohet se u ndërpre disa minuta pas fillimit, ndërsa raportohet se janë ngrisur edhe fletët e votimit.

Herën e parë, Komisionerët grumbulluan materialet zgjedhore dhe u larguan nga mjediset e qendrës së votimit. Pas këtij momenti, votimi u rikthye për t’u pezulluar për të dytën herë, kësaj radhe edhe me grisjen e fletëve të votimit.

Mësohet se përplasjet brenda radhëve të PD në Korçë erdhën pasi disa nga demokratët që u paraqitën për të shprehur vullnetin e tyre për kreun e ri të degës lokale nuk gjetën emrat në listat e votimit, e sipas komisionerëve nuk kanë paraqitur as dokumentin e anëtarësisë.

News