Gjendet e pajetë një grua në Korçë, ja çfarë dyshohet…

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Korçë, ku një grua e moshuar është gjetur pa shenja jete brenda banesës së saj në lagjen nr. 4 të qytetit. Viktima, e identifikuar paraprakisht me inicialet M. H. jetonte e vetme dhe prej rreth tre ditësh nuk kishte pasur kontakte me familjarët apo fqinjët. 

Ata te shqetësuar nga mungesa e saj, kanë njoftuar policinë.

Sipas burimeve paraprake, gjatë këqyrjes së parë të trupit është konstatuar një dëmtim në pjesën e kokës. 

Hetuesit dyshojnë se viktima mund të jetë rrëzuar aksidentalisht brenda banesës, duke pësuar dëmtime fatale.

Policia e Korçës dhe grupi hetimor vijojnë veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. 

Trupi i pajetë është transportuar drejt morgut të spitalit rajonal, ku do t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes. Deri më tani, pista kryesore mbetet ajo e një aksidenti fatal brenda banesës.

News