Në Korçe taksat vendore janë mbytese për biznesin e vogël ku qytetarët i krahasojnë ato 4-5 fish më të larta se Tirana .Duke mos mjaftuar me këte qytetarët Korçare analizojnë me detaje problematikat që hasin përditë….
Nga Olsi Saraçi:
Këta, e lëshojnë zakonisht urdhër-pagesën e taksave në shkurt për vitin ushtrimor, dhe bizneset e paguajnë atë në prill të po këtij viti… Deri këtu është OK…
Por këto taksa tashmë të paguara nga bizneset (brenda vitit) nuk e kanë mbaruar akoma ciklin, sepse ustallarët (e bashkisë), presin dhe deklarimin e qarkullimit të biznesit, i cili bëhet në shkurtin e vitit tjetër…
Ja u rivlerësojnë përsëri taksat e vitit që kaloi (mbi bazën e qarkullimit të deklaruar) dhe më e bukura është se ju futin dhe një gjobë të mirë per mos pagim në kohë të këtyre taksave që ju rivlerëson (shpikën) vetë bashkia…
Pra taksa me prapaveprim, jo proporcionale dhe me gjobë vonesë që nuk vjen për faj të taksapaguesit por për pasojë të rivlerësimit që bën bashkia, pasi bizneset kanë mbyllur bilancin e vitit…
Në të gjitha bashkitë e botës, taksat bazohen mbi fizibilitetin e qytetit dhe të ardhurat që mblidhen nga portofolet e bizneseve shërbejnë në rritjen e investimeve për komunitetin…
Këtu tek ne, taksat shërbejnë jo për investime, por për të garantuar shpenzime për paga, kryesisht për shtim punonjësish… Sepse rritja e numurit të punonjësve do të thotë rritje votash për të mbajtur pushtetin…
Dhe e gjitha kjo bëhet në kurriz të bizneseve… Ato nuk taksohen nga bashkitë por tatohen… Koncepti i taksës me tatimin janë dy gjëra në ndryshme…
Sepse taksa është një kundërvlerë që i vihet biznesit për shërbimet që bashkia i bën atij…(psh taksë pastrimi, gjerbërimi ndriçimi etj.)
Kurse tatimi është një detyrim ligjor që biznesi duhet ta paguajë mbi bazën e fitimit… (Jo qarkullimit…siç bën në mënyrë abuzive bashkia)…
Mbi qarkullimin, vetëm vendoset fasha e biznesit për kategorinë e tatimit dhe asgjë tjetër…
Dhe tatimet i vendos kryesisht qeveria dhe jo bashkia…
Ajo që bashkia bën këtu, është ”still i lirë” jo vetëm për taksat…por edhe për shumë gjëra të tjera…