Në lidhje me ngjarjen e raportuar pranë Spitalit Rajonal Korçë, bëjmë me dije se institucioni është vënë menjëherë në dijeni të rastit dhe ka bashkëpunuar pa asnjë vonesë me organet ligjzbatuese për ndjekjen e të gjitha procedurave të nevojshme.
Duke e konsideruar këtë një çështje tejet sensitive dhe serioze, Spitali Rajonal Korçë shpreh qëndrimin e prerë se çdo pretendim apo sjellje që cenon dinjitetin, integritetin dhe sigurinë e pacientëve është e papranueshme dhe duhet të trajtohet me përgjegjësi të plotë institucionale dhe ligjore.
Institucioni ka nisur menjëherë verifikimet administrative të brendshme, ndërkohë që do të ndiqet me korrektësi çdo procedurë në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe rezultatet e hetimeve të organeve kompetente.
Per kete shkak deri ne nje vendim nga organet kopetente ka bere pezullimin e mjekut nga funksionet e tij.
Në respekt të procesit hetimor dhe për të garantuar integritetin e tij, Spitali Rajonal Korçë nuk mund të japë në këtë fazë detaje të mëtejshme mbi rastin.
Mbrojtja e pacientit, etika profesionale dhe standardet e ofrimit të kujdesit shëndetësor mbeten prioritete të panegociueshme për institucioin tone.