Dy vajza binjake gjenden të vetme, kërkohen prindërit…

Dy vajza të vogla binjake janë gjetur pasditen e kësaj të shtune në zonën e Misto Mames, në Kombinat, Tiranë. Vogëlushet janë konstatuar të vetme nga një qytetar, i cili ka njoftuar menjëherë policinë. Aktualisht, ato ndodhen në ambientet e Komisariatit nr. 6 në Tiranë, në pritje të identifikimit dhe marrjes nga familjarët.

Rasti është denoncuar edhe te JOQ, ku qytetari ka bërë me dije se vajzat janë shqiptare dhe janë gjetur pa praninë e prindërve apo të afërmve.

“Përshëndetje, është urgjente. Janë gjetur këto dy gocat në Misto Mame në Kombinat. Për momentin ndodhen në Komisariatin nr.6. Ishin shqiptare, 4-5 vjeçe”, shkruan qytetari që ka bërë denoncimin.

Vajzat e gjetura në Tiranë

News