Të dhënat e CENS-it treguan se në 10 vitet e fundit në Bashkinë Korçë (qyteti+7 njesi administrative ) janë larguar rreth 16. 000 qytetarë, ku nga 76 mije Bashkia numeron 60 mije .Ndersa qyteti i Korçes zbret nen 50 mije ,nga 51 mije ne 2013 në 43 mije në 2023 duke hyre ne nje kategori tjeter rendesie. Shpopullimi masiv që po i ndodh juglindjes dhe veçanërisht Bashkisë Korce është si pasojë e staniacionit ekonomik që ka kjo krahinë.
Mjafton të ballafaqojmë statistikat dhe disa faktorë ekonomiko-social për të kuptuar se çfarë e ka nxitur këtë shpopullim. Sipas të dhënave të marra nga “Vjetari Statistikor Rajonal” i vitit 2023 nga INSTAT:
Paga mesatare në vitin 2022, përllogaritej 50 mije lekë, duke rezultuar si nje nga nivelet më te ulëta te pagës në rang kombëtar.
Shpenzimet mesatare mujore për konsumin bazë për një familje në vitin 2022 përllogariteshin 83,014 lekë. Referuar pagës mesatare të përllogaritur, shpezimet për konsum përbëjnë afërsisht 83.5% të të ardhurave mesatare në një familje.
Shpopullimi sot lidhet me mungesën e theksuar të konkurrencës së ndershme, meritokracisë, të standartit të jetesës, korrupsionit të përhapur në të gjitha nivelet e pushtetit dhe mbi të gjitha si pasojë e mungesës së një tregu të pakriminalizuar.
Shpopullimi i këtij rajoni do të nis të frenohet, kur të rritet në mënyrë eksponenciale niveli i pagave, të afrohen investitorë dhe kompani të mëdha serioze që premtojnë hapjen e vendeve të punës dhe profileve të reja me paga konkuruese, si dhe mbi të gjitha kur të punohet në rritjen e mirqënies dhe sigurisë së qytetarëve.

