Tragjedia në Durrës, pezullohen drejtuesit e policisë, nisin hetimet…

Pas aksidentit tragjik të ndodhur një ditë më parë në Durrës, ku humbën jetën dy të mitur dhe u plagos një tjetër, Policia e Shtetit ka marrë masa të menjëhershme ndaj drejtuesve lokalë.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Skënder Hita, ka vendosur pezullimin nga detyra për performancë të dobët të disa zyrtarëve kryesorë të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës. Konkretisht janë pezulluar:

Drejtori i DVP Durrës, Drejtues Afrim Tafa

Zëvendësdrejtori për Rendin dhe Sigurinë Publike, Kryekomisar Zija Sulaj

Shefi i Sektorit të Policisë Rrugore, Kryekomisar Kreshnik Skëndo

Menjëherë pas ngjarjes së rëndë, është ngritur një grup ekspertësh nga Drejtoria e Policisë Rrugore për të analizuar në terren shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Paralelisht, Drejtoria e Standardeve Profesionale ka nisur një hetim disiplinor për të përcaktuar nëse ka përgjegjësi nga ana e punonjësve të policisë lidhur me këtë rast të rëndë.

News