Gjoka, i cili iu bashkua Skënderbeut në edicionin e kaluar, kishte kontratë deri në mbylljen e këtij sezoni me korçarët dhe pas ndeshjes së sotme, palët presin vetëm fundin e saj për të ndarë rrugët.
“Panorama Sport” mëson se aktualisht nuk ekziston dëshira për vazhdimin e këtij bashkëpunimi, që do të thotë se Skënderbeu ka nisur kërkimin për një trajner të ri, ashtu si edhe Gjoka për një tjetër destinacion në karrierën e tij.
Korçarët pritet të nisin bisedat me kandidatë për pankinën që në javët e ardhshme, pasi duan të kenë idenë e qartë se si do të ndërtohet skuadra për sezonin e ri në elitë. /PANORAMASPORT.AL